POLITIKE

"Pengmarrja nga Edi Rama e demokracisë i ka ditët e numëruara", Meta videomesazh nga burgu: Koalicioni ynë duhet të arrijë një fitore me 84 mandate!

n.f Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 16:55

"Pengmarrja nga Edi Rama e demokracisë i ka ditët e

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një videomesazh në llogarinë e tij në "Facebook" ndërsa ka theksuar se data 11 maj do të jetë fundi i qeverisjës së kryeministrit Edi Rama. Meta shprehet se Partia e Lirisë me koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të përmbysin Narkoregjimin dhe do të rivendosin demokracinë.

Sipas tij në zgjedhjet e 11 majit majit koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të arrijë një fitore me 84 mandate, në mënyrë që opozita e ardhshme e “Rilindjes” të mos ketë asnjë shans të bllokojë rikthimin e demokracisë. Ai theksoi se qëllimi është që Partia e Lirisë të arrijë një rezultat të jashtëzakonshëm në Tiranë, me një numër mbi 50 mijë vota, siç kishte arritur LSI në vitin 2017.

"Të dashur qytetarë, Meta për Tiranën, do të jetë garanci për demokraci. Më 11 Maj jam i bindur se do të jetë fundi i kryetarokracisë dhe garancia më e sigurt për këtë do të jetë Partia e Lirisë dhe rezultati i jashtëzakonshëm, që ajo do të arrijë, në radhë të parë në Tiranë, por edhe në 8 Qarqet e tjera. Ky është misioni ynë kryesor, 17 vite nga viti 2008 kur Edi Rama imponoi ndryshimet kushtetuese duke kushtëzuar listat e mbyllura, pasojat e të cilave janë katastrofike, siç i prekim të gjithë sot.

Bashkë me deputetët e LSI atëhere dhe disa kolegë deputetë të partive të tjera, bëmë edhe grevë urie në Kuvend për të kundërshtuar dhunimin që iu bë Kushtetutës brenda natës dhe duke paralajmëruar minimin e parlamentarizimit dhe të llogaridhënies. Ndaj 11 Maji jam i bindur se do të jetë hera e fundit kur qytetarët shqiptarë nuk e dinë se cili është deputeti i tyre, të cilit duhet t’i kërkojnë llogari gjatë 4 viteve.

Partia e Lirisë është në këtë koalicion “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” jo vetëm për të përmbysur Narkoregjimin, por mbi të gjitha për të rivendosur përgjithmonë demokracinë funksionale dhe garantuar kontrollin e qytetarëve ndaj deputetëve. Për këtë koalicioni ynë duhet të arrijë një fitore me 84 mandate, në mënyrë që opozita e ardhshme e “Rilindjes” të mos ketë asnjë shans të bllokojë këtë rikthim të demokracisë dhe fuqizimin e përhershëm të qytetarëve.

Për këtë Partia e Lirisë do të bëjë betejën më madhore në shërbim të vendit duke përmbushur një mision historik të nisur 17 vite më pare. Më 11 Maj na duhet së pari në Tiranë të realizojmë një rezultat historik dhe spektakolar dhe më të lartin në këto 20 vite, që nga themelimi i kësaj force politike.

Partia e Lirisë nuk ka hyrë në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” as për të përfituar 2 deputetë në listat e mbyllura në Tiranë apo 4 në të gjithë Shqipërinë. As për të bërë Ilir Metën deputet, se një mandat të tillë mund ta marrim edhe me 15 mijë vota. Por çfarë vlere kanë 3 deputetë me nga 5 mijë vota secili? Këta janë gjysëm-deputet.

Jo. Ne hyjmë jo për t’u marrë 2 apo 3 deputetë demokratëve, por për t’u dhënë të paktën edhe 2 deputetë të tjerë që ata kurrë nuk do të mund t’i merrnin pa Partinë e Lirisë. Për këtë qëllim madhor na duhet minimumi të fitojmë mbi 50 mijë vota në Qarkun e Tiranës, pa përfshirë diasporën, aq sa ka qenë rezultati i LSI në vitin 2017 në betejën më të vështirë kundër koalicionit më të madh të 17 Majit që synonte shfarosjen e LSI. Ndaj vota për Ilir Metën në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është vota e Partisë së Lirisë, por edhe garancia e rikthimit të demokracisë në mënyrë të përhershme.

Ndërkohë, Partia e Lirisë garanton se kushti i parë dhe i padiskutueshëm i koalicionit të ardhshëm qeverisës do të jetë zhdukja e listave të mbyllura, që imponoi Edi Rama 17 vite më parë për të shkallmuar parlamentarizmin dhe llogaridhënien.

Jam i bindur se kjo do të mbështetet plotësisht edhe nga Partia Demokratike, PDIU dhe aleatët e tjerë. Me këtë rast dua të vlerësoj shumë edhe kandidimin e Kryetarit të PDIU-së në listën e hapur për Qarkun e Tiranës. Kështu do të marrë fund kjo situatë absurde që ka shpikur Edi Rama, ku shumica e deputetëve janë të nënës dhe pakica janë të njerkës.

Ndërkohë që shqiptarët praktikisht ftohen të votojnë për pakicën e deputetëve, sepse shumica e deputetëve të ardhshëm janë kyçur në sirtarin e KQZ-së me firmën e Edi Ramës. Edhe 6 javë për të shporrur listat e mbyllura të Edi Ramës dhe “Rilindjes” dhe garancia e Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës është e pakthyeshme.

Ndaj për Ilir Metën nuk do të votojnë vetëm të gjithë votuesit e Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë socialistët që u eksterminuan pjesë-pjesë nga Edi Rama gjatë 17 viteve, me pabesi, për t’i zëvendësuar sot me anonimë kokëulur dhe karton ngritur.

Përshëndes fuqimisht edhe deklaratën e mbrëmshme të liderit të Partisë Demokratike dhe Kryetarit të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Prof.Dr Sali Berisha, se do të përkrahë listat e hapura për t’ua kthyer deputetët qytetarëve dhe për t’i rikthyer pushtetin sovranit ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Pengmarrja nga Edi Rama e demokracisë, e parlamentarizmit, e llogaridhënies i ka ditët e numëruara dhe listat e mbyllura që ai shpiku, do të hidhen në koshin e plehrave të historisë më 11 Maj.

U bëj thirrjë të gjithë anëtarëve, simpatizantëve të Partisë së Lirisë, të gjithë atyre që na kanë ndjekur në 20 vite, për shkak të kauzave të mëdha, por edhe të gjithë qytetarëve që janë bërë indiferentë për shkak edhe të listave të mbyllura që nuk i përfaqësojnë, që të angazhohen, që nga ura e Rogozhinës e të ura e Fushë-Krujës, nga nënkalimi i Maminasit e te tuneli i Krrabës, të mobilizohen si kurrë më parë në këtë betejë historike të 11 Majit që do ndajë epokat.

Ta kthejmë 11 Majin në një referendum kundër listave të mbyllura që instaluan Narkoregjimin dhe në një referendum që garanton listat e hapura 100%, përgjithmonë, duke ja rikthyer fuqinë qytetarëve dhe sovranit. Jam i bindur se kjo do të ndodhë kudo, në të gjithë Shqipërinë, nga Saranda e deri në Tropojë," tha Meta.

pl ilir meta zgjedhjet e 11 majit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan