Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë 8 në Tiranë u shpreh se me ardhjen e PD në pushtet shqiptarët do të nxjerren nga varfëria ekstreme brenda tre muajve. Lideri i opozitës tha gjithashtu se lekët janë, por vidhen nga qeveria. Po ashtu Berisha përmendi edhe periudhën 2005-2013, duke theksuar rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe ndërtimin e infrastrukturës me kosto më të ulëta, duke akuzuar qeverinë aktuale për abuzime financiare dhe keqmenaxhim të fondeve publike.
"Merrni për një moment vetëm një gjë. 2005-2013, ne dyfishuam rrogat. Nuk ka mësues që të thotë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka infermier që thotë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka mjek që thotë nuk m’u mbidyfishua rroga, që të gjitha. Pensionet minimale ishin të turpshe, ishin 37 euro. U rrit minimalja u bë 82 euro në fshat, pensioni në qytet u rrit në 100 e sa euro, pensioni mesatar arriti në 146 mijë lekë. Sigurisht, këto u bënë duke marrë para buxheti, duke fut te rrogat dhe tek pensionet, ato nuk erdhët vetvetiu dhe nuk ra Shqipëria, as nuk u shemb, po u ndërrtuan 11.300 km rrugë. Po pse u ndërtuan 11.300 km rrugë? Sepse, rrugët ndërtoheshin me çmimet që ndërtoheshin në Europë. Rruga Lushnjë-Fier është ndërtuar 1 milionë euro kilometri.
Bajpasi i Fierit që është më i gjerë, është ndërtur me 2.8 milionë euro kilometri. Autostrada Levan-Vlorë, më e gjera në Shqipëri dhe dy ura shumë të mëdha në Vjosë është ndërtuar me 2.8 milionë euro kilometri. Kurse ky, rrugën 20 milionë euro kilometrin. Unazën e Tiranës, e merr dhe e ndan. Unaza e Tiranës, 13 kilometra ndahet në 14 copa, 14 kontrata, 14 kontraktime. Po pse? Për të vjedhur 14 herë. Pra, a janë lekët? Lekët janë absolutisht, por lekët vidhen. Shkojnë në Turqi, se duhet t’i dinë njerëzit. Shkojnë në Turqi për tunelin e Llogarasë, një tunel që kurrë nuk duhet të ndërtohej, sepse ai tunel është gjobë e tmerrshme për shqiptarët.
A mund të them unë të mos ndërtohej një tunel? Nuk e them kurrë. Po aty në breg jetojnë 3-4 mijë banorë, njerëz të nderuar, dhe sigurisht atyre u lehtëson, por në botë nuk ndodh të investosh 60 mijë euro për një vepër publike për banor, sepse aty i takon 60 mijë euro për banor kosto e tunelit. Dhe tjetra. Pse ndërtohet tuneli? A ndërtohet për qëllime turistike? Po. Po Qafa e Llogarasë është një nga pamjet turistike më mahnitëse në Shqipëri dhe më gjerë. Dhe sa shkurton tuneli? Tuneli shkurton 13 minuta, me orë. Po atëherë, si u ndërtua tuneli thoni ju. Tuneli u ndërtua për të vjedhur 50 milionë euro. Kompania që ofroi ndërtimin e tunelit ofroi ndërtimin e 130 milionë. Iu dha një kompanie turke në Ankara nga Belinda Balluku 180 milionë, 50 milionë më tepër.
Ja pra, ku janë paratë. Ku do i gjejmë para ne.
Paratë janë këtu. Janë paratë dhe teprojnë. Sigurisht, kryeministri nuk mund të fluturojë me avion, të shpenzojë 21 milionë euro për 2 vite. Jo. Do udhëtojë kryeminsitri me linja ajrore tregtare si të gjithë qytetarët dhe do harxhojë as 1/50 e këtij harxhimi. Nuk mund të vendosen në oborrin e Kryeministrisë, nuk e ka asnjë kryeministri në botë atë. Vetëm po ta ketë Sulltani i Bruneit, po këto qeveritë e demokracisë, të vendoset Kopshti i Edenit 5 milionë euro se do dalë ai të zbresë dhe të hypë shkallët midis vazove të luleve. A bëhen këto? Ja ku janë të gjitha. Kështu që, paratë janë. Dhe këto para do i përdorim para së gjithash për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme. Dhe kjo do ndodhë absolutisht në 3 muajt e parë me vendimet dhe ligjet që do miratojmë," tha Berisha.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët se njësisë 8 në Tiranë. Berisha ...
Foto ilustruese KOSOVË - Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë dhe...
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të dorhiqet si president nëse faktohet se nda...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim të veçantë të organizuar nga Departamen...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim të veçantë të organizuar nga Departamen...
TIRANË- Skandali që ka përfshirë Bashkinë Tiranë ditët e fundit po thellohet më shumë akoma. Burime ekskluzi...
Rama-Veliaj TIRANË - Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me përplasjen mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryem...
TIRANË- Dosja.al ka nxjerr detaje të reja nga furtuna që po ndodh në Bashkinë Tiranë. Burime ekskluzive të Dosja.al, bë...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama u shpreh se mbyllja e Tik Tok është sipas tij gjëja më e shëndetshme që duhet t&...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale teksa ëhs...