Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANA- Qeveria vendosi sot të mbyllë 12 muaj TikTok-un, si pjesë e masave të përkohshme, siç u tha nga përfaqësues të saj, për shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online, dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital.
Kryeministri Edi Rama shënoi në rrjetin X se ky vendim u mor pas një "konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër e mësues", se është vendosur "një dialog shumë pozitiv me kompaninë", e cila do të paraqesë në Tiranë sipas tij një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët edhe në gjuhën shqipe, dhe disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve.
Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu tha pas mbledhjes së qeverisë se bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien psiko-emocionale të fëmijëve përballë efekteve negative dhe nxitje të dhunës, që sjellin përmbajtjet e pakontrolluara në mjedisin digjital online.
“Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok. Ky kufizim aksesi do të jetë për një periudhë 12 mujore, e cila do të na lejojë ne të gjithë kohën e nevojshme për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e platformës TikTok”, tha zonja Manastirliu.
Autoritetet shqiptare kanë nisur tashmë komunikimin me përfaqësuesit e TikTokut, për masat filluar nga filtrat mbi moshën e aksesit në platformën TikTok, filtrat në lidhje me kontrollin prindëror si dhe për komunikimin në gjuhën shqipe, filtra, në përpjekje për të parandaluar sjellje të padëshiruara, për të pakësuar rreziqet, që vijnë përmes komunikimit në platformën e TikTok.
Por ajo që për qeverinë është një masë për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e mjedisit digjital, nga ana tjetër është për opozitën një akt censure që merret në kulmin e fushatës zgjedhore.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi thirrjen e një proteste kundër ndalimit të TikTokut në Shqipëri pas nëntë ditësh, ku do të kërkohet anullimi i vendimit të qeverisë për këtë platformë.
“Me këtë akt censure të mbi një milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij”, tha zoti Berisha.
Pas një konflikti mes disa të miturve 18 nëntorin e kaluar, mbeti i vrarë me thikë njëri prej tyre, 14 vjeçari Martin Cani. Ngjarja tronditi opinionin publik me një mori reagimesh e protestash.
Dyshohet që konflikti të ketë nisur fillimisht në rrjetet sociale, ndaj qeveria ndërmori hapat ndaj TikTok-ut, por opozita thotë se të miturit nuk kishin llogari në këtë platformë dhe se qëllimi i vërtetë është frenimi i lirisë së shprehjes.
Zyrtarët kanë pohuar se mbyllja e platformës TikTok është pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla, që parashikon vendosjen e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, dyfishim të oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe koordinimin e tyre me policinë e shtetit./ VOA
Edi Rama TIRANË -Kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kanë inspektuar këtë të enjte punimet në...
Foto ilustruese TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të enjte me ironitë kundrejt kreut të PD-së Sali Beri...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dha lajmin për mbylljen e platformës TikTok n&...
Foto ilustruese TIRANË - Nga cilido kënd që ta kapësh, dosja Veliaj nxjer në pah skandale të reja. Më të fundit nuk...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar menjëherë pas vendimit të qeverisë për mbylljen me 12 mu...
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha sot se Këshilli i Ministrave mira...
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Anila Denaj tha sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se jan&eu...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e marrë këtë të enjte nga qeveria për mby...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama po fyen Kuranin me krijimin e shtetit islamik bektashi. Ai deklaroi...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama është në komë politike. Ai tha se Rama nuk...