Protestë madhështore për Zvërnecin/ Qytetarët shpalosin mes bulevardit pesë kërkesat për qeverinë
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Eksperienca ka treguar se nëse Edi Rama e përcjell ndonjë nga vartësit e tij për të dalë nga dera si të padobishëm, me gjasë, pas asaj dere janë duke e pritur një grup prokurorësh që sulen mbi prenë e radhës me të gjithë arsenalin e akuzave penale, që u ka dhënë ligji për drejtësinë e re.
Para arrestimit të Lefter Kokës, vëllai i tij tregoi se si kryeministri Rama i kishte kërkuar dorëzimin e mandatit të Durrësit me pretekstin se ashtu ia kërkonin amerikanët. Por Koka vazhdon të jetë ende i burgosur dhe mban mbi supe peshën më të rëndë të korrupsionint me inceneratorët.
Para se të kërkohej arrestimi i Arben Ahmetajt nga SPAK, ish-zv.kryeministri rrëfeu se si diskutohej hapur në mbledhjet e partisë për mërinë e Edi Ramës ndaj tij dhe për mërmërimat hakërruese ndër dhëmbë se “do ta çonin në të s’ëmës”.
I ngjashëm ishte edhe përjetimi i Erion Veliajt që, para se të burgosej, e kuptoi se si u ftoh marrëdhënia me Edi Ramën, ndërsa ky i retushoi foton e përbashkët, e kritikoi hapur në mbledhjet e partisë dhe nisi ta zhveshë nga detyrat që më parë i kishte besuar në parti, deri sa një ditë oficerët e policisë iu shfaqën në zyrë me një mandat arresti raporton Lapsi.al.
Kur kupton se si përshpejtohet hetimi i SPAK, nga momenti që të braktis partia, për Arbjan Maznikun duhet të ketë qenë e vështirë ta përtypë këto ditë shkarkimin nga posti i ministrit të Pushtetit Vendor dhe zëvëndësimin me Ervin Demon. Mospërmendja e emrit në fjalimin e Ramës, lënia pa një angazhim konkret dhe mënjanimi nga punët e qeverisë, në kohë si këto mund të interpretohet si shkelje syri ndaj prokurorëve. Një braktisje nga vëmëndja e Ramës rrezikon ta shndërrojë Maznikun menjëherë në ushqim për një mekanizëm që nuk lëviz, nëse partia ende ka nevojë për ty.
Natyrisht që dyshimet nuk ngrihen pa shkas. Rreth tre muaj më parë, në qershor të këtij viti, SPAK zbuloi gjatë një komunikimi me gazetarët se një ministër i qeverisë së Edi Ramës ishte nën hetim. Interesi për një emër konkret nuk mori përgjigje, por menjëherë u spekulua në media për emrin e Arbjan Maznikut.
Për herë të parë në SPAK ai kishte qenë në qershor të vitit 2024, në një seancë pyetjesh që zgjati rreth tre orë. Ishte koha kur disa skandale e kishin përfshirë bashkinë e Tiranës, në veçanti ai i korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë me kompaninë “5D”.
Ishte kjo aferë korrupsioni që e lidh për herë të parë emrin e tij me punën e hetuesve. Dyshimet e para janë për shpërdorim detyre gjatë ushtrimit të funksioneve në Bashkinë e Tiranës. Oficerët e BKH e thirrën për ta pyetur në kohën kur denoncimet e opozitës ishin përqëndruar në aferat e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.
Por puna hetuese nuk u ndal këtu. Tre muaj përpara zgjedhjeve të 11 Majit, ndërkohë që Mazniku drejtonte skuadrën e PS në Elbasan, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) shkuan më tej, duke u paraqitur me një mandat kontrolli në banesën e tij, me synim sekuestrimin e provave të mundshme.
Nuk dihen ende detajet konkrete të provave që janë sekuestruar, por hetimet për Maznikun u raportua se ishin në dy drejtime. Një pjesë lidhet me një procedurë tenderuese të dyshuar si fiktive për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e nënkryetarit të bashkisë. Mbi këtë çështje, ai është marrë tashmë në pyetje edhe në prokurorinë e Tiranës.
Por më problematike për të është një dosje tjetër për konflikt interesi, një rast që të kujton skemën e përfitimit që kishte ngritur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj me restorantin e të shoqes “Gzona”.
Hetimi ka në qendër kontratat e Bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home”, një subjekt privat në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, znj. Marinela Lika. Sipas hetimeve paraprake, gjatë viteve 2021–2022, restoranti kishte përfituar rreth 800 mijë euro nëpërmjet tenderave të fituar nga Bashkia e Tiranës dhe kompania publike “Tirana DC”.
Gjithçka do të kishte qenë një biznes normal i Marinela Likës sikur gjatë kohës që restoranti përfitoi 800 mijë euro tendera, ai që firmoste për këto para në llogari, të mos ishte Arbjan Mazniku i cili mbante postin e Kryetarit të Këshillit Administrativ të “TiranaDC”. Konflikti i hapur i interesit ishte i ngjashëm me skemën e “Gzonës” së Ilir Beqajt.
Mazniku e ka mbajtur funksionin e kryetarit të Këshillit Administrativ të “Tirana DC” deri në gusht të vitit 2024 pra dy muaj pasi u thirr në SPAK. Në shtator, restoranti u vendos nën masë sigurimi për mospagim taksash.
Duhet thënë se përveç allishverisheve me paratë e Bashkisë, goditja
e Arbjan Maznikut shihet e lidhur edhe me marrëdhënien e ngushtë, miqësore dhe profesionale me Erion Veliajn.
Që në vitet e hershme të Mjaft-it, Mazniku ka qenë ndër bashkëudhëtarët më të afërt të “Lalit” në projektin e G99, më pas në rrugëtimin politik në Partinë Socialiste dhe në bashkëpunimin në Bashkinë e Tiranës. Së fundmi, nga përgjimet që nxorri SPAK për telefonatat e Veliajt nga burgu, ai del si kontakt i besuar i kryebashkiakut, si një mik i ngushtë që thirreth shkurt “Arbi i madh” dhe si njeriu që shërbente për të kaluar mesazhet e Veliajt nga burgu, tek Edi Rama.
Prandaj shkarkimi i Maznikut nga qeveria, lënia pa një pozicion konkret dhe harresa që i bëri Rama në fjalim nuk duket rastësi. Ato janë aktet politike që thuajse përherë rezultojnë të koordinuara me kontrollet nga agjentë e BKH dhe agresiviteti i hetimeve të SPAK, e gjitha në vazhdën e eleminimit të besnikëve të Erjon Veliajt, të cilët tashmë nuk i gjen as në grupin parlamentar dhe as në Bashkinë e Tiranës.
Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi dënoi ashpër përmes rrjeteve sociale dhunën fizike dhe kërcënimet e b&e...
Kryetari i Partisë Demokratike ka postuar shoqëruar me një koment të shkurtër, një video të bisedës së dy funksio...
Skulptori Adrian Dule, një nga miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, i njohur ndryshe edhe si “poçari” i kryem...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas dhunës së ushtruar nga gazetarit të Piranjave, Edon Kuqi nga biznesmeni Sinan Idrizi. R...
Partia Demokratike denoncon një tjetër rast ku edhe tenderat në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë po kthehen në biznes për familja...
Nga Irena Beqiraj Turizmi cilësohet nga qeveria si një "industri e rëndë" moderne, një motor i fuqishëm për rritjen ...
Pronat e ushtrisë por jepen një e nga një për oligarkët në zonat më të lakmuara në vend. Avokati Arben Llangozi ka...
Në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv gazetari Basir Çollaku ngriti shqetësime të for...
Vendimi i Shqipërisë për t’u abstenur në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolut&eum...
Avokati dhe analisti Genc Gjokutaj ka ironizuar idenë e krijimit të një ‘ministrie virtuale’ për luftën kundër korru...