Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANA- Kreu i PD, Sali Berishës dhe deputetët Luan Baçi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edi Paloka dhe Edmond Spaho janë paditur për cenimin të personalitetit dhe reputacionit nga përhapja e thënieve të pavërteta me natyrë shpifëse me një aktpadia e cila është depozituar në Gjykatën e Tiranës nga Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes të kryeministrit Edi Rama.
Mësohet se Xhillari i është drejtuar gjykatës me këtë padi pas akuzave nga PD përfshirë dhe një kërkesë për interpelancë me Ramën me subjekt aktivitetin e saj. Në aktpadi ajo shpjegon se përse tani e ndërmerr këtë hap duke i adresuar shpifjet në gjykatë. Ajo thotë se shpifjet e 8 viteve ndaj saj avancuan, nëpërmjet një kërkese shkresore duke u transportuar nga hapësira e dalldisë politike, në institucionin ligjvënës të vendit.
Pjesë nga padia:
Detyrohem të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të fabrikuar ka kohë ndaj meje që e ka fillesën në muajin gusht të vitit 2016, kur plot 8 vite më parë Sali Berisha më ka akuzuar se kam marrë pjesë dhe kam përfituar tendera publikë. Sipas individit për të cilin kërkoj kontroll gjyqësor, këta tendera i kam përfituar “nëpërmjet subjektit tregtar 51N4E”, që në fakt është një studio arkitekture me qendër në Bruksel. Përgjatë këtyre 8 viteve, Sali Berisha ka vijuar në mënyrë të herëpashershme të përgojojë në publik emrin tim, duke më asociuar arbitrarisht me aktivitete, individë dhe përfitime pa asnjë lidhje me mua”, shkruan Rea Xhillari...
Në këto 8 vite, kam gjykuar që shpifjet publike ndaj meje, të konsumuara nga ana e përgojuesit tim në terrenin politik e publik, nuk meritojnë përfshirjen time. Kjo sepse së pari, nuk kam zgjedhur politikën si fushë të interesit tim dhe nuk jam jo vetëm faktor i drejtëpërdrejtë, po as i tërthortë i debatit politik. Së dyti, sepse Sali Berisha është shpallur “shpifës” me vendim gjykate në shumë raste dhe më është dukur sikur durimi ishte më i arsyeshëm se sa denoncimi i një personazhi që shpifjen e ka natyrë të dytë. Së fundi, sepse ky personazh nuk ka pushuar së shënjestruari, godituri dhe përbalturi nënën time, Linda Ramën, nga momenti që ajo zgjodhi të ishte bashkëshorte e Edi Ramës. Linda, nëna ime, është shembulli im i qytetarisë dhe profesionalizmit, modeli i përkushtimit familjar dhe dinjitetit publik...
Këto deklarime të rreme dhe tejet të rënda nga ana e të paditurve në drejtimin tim, janë një ndërhyrje kriminale në jetën time dhe i shërbejnë qëllimit të denigrimit pa asnjë provë të personit tim. Ato bëhen për të krijuar në publik imazhin e një personi përfitues nga afërsia familjare me kundërshtarin e tyre politik, përmes veprimtarish të cilat nëse do të ishin të vërteta, do të ishin objekt për organet e ndjekjes penale”, sipas Rea Xhillarit...
Për të kryer Praktikën time Mësimore (apo Stazhin), kam aplikuar në studion e projektimit 51N4E në Belgjikë. Aplikimit tim për t’u pranuar si studente praktikante për një periudhë 9 mujore, kjo studio i është përgjigjur pozitivisht në Shtator të vitit 2011 Nënvizoj se Edi Rama në atë moment nuk mbante asnjë funksion zyrtar ndërsa unë isha thjesht një studente...
Të paditurit solidarë të Kuvendit të Shqipërisë, në kërkesën e tyre për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, kanë sajuar një identikit timin pa kurrfarë lidhje me mua dhe kanë marrë përsipër të më caktojnë nëpërmjet shpifjes si partner profesional një individ plotësisht të panjohur për mua. Rea Xhillari e mbyll aktpadinë më këto fjale...
Unë nuk kam asnjë armë tjetër për t’u mbrojtur nga pasojat e këtij perversiteti politik, social dhe ligjor, përveçse duke i’u drejtuar drejtësisë.
Takimi TIRANË- Vetëm 24 orë para e protestës së 11 korrikut, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i P&eum...
Joe Biden, Edi Rama dhe Jens Stoltenberg WASHINGTON- Ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington ku pas pritjes që pres...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamnentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhu...
Petro Gjikuria HIMARA- Petro Gjikuria është caktuar si kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit për Bashkin...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Lartë ka marrë vendimin ditën e sotme për të rrëzuar kërkesën e paraqitur ng...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në mbledhjen e datës 10 kor...
Kryeministria TIRANA- Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave ku janë miratuar disa vendime. Një n...
fatmir mediu TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga gjykata. Mediu u shpreh se e gjithë procesi gjyqësor...
Pjerin Ndreu TIRANË- Kryetari i Bashkisë në Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçm...
ervin salianji TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të ngritur për hetimin e rrjedhjes s&eu...