Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një seance gjyqsore pas arrrestimit të tij hodhi akuza dhe pretendime që prokurori Ols Dado iu drejtua atij me fjalën “ndyrësirë”. Veliaj u shpreh se gjatë seancës së 24 shkurtit prokurori e ka fyer, sulmuar e kërcënuar me fjalë të ndryshme si “gënjeshtar”, “je patologjik” dhe “ndyrësirë”. Pas reagimit të Veliajt u publikuan audio nga seanca. Po si qëndron e vërteta e asaj audioje të pretenduar nga Veliaj, që në fakt rezulton se është manipuluar dhe kjo tregohet shprehimisht nga vetë çifti Veliaj-Xoxa.
Veliaj kërkon që Mero Baze, Maks Haxhia dhe të gjithë të tjerët të ngrihen dhe të kenë një reagim masiv në lidhje me deklaratën e tij për fjalën që pretendonte Veliaj se kishte thënë në seancë gjyqësore.
Më tej, në një bisedë të Veliajt me Ajola Xoxën, kjo e fundit tregon qartazi se po ndërhyhet në audio duke manipuluar të vërtetën. Ajo thotë se po punohet me transkriptin dhe po me audion për t’i pastruar zërin, ndërsa ky i fundit në telefonatën e radhës e pyet sërish nëse është pastruar audioja. Pra, qartazi tregohet dhe manipulimi që pretendohej të bëhej me videon.
“Në orën 15:20, gjatë bisedimit ndërmjet Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, ndër të tjera, Erioni i tregon se po shikonte lajmet në lidhje me postimin për fjalorin e ndyrë të përdorur nga ai (nënkupton prokurorin) dhe përgjigjen e atyre që e mohojnë (nënkupton Gjykatën e Posaçme) dhe e pyetën nëse do të nxjerrin audion që të provohet 100%.
Ajola i përgjigjet që do të pyesë çunat që e kanë nxjerrë audion. Për këtë gjë, Erion Veliaj i kërkon që të mos flasë direkt me ta pasi është në përgjim. Ajola i shprehet se e di këtë gjë. Erioni kërkon të dijë nëse do të publikohet audioja, dhe Ajola i thotë që do të flasë me avokatin se ai duhet të ketë transkriptimin. Erion Veliaj i thotë se do ta marrë sërish për pesë minuta, që të dijë në lidhje me veprimin e publikimit të audios, pasi është i shqetësuar që gjyqtari ka mbrojtur prokurorin, dhe i thotë Ajolës se duket qartazi që ata janë bashkë.
Në orën 15:33, Erion Veliaj telefonon Ajolën, dhe kjo e fundit i tregon se ata e kanë transkriptin dhe po punojnë me të, duke pastruar zërin, me qëllim që të dëgjohet mirë sepse është pak si nën zë, që të jetë e dëgjueshme. Erion Veliaj i kërkon të mos japë detaje në telefon, thjesht t'i thotë që po merret me këtë gjë.
Në orën 16:00, Erion Veliaj interesohet sërish në lidhje me transkriptimin dhe me pastrimin e audios së seancës gjyqësore, dhe Ajola në bisedë me të i konfirmon se kanë një përgjigje. Erion Veliaj e pyet nëse e kane bërë transkriptimin e materialit, që t’ia çojnë redaktorit që ta shohë dhe i kërkon të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t'ia bëjë gati dhe t'ia japë redaktorit, i cili sipas bisedës, ka pasur takim me grupin”, thuhet në përgjime.
Kujtojmë se pati një reagim dhe nga SPAK-u dhe GJKKO-ja, ku hodhën poshtë deklaratat e Veliajt duke thënë se nuk është e vërtetë se prokurori Ols Dado i është drejtuar me fjalën “ndyrësirë”.
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
VAU I DEJËS-Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorë të Vaut të Dejës ka ftuar kr...
VAU I DEJËS- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorë të Vaut të Dejës ësht&...
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Malësisë ...
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërin...
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërin...
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të një qytetari në rrjetet e tij soicale. Rama në ru...
DURRËS- Partia Demokratike përmes një video ka denoncuar shtrimin e rrugëve në qytetin e Durrësit një muaj para zgjedhjeve ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë dhe tregtarë të degës 8 në Tiranë....
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Zall Herr u shpreh se numri i vajzave në Forcat e Armatosura ësh...