Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, gjatë prezantimit të raporteve të progresit të vendeve kandidate përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, u shpreh se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të jetë i gjatë.
E pyetur nëse ekziston mundësia që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2027, Kos theksoi se një afat i tillë mbetet i pasigurt, duke nënvizuar se vendi ka ende shumë punë për të bërë në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Unioni.
“Një vend nuk duhet të këtë dy kategori. Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027-ën është e mundur. Por është shumë rrugë para. Duhet një proces ratifikimi që një vend të bëhet anëtare e BE-së.”, tha ajo.
Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, prezantoi përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përgëzuar vendet e Ballkanit Perëndimor për ecurinë e tyre në këtë proces, përfshirë Shqipërinë.
Në fjalën e saj, Kos e cilësoi Malin e Zi si më të përgatiturin në Ballkan për fazën e ardhshme të procesit të zgjerimit.
Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me vendet kandidate dhe rolin e reformave si faktor kyç në ecurinë e tyre drejt BE-së.
“Vendet aspirante duhet të përgatiten për përgjegjësitë e integrimit. Ne duhet të përgatitemi për një Bashkim Evropian më të madh. Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2026, Shqipëria në vitin 2027 dhe Moldavia në vitin 2028. Këto ambicie janë më të rëndësishme se vetë vitet, dhe Komisioni po i ndihmon vendet në realizimin e tyre.
Kjo do të thotë se Mali i Zi është më i përgatituri për t’u anëtarësuar në BE. Nga matjet e bëra për periudhën 2024–2025, përgatitja e përgjithshme e Malit të Zi rezulton më e fortë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
4 Nëntor15:28
Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian: Qeveria në vendnumëro
Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, i publikuar të martën, vlerëson me “proges të mirë&rdquo...
POLITIKE
4 Nëntor15:24
Rama bën fakt shkatërrimin e familjes tradicionale, kalon për miratim nismën për 'barazinë gjinore'
Edi Rama i bën shërbimin e fundit Sorosit duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që kalon një ligj ...
POLITIKE
4 Nëntor14:33
Raporti i KE për Shqipërinë/ Berisha: Opozita ka informuar institucionet për atë që ndodh në Shqipëri, kemi denoncuar narkoregjimin!
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot gjatë konferencës se opozita ka informuar institucionet ndërkombtare për atë që ndodh në...
POLITIKE
4 Nëntor14:12
Tabaku: Projektligji “Për barazinë gjinore” i paplotë, kërkon ndryshime në ligje të tjera
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh se ligji “Për barazinë gjinore” është i paplotë për sa k...
POLITIKE
4 Nëntor13:56
Berisha u bën thirrje qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se rruga e vetme për ti dhënë fund këtij regjimi, është që qytet...
POLITIKE
4 Nëntor13:46
Berisha: Lubia ka shpenzuar të paktën 5 mln euro në Fier, pa llogaritur ato që ka shpenzuar Ben Qimja!
Në vijim të denoncimeve të tij për zëvendësen e Ramës që është nën hetim nga SPAK për tunelin e Ll...
POLITIKE
4 Nëntor13:41
“Do ta kapim djallin prej brirësh”/ Berisha: Kur protestonim kundër Velijat, Balluku sillte njerëz që ta na e prishin tubimin
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kur opozita bënte protestë kundër Erion Veliajt, Balluku sillte njerëz për të pr...
POLITIKE
4 Nëntor13:28
Berisha denoncon skandalin: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Gjithçka e paracaktuar
Skandali i madh me Tunelin e Llogarasë që ka çuar nën hetim zëvendësen e Ramës ka qenë temë e konferencës ...
POLITIKE
4 Nëntor13:13
Çfarë i tha Balluku, Ramës? Berisha zbulon prapaskenat: I tha që nuk jam qurraveci i bashkisë, të marr me vete!
Sali Berisha në një deklaratë për shtyp ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike.
Berisha hodhi dritë më shumë r...
POLITIKE
4 Nëntor13:08
''Sot kërkojnë lirimin pastaj e marrin peng''/ Berisha: Lidhja Rama-Veliaj me zhvillime dhe ''mjegull''
Kreu i PD, Sali Berisha sot përmes një konference ka thënë se Erion Veliaj para 2-3 javësh la qelinë.
''Veliaj ka deklaru...