
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot gjatë konferencës se opozita ka informuar institucionet ndërkombtare për atë që ndodh në Shqipëri.
Fjala e Sali Berishës
Së pari raportin duhet ta lexojmë, ta shohim që të bëjmë vlerësime për të. Por qëndrimi im është ky. Përveç kriterit gjeostrategjik, Shqipëria në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter tjetër. Ne kemi bërë të pamundurën të informojmë institucione të BE-së, në mënyrë veçantë parlamentin. Por edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve partnere për zhvillimet në Shqipëri.
Ky është një proces jo i lehtë për një opozitë, por kemi arritur 4 rezoluta ndërkombëtare të cilat janë pothuajse identike me raportin e OSBE-ODIHR. Cilido që lexon rezolutat dhe lexon raportin e OSBE-ODIHR, sheh një ngjashmëri shumë të madhe midis tyre.
Mirëpo ka përsëri mbrojtës të narkoregjimit, ka të tjerë që janë kritikë ndaj meje sepse unë denoncoj narkoshtetin, por unë denoncoj një të vërtetë të madhe që po shkatërron kombin tim dhe vendin tim. Kurse ata që e mbrojnë, - e tregova dhe dje historinë e Donald Lu-së. E tregova. - Nuk bëjnë gjë tjetër vetëm vazhdojnë atë linjë. Linjë xhepi komplet që ta dinë shqiptarët, linjë korruptive. Se të injorosh narkoshtetin në një kohë kur dokumente zyrtare faktojnë se vetëm Franc Çopja ka qarkulluar miliarda euro.
Në një kohë kur Euro dhe Dollari janë zhvlerësuar me 30-35%. Në një kohë kur eksportet bien nga viti në vit me rënie dyshifrore, prodhimi industrial bie nga viti në vit, prodhimi bujqësor bie nga viti në vit, dhe shqiptarët ikin, ikin dhe vetëm ikin se u shkatërrohen vendet e punës. Në një kohë kur këta zotërinj kërkojnë të mbulojnë diellin me shoshë, të mbulojnë kullat e drogës dhe korrupsionit me fraza boshe. Ne kemi durim, e vazhdojmë betejën tonë informative, informojmë dhe kemi bindje të plotë se këto gradualisht do të realizohen.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
4 Nëntor14:12
Tabaku: Projektligji “Për barazinë gjinore” i paplotë, kërkon ndryshime në ligje të tjera
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh se ligji “Për barazinë gjinore” është i paplotë për sa k...
POLITIKE
4 Nëntor13:56
Berisha u bën thirrje qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se rruga e vetme për ti dhënë fund këtij regjimi, është që qytet...
POLITIKE
4 Nëntor13:46
Berisha: Lubia ka shpenzuar të paktën 5 mln euro në Fier, pa llogaritur ato që ka shpenzuar Ben Qimja!
Në vijim të denoncimeve të tij për zëvendësen e Ramës që është nën hetim nga SPAK për tunelin e Ll...
POLITIKE
4 Nëntor13:41
“Do ta kapim djallin prej brirësh”/ Berisha: Kur protestonim kundër Velijat, Balluku sillte njerëz që ta na e prishin tubimin
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kur opozita bënte protestë kundër Erion Veliajt, Balluku sillte njerëz për të pr...
POLITIKE
4 Nëntor13:28
Berisha denoncon skandalin: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Gjithçka e paracaktuar
Skandali i madh me Tunelin e Llogarasë që ka çuar nën hetim zëvendësen e Ramës ka qenë temë e konferencës ...
POLITIKE
4 Nëntor13:13
Çfarë i tha Balluku, Ramës? Berisha zbulon prapaskenat: I tha që nuk jam qurraveci i bashkisë, të marr me vete!
Sali Berisha në një deklaratë për shtyp ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike.
Berisha hodhi dritë më shumë r...
POLITIKE
4 Nëntor13:08
''Sot kërkojnë lirimin pastaj e marrin peng''/ Berisha: Lidhja Rama-Veliaj me zhvillime dhe ''mjegull''
Kreu i PD, Sali Berisha sot përmes një konference ka thënë se Erion Veliaj para 2-3 javësh la qelinë.
''Veliaj ka deklaru...
POLITIKE
4 Nëntor13:05
Hetimet për Belinda Ballukun/ Berisha: Tuneli i Llogarasë 90 mln euro. Si u anulua tenderi i parë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar një akt korruptiv projektin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë...
POLITIKE
4 Nëntor12:20
GJK rrëzoi vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt/ Justifikohet Rama: Kthejeni në detyrë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Qeverinë dhe riktheu Erion Veliajn në krye t&eum...
POLITIKE
4 Nëntor11:21
Sot samiti për zgjerimin e BE-së/ Rama anulon vizitën në Bruksel
Teksa sot do të mbahet samiti për zgjerimin e BE, kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar mendje për të marrë pjesë, në...