Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas incidentit të shënuar me kreun e Shqipëria Bëhet në protestën e sotme para Ministrisë së Brendshme. Në reagimin e tij në Facebook, Qori shprehet se anëtarët dhe drejtuesit e Shqipëria Bëhet luajtën rolin e provokatorëve në protestën që sipas tij ishte organizuar nga Lëvizja Bashkë.
Ai sqaron se pas thirrjeve kundër qeverisë, nisë dhe fjalimet, ku thotë se pasi mbajti fjalën vetë, në podium ishte ngjitur Adriatik Lapaj dhe donte të merrte me forcë mikrofonin. Sipas Qorit, "zaptimit të foltores" nga Lapaj i erdhën në ndihmë edhe ca djem "që shtynin e shanin vajza, djem e pleq që kërkonin vendosjen e rregullit në protestë".
Kreu i Lëvizjes Bashkë thotë se ky akt i turpshëm provokimi nuk ka ndodhur asnjëherë në 34 vjet pluralizëm në Shqipëri. Më tej njofton se nesër në orën 17:00 do t'ju bëjnë thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish përpara Ministrisë së Brendshme për të kërkuar transparencë dhe shkarkimin/dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm.
POSTIMI I PLOTË:
PROVOKATORËT NË PROTESTË
Nuk mund të kalonte pa provokime protesta e Lëvizjes BASHKË për të kërkuar transparencë për ngjarjen ku u përfshi polici fatkeq Azbi Spahiu dhe i biri i oligarkut Samir Mane. Nuk mjaftuan gënjeshtrat e Ministrit të Brendshëm, fjalët kodra pas bregut të Sali Berishës dhe heshtja e mediave. Samir Manes dhe Edi Ramës u duheshin edhe provokatorët.
Hyn në skenë provokatori i parë, një djalë i gjatë që në fillim të protestës del përpara kamerave dhe nis të shajë Lëvizjen BASHKË se po e përdor protestën për vota. Pas kërkesave të panumërta ndaj policisë për të larguar prishësin e protestës që shtyhej e shante kë t'i dilte përpara, më në fund policët e larguan.
Pas thirrjeve të shumta kundër oligarkisë dhe qeverisë, nisën fjalimet. Unë e kam regjistruar emrin të katërtin. Pas fjalimit tim ia jap mikrofonin drejtuesit të protestës, pedagogut Redi Muçi. Kur kthej kokën shoh që në majë të podiumit të Lëvizjes BASHKË - në protestën e thirrur më parë se kushdo tjetër nga Lëvizja BASHKË dhe për të cilën Lëvizja BASHKË kishte marrë edhe lejen në polici - kishte mbirë Adriatik Lapaj dhe po kërkonte të merrte me forcë mikrofonin. Redi Muçi me qytetari po i thoshte se në protestë flitet me radhë dhe kushdo që do të flasë duhet të shënojë më parë emrin në listë dhe të presë radhën. Kështu që mjaftonte të respektonte rregullat dhe radhën dhe do t'i jepej fjala sa të donte.
Ku hante pykë nga argumentet dhe qytetaria gjeli në majë të podiumit?! Ku donte t'ia dinte ai se radhën për të folur e kishte ish-minatori pensionist Qani Shino?! O i hapej rruga, siç iu hap rruga të birit të Samir Manes, o do bënte skandal. Për të zaptuar foltoren i erdhën në ndihmë edhe ca djem trupmëdhenj që shtynin e shanin vajza, djem e pleq që kërkonin vendosjen e rregullit në protestë.
Ky akt i turpshëm provokimi nuk ka ndodhur asnjëherë në 34 vjet pluralizëm në Shqipëri. Një parti (Lëvizja BASHKË) thërret protestën. Pas disa orësh një tjetër parti thërret protestë në të njëjtën orë e në të njëjtin vend. Pastaj vijnë në protestën e Lëvizjes BASHKË dhe orvaten të marrin fjalën me dhunë. Përpara këtyre edhe Flamur Noka duket xhentëllmen.
Se çfarë i ka motivuar këta provokatorë nuk jam i sigurt. I paguan Samir Mane apo janë gati të bëjnë gjithçka dhe të thyejnë çdo normë shoqërore e politike për egon e tyre të sëmurë dhe sensin delirant të protagonizmit? Koha do ta tregojë. Ama e sigurt është që ai provokim i shëmtuar dhe i qëllimtë i ka shërbyer Samir Manes, Edi Ramës dhe të gjithë llumit që na qeveris prej dekadash.
Lëvizja BASHKË do t'i vazhdojë protestat për të kërkuar të vërtetën për rastin e policit Azbi Spahiu. Nesër në orën 17:00 u bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkohemi sërish përpara Ministrisë së Brendshme për të kërkuar transparencë dhe shkarkimin/dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm.
Protesta e pasdites së sotme është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të "Lëvizjes Bashkë" dhe Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet". Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës. Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.
endrit shabani TIRANË- Kryetari i partisë "Nisma Thurje", Endrit Shabani ka reaguar pas përplasjes në protestën para Ministris&eu...
Peleshi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij n&eum...
protesta TIRANË- Një protestë po organizohet pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e ndodhur pak dit&e...
Dogjani TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha për ngjarjet krimin...
Kuvend TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali mbajti sot fjalën ne foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca...
Kuvend TIRANË- Pak minuta më parë ka nisur seanca plenare në Kuvend ku ka nisur sesioni i ri parlamentar. Opozita priti me i...
Marco Alberti TIRANË- Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Alberti pason diplomatin Fabrizio...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhje, KQZ u është drejtuar me një letër Këshillit të Ministrav...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka marrë fjalën në nisjen e sesionit të ri pa...
kuvendi TIRANË- Ka nisur sesioni i ri parlamentar. Seanca e sotme plenare është hapur me himnin kombëtar të Republikës s&eum...