Studenti me këmbë të thyer u tërhoq zvarrë, reagon Policia e Shtetit. Merren masa ndaj 4 efektivëve
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Pamje të rënda nga protesta studentore në Tiranë. Një i ri shihet në gjendje të rënduar fizike, i rrethuar nga efektiv...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...
Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një...
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëv...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me protestën e sotme studentore dhe tensionet e krijuara para Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Policia ndërhyri disa herë me autobote me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë.
Ish-deputeti Ervin Salianji dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, kanë reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama pas përplasjeve mes studentëve dhe policisë, duke e akuzuar për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe përdorimin e forcës për shpërndarjen e tyre. Salianji e ka cilësuar protestën si shprehje të zemërimit të akumuluar ndaj qeverisjes, duke deklaruar se të rinjtë kanë dalë në shesh për shkak të mungesës së perspektivës, padrejtësive dhe vështirësive për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.
Sipas ish-deputetit demokrat, reagimi i policisë ndaj protestuesve tregon mënyrën se si qeveria po përballet me pakënaqësinë qytetare. Ai ka kërkuar dorëheqjen e Ramës, duke e akuzuar se ka zgjedhur forcën në vend të dëgjimit të kërkesave të të rinjve.
“Reagimi çnjerëzor i regjimit është dëshmi e agonisë politike të Ramës, e humbjes së çdo kufiri moral dhe e kalbëzimit të plotë të qeverisjes së tij”, shprehet Salianji.
Ai shton se kryeministri, në vend që të marrë përgjegjësi për gjendjen e vendit, po përpiqet t'i imponohet shoqërisë përmes dhunës dhe arrogancës.
“Në vend që të dëgjojë qytetarët dhe të marrë përgjegjësi për gjendjen ku e ka zhytur vendin duke dhënë dorëheqjen, ai zgjedh dhunën, arrogancën dhe prepotencën për t’iu imponuar një shoqërie që nuk pranon më të nënshtrohet”, deklaron ish-deputeti.
Akuza të forta ndaj kryeministrit ka drejtuar edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili ka dënuar ndërhyrjen e policisë ndaj studentëve.
“Ju që keni derdhur gjakun e të rinjve shqiptarë dhe të studentëve tanë, do ta paguani një më një këtë akt! Edi Rama, pushteti yt nuk të mbron dot! As këta banditë me uniformë nuk të shpëtojnë dot nga përgjegjësia për këtë dhunë dhe këtë gjakderdhje. Do të përgjigjesh përpara ligjit dhe përpara shtetit! Koha jote mbaroi!”, është shprehur Balliu.
Reagimet e përfaqësuesve të PD-së vijnë pas një proteste të shoqëruar me incidente, gjatë së cilës u dëmtuan xhamat dhe kangjellat e Ministrisë së Arsimit. Studentët nuk u tërhoqën, pavarësisht ndërhyrjeve të përsëritura të policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Gjatë përplasjeve u shoqëruan mbi 10 persona, ndërsa u raportuan edhe disa të lënduar.
Studentët, të cilëve iu bashkuan edhe qytetarë, dolën në protestë për të kërkuar përmirësimin e kushteve në arsim dhe ndryshime në drejtimin e vendit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve gjatë protest...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka qenë pranë studentëve të dhunuar nga policia në protestën e sotme para Minis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës në Tiranë, duk...
Pas shkrirjes së 15 Bashkive, socialistët duket se do të ndërmarrin një tjetër nisëm. Kryetari i Grupit Parlamentar të P...
“Mos dhunoni studentët! Ndalni terrorin policor ndaj rinisë!” Këtë mesazh u përcolli kreu i grupit të PD-së Gazme...
Menjëherë pas kthimit nga Luksemburgu ku mbahet konferenca e 10 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-s, kryeministri Edi Rama do ti d...
Opozita ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve dhe vendimmarrjes në Ku...
Gazetari Bledian Koka thotë se biznesmeni izraelit Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort. I ftuar në ‘K...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të të drejtave të...
Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi u shpreh se SHISH nën drejtimin e Vlora Hysenit ka përgjuar opozit&...