Studenti me këmbë të thyer u tërhoq zvarrë, reagon Policia e Shtetit. Merren masa ndaj 4 efektivëve
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Pamje të rënda nga protesta studentore në Tiranë. Një i ri shihet në gjendje të rënduar fizike, i rrethuar nga efektiv...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...
Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një...
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëv...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të të drejtave të opozitës dhe ka kërkuar mbajtjen e një qëndrimi nga Kuvendi për pretendimet mbi kërcënimet ndaj deputetëve, në lidhje me votimin e reformës territoriale.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, Blushi e cilësoi miratimin e hartës së re territoriale si një akt politik që, sipas tij, prek interesat e qytetarëve. Ai deklaroi se vendimi dhe përjashtimi i deputetëve të opozitës nga punimet parlamentare tregojnë, sipas tij, përkeqësimin e situatës në Kuvend.
“Ky Kuvend konfirmoi se mbron vetëm interesat kriminale, mafioze dhe ekonomike të Edi Ramës. Miratimi i dhunshëm i hartës së shpopullimit shtroi nevojën që shqiptarët të zhbëjnë tani Kuvendin e krimit”, u shpreh Blushi.
Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe mohim të të drejtave të opozitës, duke e cilësuar Kuvendin si një institucion që, sipas tij, po miraton ligje me porosi të kryeministrit Edi Rama.
Një pjesë të fjalës së tij, Blushi ia kushtoi pretendimeve për kërcënime dhe shantazhe ndaj deputetëve, të cilët, sipas tij, janë vënë nën presion për të votuar hartën e re territoriale.
Ai përmendi deputetët Erion Braçe, Elisa Spiropali dhe një tjetër deputete, të cilët sipas deklaratës së tij kanë pohuar se janë kërcënuar apo shantazhuar nga Edi Rama dhe persona të lidhur me qeverinë.
“Kuvendi duhet të mbajë një qëndrim për kërcënimet mafioze ndaj deputetëve për të votuar nën shantazh hartën e shpopullimit”, deklaroi Blushi, duke shtuar se kërcënimet ndaj deputetëve përbëjnë një pretendim serioz që duhet të hetohet.
Blushi u shpreh gjithashtu se refuzimi i konsensusit politik dhe i konsultimeve me qytetarët që protestuan kundër reformës territoriale e bën, sipas tij, të pamundur vijimin e negociatave me shumicën.
Gjatë fjalës në Konferencën e Kryetarëve, Blushi kritikoi edhe masat e sigurisë të marra gjatë seancave plenare ndërsa qytetarët protestojnë, duke përmendur rrethimin e Kuvendit, automjetet e blinduara, gardhet metalike dhe praninë e shtuar të policisë.
Ai kërkoi që Kuvendi të mbajë qëndrim edhe për dhunën e pretenduar ndaj qytetarëve gjatë protestave, veçanërisht në ditët kur zhvillohen seancat parlamentare.
Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi u shpreh se SHISH nën drejtimin e Vlora Hysenit ka përgjuar opozit&...
Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se imazhi ndërkombëtar i kryeministrit Edi Rama, i ndërtuar ndër vite përmes propagandës dhe pro...
Diplomati Agim Nesho ka lëshuar akuza ndaj Edi Ramës për dështim në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Nikoll Lesi komentoi votimin e reformës territoriale në Kuvend, duke e vënë theksin te paaftësia e deputetëve socialistë p&eu...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor pus...
Edlira Çepani ka komentuar diskutimet për kalimin e Reformës Territoriale me 85 vota dhe funksionimin e sistemit politik në Shqipëri,...
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, analisti Andi Bushati komentoi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me ...
Studentët u kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve që t’i bashkohen protestës së nesërme, e cila do ...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari ka reaguar ashpër ndaj masave të Komisionit të Etikës ndaj deputetëve...
Pas deklaratave të ish sekretarit të shtetit Anthony Blinken në Tiranë, Ministri i jashtëm i Izraelit, u bë diplomati i dytë ...