Shpërthen në flakë makina në hyrje të tunelit të Llogarasë
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar akuza të forta ndaj Izraelit gjatë një takimi të partisë së tij, duke dekla...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...
Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës në intervistën e tij për Financial Times, ku shau...
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...
Në dosjen hetimore të SPAK, me goditjen e rrjetit kriminal të grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Paca...
Gjykata e Durrësit, ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 27-vje&cce...

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për dështim të plotë në menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit, duke e cilësuar gjendjen në disa qytete të vendit si alarmante dhe katastrofike.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se mbledhja e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, e thirrur dy ditë më parë nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret në terren.
Sipas PD-së, qytetarë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Cërrik, Elbasan, Pogradec dhe zona të tjera vijojnë të jenë të përmbytur dhe të izoluar në banesat e tyre, me dëme të mëdha materiale. Banorët raportojnë se institucionet shtetërore nuk u janë përgjigjur thirrjeve për ndihmë, ndërsa të vetmit që kanë qenë të pranishëm janë gazetarët.
“Qytetet e Shqipërisë ndodhen prej ditësh nën pushtetin e ujit. Vetëm tre muaj më parë ndodhi një tjetër përmbytje dhe, edhe këtë herë, nuk u mor asnjë masë parandaluese, ndonëse reshjet ishin paralajmëruar,” shprehet Vangjeli.
PD akuzon qeverinë se ka zëvendësuar veprimet konkrete me propagandë, duke organizuar, sipas saj, “pseudo-inspektime”, ndërkohë që infrastruktura për ujërat e bardha vijon të jetë jashtë funksionit. Sipas deklaratës, kanalet dhe pusetat janë të bllokuara, ndërsa investimet milionëshe në hidrovorë rezultojnë të pafrytshme përballë situatës aktuale.
Në këtë kontekst, Partia Demokratike kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonat e përmbytura dhe marrjen e përgjegjësisë së plotë nga shteti për dëmshpërblimin e banorëve dhe bizneseve të prekura.
PD gjithashtu i bën thirrje Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, të japë dorëheqjen, ndërsa kërkon që organet e hetimit të nisin procedurat për përgjegjësit e kësaj situate, të cilën e cilëson si të paralajmëruar dhe me pasoja të rënda, deri në rrezikimin e jetëve njerëzore.
“Shqipëria nuk qeveriset me propagandë, por me veprime konkrete,” përfundon Vangjeli.
Dy ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të diskutuar situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit.
Por cili është rezultati konkret i kësaj mbledhjeje?
Gjendja e qytetarëve të përmbytur në Tiranë, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Cërrik, Elbasan, Pogradec e jo vetëm është alarmante dhe tejet e mjerueshme. Banorët raportojnë se janë të izoluar në banesat e tyre, të përmbytura dhe me dëme të mëdha materiale, duke u shkatërruar mundi dhe sakrificat e shumë viteve pune.
Mbi të gjitha, instancat shtetërore nuk u përgjigjen telefonatave për ndihmë. Askush, përveç gazetarëve, nuk shkon për t’u interesuar për gjendjen e tyre.
Prej disa ditësh, qytetet e Shqipërisë ndodhen nën pushtetin e ujit. Vetëm tre muaj më parë ndodhi një tjetër përmbytje dhe, edhe këtë herë, asnjë masë parandaluese nuk u mor, ndonëse reshjet e dendura ishin paralajmëruar.
Si çdo herë, pushtetarët e kësaj qeverie, sapo bie shi, veshin çizmet e propagandës dhe shëtisin nëpër pseudo-inspektime, ndërkohë që realiteti për qytetarët është katastrofik. Masat parandaluese munguan plotësisht dhe reagimi erdhi vetëm pasi dëmi ishte bërë.
Kanale dhe pusetat vijojnë të jenë të bllokuara, si pasojë e mungesës së investimeve serioze për ujërat e bardha, pavarësisht se miliona euro janë shpenzuar për hidrovorë që sot rezultojnë të paaftë për të përballuar situatën.
Në fund, fatura e kësaj paaftësie dhe papërgjegjshmërie i shkon gjithmonë qytetarëve.
Ligji është i qartë prandaj Partia Demokratike kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonat e përmbytura.
Shteti duhet të marrë përgjegjësi të plotë për dëmshpërblimin e banorëve dhe bizneseve të prekura.
Shqipëria nuk qeveriset me propagandë, por me veprime konkrete.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa organet e hetimit duhet të nisin hetimet për penalizimin e gjithë përgjegjësve të kësaj situate të paralajmëruar, të cilët me veprimet apo mosveprimet lejuan krijimin e kësaj gjendjeje katastrofike, me pasoja të rënda deri në humbjen e jetëve njerëzore nga përmbytjet.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë që të shpall&...
Deputetja e PD-së në Kurbin, Elda Hoti ka denoncuar braktisjen e dhjetëra biznesve në zonën e Patokut, që kanë pësuar ...
ZV/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë, është rishfaqur këtë t&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi gjatë konferencës së sotme për mediat se Edi Rama është i aftë t&...
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë prekur rëndë zonën e Torovicës në Lezhë, duke përfshirë rreth 2...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri Edi Rama po i bën presion prokurorisë për dosjen e AKSHI-t. Kry...
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po bën gjithçka që baxhanaku i tij të mos shpallet person në kërkim si per...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, për mos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për s...
Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se edhe sot nuk është zhvilluar mbledhja, me qëllim shqyrtimin ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me dështimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për t...