POLITIKE

Pirro Vëngu ‘vinçieri’ i korrupsionit, ‘ylli’ në ngjitje i rilindjes socialiste

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2026, 22:13

Pirro Vëngu ‘vinçieri’ i korrupsionit,

Piro Vengu është ylli në ngjitje i Rilindjes Socialiste, që në moshën 38-vjeçare mori një nga postet ministrore më të rëndësishme të një shteti, atë të Ministrit të Mbrojtjes, detyrë që e mban prej korrikut të 2024-ës. Falë miqësisë së deklaruar publikisht nga zv. kryeministrja Belinda Balluku, që siç ajo vetë e deklaron ka patur rol përballë mosbesimit të Edi Ramës, i riu me origjinë të vetëdeklaruar nga Elbasani do të ngjiste shumë shpejt shkallët e karrierës politike dhe në aparatin shtetëror.

Emri i tij do të bënte bujë në opinionin publik për herë të parë në vitin 2015, kur ai do të merrte postin kyç të Sekretarit të Ministrisë së Jashtme në kohën kur drejtohej nga Ditmir Bushati. Në atë kohë, një fletëthirrje për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak nga Greqia do të trazonte jo vetëm ujërat e politikës shqiptare, nëse prejardhja e tij ishte nga Elbasani, ishte me origjinë greke, apo siç kolegë të tij morën përsipër të flasin për prejardhjen nga Çamëria.

Në atë kohë mediat greke nxorën edhe detaje konfirmuese jo vetëm për origjinën shqiptare, madje edhe me prova se si ai rezulton pasardhës i një prej zyrtarëve të lartë të diktaturës komuniste. Piro Vëngu, shkruanin mediat greke në atë kohë, është nipi i Spiro Vëngu, i cili ka qenë zv.ministër i Bujqësisë dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor për disa vite. Dhe këtu duket se lidhjet me zv. kryeministren Belinda Balluku bëhen edhe më të forta, pasi gjyshërit e dy kolegëve qeveritarë kanë qenë po aq kolegë gjatë diktaturës hoxhiste.

Nga Ministria e Jashtme, në vitin 2017, Piro Vëngu do të afrohej edhe më shumë me Ballukun dhe vetë Edi Ramën, kohë kur do të merrte funksionin e Drejtorit të Antikorrupsionit, në Kryeministri, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2019. Në këtë periudhë, teksa Belinda Balluku do të merrte postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Piro Vëngu do të shpërblehej me një nga postet më të rëndësishme në varësi të saj, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës.

Duket se ky emërim nuk ishte aq rastësor, pasi pikërisht Piro Vëngu ishte drejtori që firmosi zhdukjen e Portit mijëravjeçar të Durrësit, për t’ia dhuruar Alabarit e bashkë me të firmosi edhe një sërë vendimesh me pasoja për pasurinë kombëtare. Po në këtë periudhë, Porti i Durrësit u shndërrua në objekt shkrimesh e raportesh ndërkombëtare si porta hyrëse e kokainës nga vendet e Amerikës Latine, e për çudi prej shumë vitesh gjatë drejtimit të Piro Vëngut, sasia e kapur sa vinte e zvogëlohej.  

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan