Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar sot për mbyljen e hetimeve nga SPAK ndaj Ilir Meta. Përmes një konference për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, u shpreh se Partia e Lirisë është e bindur në pafajësinë e plotë të Presidentit Meta. Blushi gjithashtu e cilësoi Metën si një qytetar shembullor që respekton ligjin dhe që për ta arrestuar pushteti dhe SPAK sajuan ‘dëshmitarë të rremë’. Sipas tij Partia e Lirisë do të dalë shumëherë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi.
Partia e Lirisë përshëndet mbylljen e hetimeve të stisura politikisht dhe të zvarritura qëllimisht ndaj Presidentit Ilir Meta të cilat kishin qëllim rrëmbimin e tij terrorist nga banda në pushtet me firmën e Altin Dumanit, si preludi i vërtetë i standardeve bjelloruse zgjedhore të 11 Majit në Shqipëri, ku qëllimi i vetëm ishte paralizimi i drejtuesve të opozitës dhe terrorizimi i mbështetësve të saj.
Partia e Lirisë e bindur në pafajësinë e plotë të Presidentit Meta ndaj akuzave farsë të shkruara nga Edi Rama dhe të firmosura nga prokurori Altin Dumani, do të nisë çmontimin e tyre publik në mënyrë periodike.
Procesi gjyqësor do të provojë se jo vetëm nuk ka patur asnjë fakt penal apo shkelje ligji nga Presidenti Meta por se ka patur vetëm manipulime dhe shkelje të ligjit nga prokurorët që kanë hartuar fletërrufenë sorosiste kundër tij bazuar mbi shkrime gazetash dhe dëshmitarë shkelës të provuar të ligjit dhe gënjeshtarë me pagesë nga Narkoregjimi.
Kjo do të jetë një betejë e fituar e Presidentit Meta dhe e Partisë së Lirisë dhe të gjitha mediat serioze do të shokohen me instrumentalizimin mizor që Edi Rama i ka bërë SPAK-ut në këtë rast, që nuk është i vetmi.
Ata që vonuan qëllimisht ekzekutimin e arrestimeve të Antimafias italiane për gati tre muaj, duke i lënë të lirë krerët e organizatave kriminale derisa të përmbysej vullneti i zgjedhësve në Durrës dhe në mbarë vendin dhe që lajmëruan të kërkuarit të largoheshin, janë të provuar botërisht si shërbëtorë të Edi Ramës për t’i garantuar një mandat tjetër të grabitur, në shkëmbim të një mandati të përjetshëm për veten e tyre, në mënyrë që të çimentojnë Narkoregjimin e vetëm në Europë në dëm të Shqipërisë dhe interesit kombëtar.
Kauzat e Partisë së Lirisë janë më të forta se asnjëherë ndaj presim me padurim nisjen e procesit të gjykimit, që ky proces të vërtetojë edhe njëherë se Presidenti Ilir Meta në të gjithë jetën e tij publike ka qenë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.
Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe McGonigali dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij në SPAK.
Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.
Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota dhe betime të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te noteri te Lana.
Partia e Lirisë do të dalë shumëherë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar.
Partia e Lirisë po vijon procesin e analizës së rezultatit, të efektivitetit dhe forcimit të pandalshëm të strukturave të saj, si dhe të funksionimit të koalicionit me qëllim përgatitjen për konkurrimet e ardhshme zgjedhore.
TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë ditën e djeshme (27 maj) reagimin e parë për zgjedhj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp u shpreh se PS-ja ka marrë aq vota sa ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp tha se asgjësimi politik i kryeministrit Edi...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se flet&eum...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku deklaroi se kan...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komentoi mesazh...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se opozita ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se zgjedhje...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur konferencë për shyp kërkoi që kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, të...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin në lidhje me fraksionin e dosjes “5D”, duke dënuar me burg drejtoresh&eu...