POLITIKE

Sigurimet shoqërore për prindërit që kujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta/ Tabaku: E kam "bërtitur" disa herë si nismë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 18:08
Sigurimet shoqërore për prindërit që kujdesen për

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës se socialistët e Njësisë nr.4 në Tiranë. Gjatë takimit, Rama është zotuar se me aktin normativ të qeverisë në muajin qershor do paguaj sigurimet shoqërore për prindërit që kujdesen për fëmijët e tyre që kanë nevoja të veçanta apo me aftësi ndryshe.

Por kjo nismë është duke u shqyrtuar aktualisht në Parlamentin e Shqipërisë dhe një ditë më parë është prezantuar nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Ndërkohë që sot Rama e ka shitur si nismën e tij ligjore dhe është zotuar se qeveria nuk do i lerë këto familjarë pa pension.

“E kemi ditur ne madje dhe e kemi thënë më parë, por do ta realizojmë tani, që kujdestarët, prindër apo kujdestarë të afërm, familjarë e tjerë, e tjerë, të fëmijëve me aftësi të veçanta, kemi shumë fëmijë me aftësi të veçanta që kanë nevojë për kujdes të drejtpërdrejtë, kemi shumë njerëz që kanë nevojë për kujdestarë e tjerë, e tjerë dhe që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, të kujdesen për njeriun e afërt, për fëmijën, nuk mundet dot që për këtë shkak të penalizohen dhe të mbeten pa pension nesër. Kështu që do t’ua paguajë shteti sigurimet shoqërore dhe kjo do të fillojë nga akti i ardhshëm normativ i qershorit.

Ndërkohë që një ditë më parë deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka vijuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave prezantimin e nismës së saj ligjore për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për prindërit—veçanërisht nënat—që kujdesen për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit dhe sindromën Down, duke theksuar se kjo iniciativë është produkt i një procesi të gjerë konsultimi dhe reflektimi.

Tabaku bëri të ditur se për hartimin e projektligjit janë zhvilluar tre seanca publike, përveç komenteve dhe sugjerimeve të dhëna nga organizatat e shoqërisë civile në faqen zyrtare të Kuvendit. Sipas saj, këto konsultime kanë qenë thelbësore për të përmirësuar dhe zgjeruar përmbajtjen e nismës.

“Kam marrë sugjerime konkrete nga organizatat dhe prindërit, të cilat më ndihmuan të zgjeroj grupin e përfituesve dhe ta bëj këtë nismë më gjithëpërfshirëse,” u shpreh ajo.

Duke iu referuar të dhënave, Tabaku theksoi se aktualisht janë rreth 15 mijë përfitues që përfshihen në kategorinë e sindromës Down dhe spektrit të autizmit, ndërkohë që mbështetja financiare për kujdestarët mbetet minimale.  “Pagesa prej 14 mijë lekësh në muaj është qesharake dhe nuk garanton as minimumin e nevojshëm. Ky grup ka nevojë për një sistem mbështetës real dhe një infrastrukturë të mirë menduar,” theksoi ajo.

Deputetja e PD e vendosi nismën e saj në një linjë të njëjtë me përpjekjet e tjera ligjore për aksesueshmërinë e këtyre grupeve, duke nënvizuar se qëllimi është ndërtimi i një qasjeje të plotë dhe të qëndrueshme ndaj kësaj çështjeje.  Në një moment të fortë emocional dhe politik, Tabaku e cilësoi kujdesin e këtyre nënave si një punë të papaguar me vlerë të jashtëzakonshme për shoqërinë.  “Kjo është një punë e papaguar që ka më shumë vlerë se çdo punë që bëjmë ne këtu. Ato janë heroina që heqin dorë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e tyre,” deklaroi ajo.

Duke kritikuar mungesën e një përgjigjeje të qartë nga qeveria, Tabaku theksoi se çështja kërkon përgjegjësi dhe veprim konkret nga institucionet. “Nuk ka rëndësi emri që vendoset mbi ligj. Rëndësi ka që Parlamenti të ngrihet mbi interesat personale dhe të miratojë një ligj në interes të grave dhe familjeve. Le të jetë një nismë e përbashkët e të gjitha zonjave deputete,” përfundoi Tabaku.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?