POLITIKE

"Po luani telefonin e prishur"/ Qytetarja mesazh Marta Kos-it nga protesta: Po përsërisni narrativën e Ramës!

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Qershor 2026, 20:19
"Po luani telefonin e prishur"/ Qytetarja mesazh Marta Kos-it nga

Gjatë protestës së 17-të qytetare para Kryeministrisë, një qytetare iu drejtua me tone kritike komisioneres për Zgjerimin të Komisioni Europian, Marta Kos, duke e akuzuar se po përsërit qëndrimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me projektet e aeroportit të Vlorës dhe zonës së Nartës.

Në fjalën e saj, ajo iu referua raporteve të institucioneve europiane, duke pretenduar se këto projekte janë kritikuar për ndikimin e tyre në mjedis dhe biodiversitet.

Qytetarja ngriti pyetjen se përse, sipas saj, këto konstatime nuk po marrin të njëjtën vëmendje në deklaratat publike të zyrtarëve europianë.

Qytetarja: Marta Kos përsëritet sot narrativën e Edi Ramës për këto dy projekte të cilat kanë shkelur ligjin e mjedisit dhe të konkurrencës publike, se Edi Rama ju ka thënë dhe udhëzuar se këto dy projekte do të jenë në harmoni të plotë me zbatimin e ligjeve të mbrojtjes së zonave të faluara. Ne këtë në Shqipëri si e quajmë? Telefoni i prishur, zonja Martha!

Atëherë, në gjuhën e kësaj loje të cilën ju e nisët e në fakt në Shqipëri pa dashje dhe pa qëllim e luajnë kryesisht fëmijët... Zonja Martha, neve studentëve na kanë deklaruar ekspertët tuaj të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, konkretisht Parlamenti Europian në raportin e tij A100106/2025, mbi raportet e Komisionit Europian të viteve 2023 dhe 2024, specifikisht të përkthyera në shqip, se ata konstatojnë që aeroporti i Vlorës 1 dhe projekti në zonën e Nartës 2 cënojnë...! Cënojnë ligjet kombëtare...!

Për mbrojtjen e biodiversitetit dhe ndikojnë negativisht... negativisht...

Në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Pra besoj që këta ekspertë kanë qenë mjaft të qartë, ndikojnë negativisht në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar të dyja këto projekte, prandaj Komisioni ka propozuar specifikisht që të rishqyrtohen këto dy projekte sepse anëtarësimi në BE është i kërcënuar.

Pyetja e studentëve është: Përse nuk i përmendni këto konstatime të raporteve të institucioneve të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, por zgjidhni të luani lojën e telefonit të prishur?

Atëherë, unë ju siguroj se disa studentë më kanë siguruar që kjo e dobëson bashkimin europian, dhe qëndrueshmëria juaj ndaj vlerave europiane në këto momente është tepër e prishur. Pra sot ne në Shqipëri po luftojmë për vlerat europiane, po ju? Faleminderit, forca Shqipëri!

Unë kam vetëm disa fjalë që unë i kam menduar... ne dëgjohemi në protesta, në lajme dhe me çdo gjë. Pardje ndodhi incidenti që shkuam deri atje ku na çuan, s'ka problem, kjo tregon akoma që jemi akoma të qytetëruar dhe naivë, që është një vlerë, por duhet të tregojmë shumë kujdes! Janë momente shumë fragjile të të gjithë të bashkuar! Nesër më shumë!

Ju faleminderit shumë për lirinë dhe krenarinë, nuk shitet Shqipëria!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan