POLITIKE

'Po tallet me Shqiptarët' Abilekaj: Rama i jep dorën kartelit të naftës, qytetarët paguajnë krizën

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 20:47
'Po tallet me Shqiptarët' Abilekaj: Rama i jep dorën

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, Enton Abilekaj, gazetar dhe Drejtor i Dosja.al, u shpreh se qeveria shqiptare po sillet në favor të biznesmenëve dhe jo të qytetarëve, duke lejuar që çmimi i naftës të rritet pa kontroll dhe duke i vënë shqiptarët në vështirësi ekonomike.

Ai theksoi se Bordet e Transparencës dhe institucionet shtetërore që duhej të mbrojnë interesin publik, janë nën presionin e kartelit të importuesve të naftës, duke bërë që qeveria të përfitojë nga rritja e çmimeve në kurriz të konsumatorëve.

Abilekaj nënvizoi se kjo qasje krijon një zinxhir krizash që ndikon në industrinë, bujqësinë dhe çmimet e shportës ushqimore, duke varfëruar familjet e thjeshta. Sipas tij, Kryeministri Edi Rama sillet si ortak i kompanive dhe si spekulant i krizës, duke përdorur justifikime të paqëndrueshme për të mbajtur të larta taksat dhe akcizat mbi naftën.

Pjesë nga deklarata:

Në rregull, është e qartë, e kemi parë që qeveria jonë është rreshtuar gjithmonë në anën e atyre që shesin, jo në anën e atyre që blejnë, në anën e biznesmenëve dhe jo të konsumatorëve. Dhe në këtë rast, çfarë po bën me çmimin e naftës dhe si po justifikon mungesën e kontrollit të tij, është pikërisht kjo që po bën. Ju e patë se si bordi i caktuar nga qeveria, Bordi i Transparencës gjoja, caktoi një çmim nafte, të cilin u detyrua ta rrisë për shkak të presioneve që i bën karteli i importit të naftës, të cilët deklaruan se nuk do ta sjellin më.

Një qeveri normale sot në Evropë, në Ballkan, kudo që është normale, ka garantuar në radhë të parë këto gjëra. E para, ka garantuar që të mos ketë mungesë furnizimi, sepse ka shumë vende në botë sot që po vuajnë mungesën e furnizimit me karburant, me naftë. Dhe Shqipëria ka shumë mundësi të jetë një nga ato, për sa kohë nuk ka rezerva të naftës. Ne nuk e dimë sa është rezerva e naftës, dhe për sa kohë nuk e kemi, nuk jemi prioritar në eksport për asnjë vend, sepse jemi një treg i vogël. Dhe kjo na ekspozon drejt një braktisjeje në rast se nuk ka sasi të mjaftueshme për vendet që kanë nevojë.

E dyta, vendet e Europës dhe të Ballkanit janë kujdesur që nafta të mos kalojë kurrë 2 euroshin. Siç e shihni, ne na rrethojnë vende të cilat kanë çmimin e naftës maksimalisht 2 euro; ka që e kanë 1.7, ka që e kanë 1.6, ka që e kanë 1.8, por asnjëra nuk e ka 2.1. Jo vetëm sepse kjo ndikon te konsumatori, siç flet kryeministri i Shqipërisë, i cili flet si shofer makine, por sepse kjo ndikon tek industria. Ne, bllokohet çdo lloj prodhimi nëse ky çmim rritet mbi një nivel të caktuar, dhe zinxhiri i rritjes së çmimit kalon në të gjitha produktet e tjera. Prandaj, të gjitha vendet po kujdesen që në hallkën e parë të zinxhirit të mos lejojnë rritjen e çmimit, që të mos reflektohet më pas në hallkat e tjera dhe të çojë në krizë ekonomike.

Por një qeveri e mësuar që barrën t'ua shkarkojë qytetarëve, ka bërë dhe po bën sot atë që po bën avokatia e taksave dhe e akcizave mbi naftën; flet për një kontroll të çmimit të shitjes së naftës, domethënë të çmimit të parë të importit, me anë të një kompanie shtetërore, sikur të mos e dijë se me çfarë çmimi e sjellin kompanitë private. Në qoftë se kompanitë private deklarojnë sot në doganë çmimin me të cilin e sjellin naftën, llogaria e shitjes është shumë e thjeshtë. A e di qeveria sa e sjellin ata naftën? Sigurisht që e di. Nëse nuk e di, nuk është qeveri. Këto janë të gjitha tallje.

Këto që ka thënë Edi Rama sot janë si të flasë si ortak i kompanive të naftës, jo si kryeministër. Ai flet si një nga dallaveraxhinjtë që përfitojnë nga çmimet dhe nga kriza, dhe jo vetëm kaq: reflektimi i rritjes së çmimeve të naftës kalon deri tek çmimet e telefonisë. E keni parë sot që One-i deklaroi abonentëve të vet se do t’u rriten çmimet. Çmimet e shportës po shkojnë jashtë kontrollit; njerëzit e varfër, të pambrojtur, nuk mund të blejnë produktet bazë për t’u ushqyer. A është shqetësuar ndonjëherë kryeministri për këta? Sigurisht që jo, sepse kemi një kryeministër oligark, Edi Rama, i cili vazhdon të spekulojë me luftën dhe krizën.

Gjithashtu, të gjitha përgatitjet janë që situata të përkeqësohet, prandaj ata mbajnë fort hallkën e parë të zinxhirit të çmimeve, naftën. Po garantojnë furnizim të përhershëm, sepse është thelbësore: nëse mungon nafta, do të ketë probleme në të gjitha sektorët e industrisë dhe bujqësisë. Për sa i përket taksës së qarkullimit, kryeministri nuk ka idenë e saktë se çfarë është aritmetika e kësaj takse, jo më matematikën e saj të plotë. Është një taksë për çdo kilometër; na duhet të na shpjegojë çfarë vlere ka kjo taksë në total, dhe si do ta kompensonin investimet në rrugë nëse taksa do hiqej ose përgjysmohej.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?