POLITIKE

Skandal në KQZ/ Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i “FIRST”

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 18:25

Skandal në KQZ/ Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi,

Një skandal me elementë të ngjashëm me dosjen e AKSHI-t duket se po merr formë këtë herë brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke ngritur dyshime për një model të përsëritur abuzimi me tenderët publikë, ku përfshihen të njëjtët aktorë dhe të njëjtat metoda veprimi.

Bëhet fjalë për tenderin me referencë REF-52084-06-23-2025, me objekt “Mirëmbajtja e moduleve ekzistuese të KQZ-së”, me fond limit rreth 43 milionë lekë, i cili prej muajsh është kthyer në një përplasje të fortë mes kompanive pjesëmarrëse, funksionarëve të KQZ-së dhe së fundmi edhe Komisionit të Prokurimit Publik.

Skandal në KQZ/ Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi,

Njoftimi i fituesit te tenderit nga KQZ. Burimi: APP

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë disa kompani duke dhënë këto oferta: “INSTANT.AL” me ofertë 33,700,000 lekë, vlerësuar me 89.7 pikë, “EVOLVE WEB STUDIO” me ofertë 33,000,000 lekë, vlerësuar 90.9 pikë, si dhe bashkimi i operatorëve “INTELISOFT” dhe “WOW DIGITAL” me ofertë 40,823,564, vlerësuar me 112.4 pikë. Kjo e fundit është shpallur dhe oferta fituese nga KQZ edhe pse ishte më e larta.

Ankimim pas ankimimi

Tenderi është shpallur që në qershor të vitit 2025, por ka mbetur i bllokuar për muaj me radhë për shkak të ankimimeve të njëpasnjëshme, deri në ndërhyrjen e Komisionit të Prokurimit Publik, i cili ka pezulluar shpalljen përfundimtare të fituesit nga KQZ, duke kërkuar plotësimin e disa kushteve të mëparshme.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe ankimimeve, është identifikuar një element që ngre dyshime serioze për manipulim të procesit. Në një nga vendimet e tij, KPP konstaton se në sistemin elektronik të prokurimeve është ndërhyrë nga një person i paautorizuar, i cili nuk ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Sipas verifikimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përbëhej nga tre anëtarë: Daniela Alimemeti, Redion Lila dhe Fatjona Sulaj. Megjithatë, siç konstaton KPP, në sistem rezulton edhe një përdorues tjetër me emrin “Jonakqz Josifi”, i cili ka kryer rivlerësimin e ofertave.

Skandal në KQZ/ Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi,

Jona Josifi dhe Ilirjan Celibashi. Burimi: LSA Photo

Ky përdorues, thotë KPP, ka dhënë 0 pikë për ofertat dhe propozimet teknike të “INSTANT.AL” dhe “EVOLVE WEB STUDIO”, ndërsa ka vlerësuar me pikët maksimale për të pesë kriteret ofertën e “INTELISOFT & WOW DIGITAL”.

Skandal në KQZ/ Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi,

Screenshot i akt konstatimit te KPP ne lidhje me tenderin ne fjale. Burimi: KPP

Zonja Jona Josifi është Sekretare e Përgjithshme e komanduar e KQZ-së, e cila në fakt nuk ka asnjë rol formal në këtë procedurë dhe nuk është pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ky fakt është theksuar edhe nga vetë KPP në konstatimet e tij.

Aktori i skandalit AKSHI në paradhomën e Celibashit

Skandali merr përmasa edhe më të mëdha kur analizohet kompania që ka përfituar nga ky rivlerësim. “INTELISOFT”, në dokumente rezulton në pronësi të z.Gëzim Hoxha, një emër i njohur në dosjen e AKSHI-t dhe në hetimet e SPAK.

Hoxha është gjithashtu pronar i kompanisë “FIRST”, e cila përmendet në shumë fashikuj të dosjes së AKSHI-t si një nga përfitueset kryesore të tenderëve në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Skandal në KQZ/ Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi,

Ekstrakti i QKB

Sipas të dhënave të hetimit, ai ka përfituar dhjetëra miliona euro nga tenderë publikë, ndërsa në një rast ka deklaruar përfitimin e rreth 60 milionë eurove nga AKSHI, pjesë e të cilave janë transferuar më pas tek subjekte të lidhura, përfshirë bashkëpunëtorë si Ermal Beqiri.

Emri i Gëzim Hoxhës shfaqet gjithashtu edhe në aferën e Durana Tech Park, ku një grup kompanish të lidhura me aktorët e dosjes AKSHI dyshohet se kishin ndërtuar një skemë për të transferuar aktivitetin në parqe teknologjike, me qëllim shmangien e taksave përmes kompanive të reja, por me të njëjtët përfitues realë.

Kjo skemë u ndërpre pas ndërhyrjes së SPAK, ndërsa hetimet vijojnë dhe GJKKO ka vendosur masa sigurie ndaj disa prej personazheve të përfshirë, përfshirë edhe Gëzim Hoxhën. Ky i fundit rezulton gjithashtu të jetë vëllai i ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.

Jona Josifi mohon të ketë futur duart në tender, por KPP e përgënjeshtron

Skyweb.al iu drejtua Komisionerit me një kërkesë për informacion, duke kërkuar të dhëna në lidhje me konstatimet e KPP-së dhe rolin e zonjës Josifi në këtë tender, ku ajo në fakt nuk është pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Në përgjigjen dhënë redaksisë, tashmë në rolin e Sekretares së Përgjithshme të komanduar, zonja Josifi thekson se ajo nuk ka kryer asnjë rivlerësim për këtë procedurë pas datës 9 dhjetor 2026, pa mohuar në fakt ndërhyrjet e mëparshme. Nga ana tjetër, KPP konstaton se ndërhyrja në sistem është kryer në datën 16 dhjetor 2025.

“Në kuadër të transparencës, ju informojmë se znj. Josifi prej datës 09.12.2026 nuk ka kryer asnjë rivlerësim të procedurës dhe nuk ka asnjë rol në këtë procedurë. Për palët në proces ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga korrespondenca e vënë në dispozicion të Komisionit të Prokurimit Publik”, thuhet në përgjigjen që KQZ i ka dërguar Skyweb.al.

Në lidhje me këtë procedurë dhe rolin e zonja Jona Josifi në këtë tender, skyweb.al po verifikon edhe informacione të tjera, sipas të cilave kompania “INTELISOFT” mund të mos jetë realisht nën kontrollin e deklaruar të pronarit në letra, por të përdoret nga persona të lidhur me funksionarë të lartë të KQZ-së, me interesa të drejtpërdrejta në këtë tender.

Në këtë kontekst, skandali ngre pikëpyetje të forta mbi rolin e drejtuesve të institucionit, përfshirë kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, dhe mbi mënyrën se si është administruar një procedurë që tashmë ka kaluar nga një tender teknik në një çështje me potencial të lartë penal dhe nëse ka një dakordësi mes tij dhe Sekretares së Përgjithshme për të paracaktuar fituesit. Ngjashmëritë me skemën e AKSHI-t janë të qarta: Kompani të njëjta, aktorë të njëjtë dhe një model i përsëritur ndërhyrjeje në procedura për të orientuar fituesin.

Duket se kemi të bëjmë jo thjesht me një rast të izoluar, por me një model të strukturuar të manipulimit të tenderëve publikë që po zhvendoset nga një institucion në tjetrin. /skyweb.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan