Motra e Erjon Vishkullit demaskon Ramën: Nuk e ka çuar shteti për kurim në Itali, por familja!
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën kundër qeverisë Rama, ku u plagos rëndë në sy nga ...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Gazetari Klodian Tomorri, ka kritikuar ashpër qasjen e Edi RamëS në politikën e jashtme, duke e cilësuar atë jo vetëm oportuniste, por edhe ‘të çartur dhe pa busull’.
I ftuar në SYRI TV, Tomorri deklaroi, se qëndrimet e Ramës kanë ndryshuar vazhdimisht në varësi të interesave të momentit. Ai kujtoi periudhën kur kryeministri shfaqej hapur pro-evropian gjatë fushatës elektorale, për shkak të mungesës së aksesit në SHBA, duke deklaruar se ‘busulla jonë është Bashkimi Evropian’.
Më pas, sipas tij, me zhvillimet e reja ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive për kontakte në SHBA, Rama e ndryshoi kursin, duke u afruar me politikën amerikane dhe duke kritikuar Evropën.
Në analizën e tij, gazetari u ndal edhe te deklaratat e kryeministrit lidhur me raportet me Bashkimin Evropian. Sipas Tomorrit, pavarësisht toneve ironike dhe batutave të përdorura nga Rama, në thelb ai ka pranuar ekzistencën e një problemi serioz me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Në përfundim, ai theksoi se kryeministri është i detyruar ta pranojë këtë realitet, por përpiqet ta relativizojë përmes stilit të tij komunikues, duke shmangur përballjen direkte me problemin.
‘Edi Rama ndjek një qasje oportuniste në, në politikën e jashtme. Oportuniste në funksion të interesit të vet personal. Po dakord, po më shumë se oportuniste unë e shoh të çartur e pa, pa busull. Domethënë, më kujtohet Zelenskin kur e mbante në gjoks kokën e tij dhe te intervista që ne e lexuam, Zelenski doli…
Nëse e mbani mend, para, gjatë fushatës elektorale, ë, ky ishte pro-evropian i madh sepse nuk kishte akses me Amerikën dhe thoshte busulla jonë do jetë Bashkimi Evropian. Pastaj ndodhën, ndodhën këto zhvillimet, u krijua Bordi i Paqes dhe aty iu krijua një mundësi të cilën e pamë se si e përvetësoi, për të qenë në një sallë me presidentin Trump dhe e shfrytëzoi, pra, e ktheu drejtimin.
Tani është amerikan dhe thotë që Evropa është në rrugë të gabuar. Më tutje pastaj bën nga këto mufkat me kinezët. Pra, është thjesht një linjë politike e cila nuk, nuk ka fare interesin publik, në themel, po thjesht ndjek interesat dhe, ë, po themi, ë, përfitimet personale të Edi Ramës në rrafshin politik.
Përtej atyre batutave bajate që bën kryeministri, unë mendoj që pjesa më e rëndësishme e asaj, pra e asaj që ai deklaron, është fakti që në një farë mënyre ai pohon që ka një problem shumë, shumë të theksuar që vjen nga Evropa për nivelin e korrupsionit dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Pra unë e shoh si një pranim, të cilin ai mundohet pastaj ta kalojë me këto batutat e veta, që shiko se ne po, ne nuk është se jemi më keq se ju, kështu jeni dhe ju, hajde pimë ndonjë gotë raki edhe vazhdojmë përpara.
Por fakti që detyrohet ta pranojë, tregon ato që ne kemi dyshuar dhe i kemi thënë gjithmonë, pra që nga Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për nivelin e korrupsionit dhe mpleksjen e krimit apo shkrirjen e krimit me shtetin, të cilat ne i kemi parë, qoftë në fakte publike, qoftë në dosjet e SPAK.
Dhe tani kryeministri është vënë me shpatulla pas murit ta pranojë këtë gjë dhe i duhet ta pranojë si fakt, por mundohet ta kalojë me këtë stilin relativizmit.’, u shpreh ndër të tjera, gazetari Klodian Tomorri.
Gazetari Almer Toska ka ngritur akuza të forta në lidhje me hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar situatën si n...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas deklaratës së Ministres Evis Sala, e cila pranoi se pas datës 2...
Ajo që në pranverën e 2025, u prezantuan si ‘ilaç’ për problemin mbi 30 vjeçar të mungesës së dok...
Policia kriminale e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Tiranës një material kallëzimi, duke kërkuar fillimin e ndjekjes pen...
Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa ka reaguar për situatën në Universitetin e Arteve, duke e cilësuar të papranue...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se opozita në Shqipëri ka mbetur pa alternativa institucionale dhe...
Edi Rama duket se ka zbuluar një “strategji” të re për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në syt&eum...
Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar sot drejtorin e komanduar të policisë në Dibër, Armir Gji...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në vend me çmimin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri sot një denoncim, se Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me jetë nga kryeministri Rama dhe gr...