Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...

Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa ka reaguar për situatën në Universitetin e Arteve, duke e cilësuar të papranueshëm moszbatimin e një vendimi qeverie të vitit 2021 për njohjen e meritës artistike. Ajo thekson se kjo sjellje përbën padrejtësi ndaj artistëve që janë pedagog, dëmton karrierën e tyre dhe rrezikon cilësinë e arsimit dhe kulturës në vend.
Zhupa kërkon zbatim të menjëhershëm të vendimit, heqjen e pengesave burokratike dhe rishikimin e skemës së pagesave, ndërsa shpreh mbështetje për kërkesat e pedagogëve dhe artistëve.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Si kryetare e komisionit të kulturës shpreh shqetësim për situatën e krijuar me artistët pedagog në Universitetin e Arteve.
Është e papranueshme që një vendim i qeverisë, i miratuar që në vitin 2021 për njohjen e meritës dhe kontributit artistik në sistemin universitar, të mbetet i pazbatuar. Ky mosveprim nuk është thjesht një problem administrativ është një padrejtësi e drejtpërdrejtë ndaj dhjetëra artistëve, njëkohësisht pedagog i që kanë ndërtuar me vite karrierën e tyre dhe që sot trajtohen në mënyrë të padenjë.
Pedagogët e Universitetit të Arteve nuk janë thjesht akademikë. Ata janë ndër artistët më në zë të Shqipërisë në fushat e tyre, përfaqësues të denjë të kulturës sonë në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare. Të pengosh këta profesionistë në pagesë dhe në avancimin e tyre në karrierë nuk është vetëm padrejtësi individuale është një dëm i drejtpërdrejtë kulturor për vendin.
Mosnjohja e meritës artistike, kërkesat kontradiktore për doktoraturë dhe kufizimet absurde për përfshirjen në poste drejtuese tregojnë qartë një mungesë vullneti për të reformuar realisht sistemin. Kjo situatë jo vetëm cenon të drejtat individuale të pedagogëve, por rrezikon seriozisht funksionimin institucional të Universitetit të Arteve dhe cilësinë e arsimit që ai ofron.
Po aq shqetësuese është edhe çështja e pagesave, ku artistë me kontribute të jashtëzakonshme trajtohen financiarisht në mënyrë të pabarabartë dhe të padrejtë, duke ulur motivimin dhe dinjitetin profesional. Në këtë mënyrë, cenohet edhe vetë zhvillimi i artit dhe kulturës në vend, pasi këta pedagogë janë ata që formojnë brezat e rinj të artistëve.
Në këto kushte, mbështes plotësisht kërkesat e pedagogëve artistëvetë cilët me të drejtë kërkojnë:
• Zbatimin e menjëhershëm të vendimit për njohjen e titujve mbi bazën e meritës;
• Sqarimin dhe eliminimin e çdo kërkese kontradiktore që bie ndesh me aktet ligjore në fuqi;
• Heqjen e kufizimeve të pajustifikuara për konkurrimin në pozicione drejtuese;
• Rishikimin e skemës së pagesave për të reflektuar vlerën reale të kontributit të tyre.
Mbrojtja e statusit të pedagogëve të Universitetit të Arteve është njëkohësisht mbrojtje e artit dhe kulturës shqiptare. Çdo vonesë e mëtejshme vetëm sa do të thellojë krizën dhe do të dëmtojë një nga institucionet më të rëndësishme të kulturës dhe arsimit në vend. Artistët meritojnë respekt, dinjitet dhe trajtim të drejtë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se opozita në Shqipëri ka mbetur pa alternativa institucionale dhe...
Edi Rama duket se ka zbuluar një “strategji” të re për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në syt&eum...
Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar sot drejtorin e komanduar të policisë në Dibër, Armir Gji...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në vend me çmimin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri sot një denoncim, se Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me jetë nga kryeministri Rama dhe gr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot nga konferenca për shtyp se prokurori i dosjes së zv/kryeministres Belinda Balluku, e shkarku...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, paralajmëron se Shqipëria përballet me çmimet më...
4.6 milionë euro. Kjo ishte vetëm fatura që shqiptarët kanë paguar për studiot ligjore, të përzgjedhura nga qeveria, me ...
PLUG tregoi sot sesi një akuzë e kryeministrit për “pastrim parash” ndaj një pronari mediaje që I bënte kritika qeveri...
Prej kohësh, në portin e Durrësit nuk kapet asnjë substancë narkotike, edhe pse raportet ndërkombëtare e cilësojnë ...