Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

Kryetari i PD, Sali Berisha, takon Sekretaren e Përgjithshme të PPE, Dolors Montserrat dhe Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë Patrick Voller
São Paulo, 21 Nëntor 2025 – Dje Prof. Dr. Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zhvilloi një takim me Dolors Montserrat, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe Patrick Voller, Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë. Diskutimi u fokusua në krizën e thelluar të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sigurisë publike në Shqipëri, si dhe në nivelet alarmante të infiltrimit kriminal në strukturat shtetërore.
Dr. Berisha nënvizoi se Shqipëria sot përfaqëson narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Ky realitet mori formë në vitin 2015, kur kryeministri Edi Rama lejoi mbjelljen sistematike të kanabisit në të gjithë vendin, duke e shndërruar Shqipërinë në një qendër globale të kultivimit dhe trafikut të narkotikëve. Si rezultat, Shqipëria renditet e para në Europë dhe në vendin e 6–7 në botë për eksportet e kanabisit, sipas të dhënave të monitorimit ndërkombëtar.
Ai theksoi se grupet kriminale dhe të organizuara janë fuqizuar ndjeshëm falë mbrojtjes dhe mbështetjes politike të Kryeministrit Rama, duke krijuar një rrjet aktivitetesh të paligjshme që tashmë depërtojnë në ekonomi, administratë publike dhe procese zgjedhore. Partia Demokratike ka dokumentuar raste të shumta, të mbështetura nga dosje prokurorie, dokumente gjykate, investigime të medias, dhe operacione hetimore ndërkombëtar, përfshirë Sky ECC dhe EncroChat, që konfirmojnë përmasat e ekonomisë së narkotikëve dhe kapjes së shtetit në Shqipëri dhe lidhjen me krimin.
Kryetari i PD, z. Berisha theksoi se sasi të mëdha të të ardhurave kriminale pastrohen përmes sektorit të ndërtimit, ku një bum ndërtesash shumëkatëshe bie në kontrast të thellë me faktin se shumë prej këtyre kullave mbeten kryesisht bosh. Ky bum artificial ndërtimi ka deformuar ekonominë e Shqipërisë, duke kontribuar në rënien e EURO-s, rënien e eksporteve, të bujqësisë apo sektorëve të tjerë.
Ai gjithashtu vuri në dukje koston njerëzore të kësaj krize: mbi 1,099,000 qytetarë shqiptarë kanë lënë vendin, sipas të dhënave të EUROSTAT (vetëm në Zonën Shengen, pa llogatitur ata që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera). Ky largim masiv pasqyron një popullsi që nuk sheh më shpresë në një regjim që bllokon rotacionin demokratik, shtyp pluralizmin politik dhe organizon zgjrdhje farsë.
Sekretarja e Përgjithshme Montserrat dhe Dr. Berisha diskutuan gjithashtu nevojën urgjente për një vizitë në terren në Shqipëri nga përfaqësues të EPP-së, një vizitë që pritet të zhvillohet së shpejti dhe konsiderohet e domosdoshme për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës në vend.
Sekretarja e Përgjithshme Montserrat shprehu shqetësimin e saj të thellë për situatën në Shqipëri dhe siguroi mbështetjen e saj të plotë dhe të PPE për Partinë Demokratike dhe objektivin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, rikthimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor në vend.
Z. Berisha përsëriti angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur procesin e integrimit në cdo hallkë të tij, rivendosjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira, si dhe vendosmërinë për të përballur krimin e organizuar dhe për të çmontuar strukturat e shtetit narkotik në Shqipëri.
Kryetari Berisha shoqërohej nga deputetët e PD, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.
Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka dalë nga ambi...
Në një postim në Facebook, Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama fillimisht ka refuzuar të padisë në Gjykatën Kushtetues...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, e...
Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se ka vendosur të apelojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në São Paulo të Brazilit, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përg...
Demokrati Ilir Alimehmeti ka komentuar faktin se pse Rama nuk e shkarkon Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres dhe të ministres së I...
Komisioni i Ligjeve që u mblodh sot, shtyu mbledhjen me 20 minuta, sepse duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit. Kjo gjë nuk i pëlqeu dep...
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Bardhi, ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështje...
Rast unikal kur një funksionar i BE i jep vetes të drejtë të kundershtoje raportin e trupës më të specializuar pë...