Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli për mandatin që vjen. Berisha gjhithashtu është zotuar se në 100 ditët e para të qeverisjes do të nxjerrë vendin nga mjerimi. Kryedemokrati tha se në 100 ditë do të nxjerrim jashtë çdo votre shqiptare varfërinë e skajshme, ndërsa renditi premtimet për ulje të çmimit të energjisë, naftës dhe ujit. Gjithashtu premtoi rritje pensionesh, rritje të pagës minimale dhe rimbursim 100% të ilaçeve.
"Miqtë e mi, në 100 ditë Shqipëria do ketë listën e ilaçeve që rimburson republika italiane, 100 përqind të rimbursueshme. Zotimi im është për fermerët e Elbasanit dhe Shqipërisë se në 100 ditë do të pesëfishohen subvencionet për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Se në 100 ditë, taksa armiqësore asimetrike do të zhduket dhe do vendoset njëlloj në shitje dhe blerje. Se në 100 ditë, prodhimet e tyre bujqësore do mbrohen në çdo sezon. Dhe se do investohet, do dyfishohet buxheti për bujqësinë. Jam këtu për t’u dhënë fjalën se në 100 ditë, në spitalet tona nuk do mungojë asnjë ilaç për të sëmurët tanë. Jo dhe jo. Do mjekohen me dinjitet.
Miq, të gjitha këto japin një frymëmarrje të re për çdo njeri. Të gjitha këto krijojnë një mundësi të re për çdo shqiptar. Me të gjitha këto që unë përmenda nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm ua kthejmë paratë ju, paratë tuaja, paratë që merren nga taksat tuaja. Dhe kjo është detyrë morale, ligj, Kushtetutë për çdo pushtetar. Të dashur qytetarë të Elbasanit, këto janë jetike. Ne përballemi sot me një rrezik ekzistencial që kurrë ndonjëherë asnjëri prej nesh nuk e kishte përfytyruar. Cili qytetar nga Elbasani apo shqiptar do mendonte se do vinte një ditë që ne jemi këtu, kombi shqiptar të ketë treguesin e lindshmërisë më të ulëtin në botë. Dhe e gjitha kjo për shkak se në 10 vite, 620 mijë të reja dhe të rinj u larguan nga Shqipëria.
Kush mund të mendonte nga ne se sot do kishim rrethe me 13 lindje në një vit. Do kishim qytete si Erseka me një lindje në vit. A nuk është kjo një hata për të ardhmen tonë? Të gjitha këto erdhën me një moto, le të ikin se do vijnë cingaleshë, bangladeshas, etj. A ka qëndrim më armiqësor se ky? Miq, një shtëpi pa të rinj është shtëpi pa të ardhme. Një shtëpi pa djep është derë e mbyllur nesër. E dëgjoja në Tepelenë, kishte një grup të rinjsh përpara, burreci 2 metra i gjatë, dhe u thoshte se në mandatin tonë të katërt, do keni nga dy kg fara kungulli të qëruar në muaj. Ky është vlerësimi.
Unë u garantoj se edhe pushtuesi më i egër joshqiptar po të ishte, në këtë katastrofë demografike nuk do guxonte kurrë t’u thoshte të rinjve se do u servirim mandatin e ardhshëm dy kile farë kungulli në muaj.
Pra, ky është preokupimi. Duke ardhur këtu, një zonjë te kthesa më përshëndeti me grusht. E përshëndeta me dy gishta. Tani më lejoni t’i them asaj zonje: zonjë, ne mund të kemi mendime të ndryshme, por ne kurrë, as unë as ti, nuk mund të jemi për djepin bosh. Nuk mund të jemi që të ikë rinia, ëndrra e Shqipërisë dhe të mbetemi këtu në këtë formë.
Nuk mund të jemi t’u ofrojmë dy kile farë kungulli në muaj. Nuk mund të jemi për cinizma të tilla. Prandaj ata të cilët nuk janë në Shqipëri, nuk janë shqiptarë, Michael Martens nuk është shqiptar, është publicist gjerman i njohur, pikërisht për këto i thotë Edi Ramës, ti je kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit. Sepse nuk mbrohen më mirë interesat e Serbisë se sa t’u thuash të rinjve se do kenë dy kile fara kungulli mandatin që vjen," tha Berisha.
ELBASAN- Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomor Alizoti, gjatë fjalës së tij para qytetarëve në takimin elektoral, aku...
FIER- Shfaqet dhe këngët vijojnë të jenë pjesë e fushatës së Partisë Socialiste. Në ndalesën e sotme n&...
FIER- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës në Fier. Gjatë fjalës së tij Rama i ka bërë thirrje s...
ELBASAN- Këshilltari kryesor i Chris LaCivita për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin, deklaroi sot ...
FIER- Kreyministri Edi rama ka zvilluar takimin përmbyllës elektoral në Fier. Gjatë fjalës së tij Rama e cilësoi Fieri...
ELBASAN- I papërmbajtshëm dhe me nota hyjnizimi ka qenë fjalimi i ditës së djeshme i kandidatit për deputet të PS-së n...
SHBA- Nënpresidenti amerikan, JD Vance, bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë, duke thë...
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës tha se është e bindur që zgjidhja më e mirë është që ekzekutivi i ri i ...
TIRANA- “Mos hyni në gjynah, hiç, hajdeni me ne. Kush e ka problem 5-ën le të mos e vejë te 5-a dhe të zbres&...
KORÇA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin elektoral përmbyllës në Korçë. Berisha fto...