Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë. Gjatë javëve të shkuara interesi ndërkombëtarëve për parlamentaret e 11 Majit është parë nga takimet e zhvilluara në Ambasadën e Britanisë së Madhe e më pas atë Gjermane me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e KQZ.
Por për herë një diplomat perëndimor i përgjigjet disa pyetje të lidhura me këtë proces zgjedhor të polarizuar siç u shpreh një ditë më parë misioni vëzhgimit të OSBE-ODIHR. Nicholas Abbott Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në një intervistë ekskluzive për gazetarin Muhamed Veliu jep disa qëndrime për procesin e deritanishëm elektoral duke e vënë theksin në atë që mund të quhet risi e këtyre zgjedhjeve, përfshirjen e SPAK përmes një strategjie parandalimi dhe hetimi të krimeve të mundshme zgjedhore.
Muhamed Veliu: Ambasador Abbott, ju falënderoj shumë që pranuat ftesën e Top Channel për këtë intervistë. Do të doja të filloja duke ju pyetur: po afrohemi në fund të fushatës elektorale. Nga takimet që keni zhvilluar me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, a keni identifikuar ndonjë shqetësim?
Ambasadori Nicholas Abbott: Si fillim, faleminderit, Muhamed, për ftesën në këtë intervistë. Kjo është padyshim një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë.
Mendoj se puna që po bëjnë këto tre institucione është shumë e rëndësishme. Ne kemi ofruar mbështetje, ashtu si edhe shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, dhe është e qartë që ka disa problematika që shoqërojnë zgjedhjet — por kjo ndodh kudo, edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një moment i rëndësishëm për çdo demokraci.
Prandaj është inkurajuese të shohësh këto institucione që bashkëpunojnë dhe njihen për aftësinë për të përmbushur detyrat e tyre me përkushtim.
Muhamed Veliu: Ambasador, mund të evidentojmë ndonjë problem?
Ambasadori Nicholas Abbott: Po mendoj se kjo është një fushatë zgjedhore, siç e keni parë edhe në Top Channel apo në media të tjera, ka diskutime rreth blerjes së votës, intimidimit të votuesve, dezinformimit.
Por më gëzon fakti që autoritetet dhe institucionet përkatëse po i adresojnë këto çështje.
Muhamed Veliu: A mendoni se strategjia e SPAK kundër krimeve zgjedhore po funksionon?
Ambasadori- Nicholas Abbott: Mendoj se çdo përfshirje e institucioneve të drejtësisë për të siguruar mbikëqyrje të duhur të procesit zgjedhor është një hap i rëndësishëm. Nuk duhet të supozojmë se gjithçka shkon gjithmonë siç dëshirohet. Por unë shoh një angazhim të vërtetë nga institucionet dhe autoritetet shqiptare për të bërë ndryshime.
Këto zgjedhje janë me rëndësi. Shqipëria është në një proces të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që ndodh në Shqipëri. Siç e dini, këtu është një mision vëzhgimi nga OSBE/ODIHR. Ne kemi kontribuar gjithashtu si Mbretëri e Bashkuar dhe mendoj që është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të shkojnë sa më mirë që të jetë e mundur./ TCH
takimi SPANJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lum...
edi rama KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kukës se brenda mandatit të ardhshëm, ky qytet do të vizitohet nga n1 milion...
edi rama KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një tjetër takim elektoral në qytetin e Kukësit me qytetarët. Rama tha...
edi rama KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kukës se subjektet që realizojnë fitime vjetore nën 100 mijë euro ...
edi rama KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin elektoral me gratë dhe vajzat në Kukës se në vitin 2030 prodhimi i b...
takimi VALENCIA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn. N&e...
edi rama KUKËS- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim elektoral në Kukës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka ...
KOSOVË- Në një kohë kur çdo votë deputeti ka rëndësi vendimtare, nëntë votat e Listës Serbe në K...
KOSOVA- Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se ia ka shprehur presidentes së K...
TIRANË- Kandidatja për deputete dhe drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka denoncuar degradimin ...