Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat u shpreh se qytetarët mezi presin programin e PD-së. Berisha theksoi se duhet të bëjnë gjithçka, të dalim dhe të shumëfishojnë takimet me qytetarët. Ai tha se strukturat e PD duhet të jenë në funksion dhe në shërbim të qytetarëve.
Sipas tij PS po kopjon programin e Partisë Demokratike. Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama është shprehur se do të vendosë pensionin 200 euro. Ai tha se PD një vit e gjysmë më para ka dorëzuar ligjin për minimumin jetik 200 euro.
Berisha shtoi se Rama nuk e votoi edhe pse ai e foti që të mblidhen urgjent dhe ta votojnë në parlament. Sipas tij Rama e spostoi ligjin për minimumin jetin për në vitin 2030. Ai theksoi se do të faljet çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992.
"Natyrisht pollet ishin humbëset në historinë e njerëzimit sepse dolën institucionet më mashtruese të opinionit publik. 1.6 miliardë euro u shpenzuan nga kundërshtarët e presidentit Trump për polle, dhe që të gjitha përfunduan atje ku duhej të ishin sepse mashtruan kombin amerikan duke paraqitur fitimtar atë që nuk mund të fitonte. Pra, kemi analogjira të vërteta. Por, Partia Republikane dhe mbështetësit fituan vetëm duke takuar amerikanët. Ata gjetën se me takime mund të ndërrohej mendimi i një të tretës së atyre që kishin mendim tjetër për të votuar.
Pra, takimi sipas rezultateve të kësaj fushate, është përcaktues dhe vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve.
Ata vendosën një sistem monitorimi individual, d.m.th monitoronin çdo takim të çdo mbështetësi të Partisë Republikane. Kurrë ndonjëherë më shumë se sa këto javë që kanë mbetur nuk marrin peshë dhe rëndësi të jashtëzakonshme takimet, ju, takimet tuaja dhe të përfaqësuesve tuaj në shtabe. Ndaj dhe ftesa ime, këshilla ime, sugjerimi im është takime, takime dhe vetëm takime. Çfarë tregojnë, cila ëshët gjendja tek qytetarët? Është një optimizëm shumë i madh. Është një optimizëm po ta shprehim me terma reale, dy kate më i madh se ç’e mendojmë. Është një optimizëm që nuk mbahet mend kur ka ekzistuar. Ju e shihni vetë në takimet tuaja. Unë konstatoj, nuk po flas vetëm për mitingjet, por për takimet që kam bërë në tregje, në rrugë, një klimë jashtëzakonisht miqësore.
Me një fjalë, qytetarët mezi presin programin tonë, fjalën tonë, vlerësimin tonë. Ky është realiteti. Ndaj dhe unë e kuptoj lodhjen, është faktor normal, por duhet të bëjmë gjithçka, të dalim mbi të dhe të shumëfishojmë takimet me qytetarët. Strukturat e PD të tëra duhet të jenë në funksion tuajin, në shërbimin tuaj. Duhet të bëjnë takime për ju dhe në emër tuaj. Duhet t’u mbështesin ju fuqimisht. Ne kemi program serioz. Shikoni çfarë ndodh në anën tjetër? Ai fillimisht del para shqiptarëve sikur ka zbritur nga Marsi, sikur nuk ka qeverisur 12 vite, sikur nuk e di se ku është, nuk flet as për 12 vitet, as për 4 vitet që vijnë dhe paraqet një narrativë në të cilën kërkon të ngjasojë me një Big Brother apo diçka të tillë, duke presupozuar se njerëzit nuk kanë asnjë problem, asnjë hall.
Se as aktualisht, as në të ardhmen ata nuk ekzistojnë. Me vulgaritetin e tij, me banalitetin e tij, ai kërkon të spostojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet jetike me të cilat ata përballen tek mashtrimet që ai kërkon të bëjë me tallavanë e tij. Pastaj kthehet dhe kopjon programin.
Ju e patë, një ditë të bukur tha unë do vendos pensionin 200 euro. Po ne kishim dorëzuar ligjin një vit e gjysmë më para pikërisht për këtë, për minimumin jetik 200 euro. Ai nuk e votoi, kur unë e ftova që hajde të mblidhemi urgjent dhe ta votojmë në parlament, ai e spostoi në vitin 2030.
Tani ai kalon tek pjesa tjetër e programit, falja e gjobave. Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992. Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë.
Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite.
Çfarë ndodh? Ne kemi falur kamatat, këta i kanë rikthyer kamatat. Nuk kanë ligj as moral. Këta sot e kësaj dite i mbledhin dhe dëgjoja një ditë një qytetar që thoshte se më duhen 80 vite punë për të paguar kamatat që kam për energjinë. Kështu që ne, jo vetëm qytetarëve, por ne do falim edhe gjobat e biznesit të vogël. Se edhe ai është viktimë e arbitraritetit dhe absurditetit të inspektorëve të qeverisë. Jemi shumë të vendosur që të falim çdo gjobë, ai kërkonte amnisti për grupet kriminale, ne do bëjmë amnisti për qytetarët dhe bizneset e ndershme," tha Berisha.
TIRANË- Një video nga votimi i diasporës shqiptare është publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale. Në vide...
edi rama BERAT- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me fermerët në Berat tha se kushdo që jeton në fshat duhet ta harroj...
rama BERAT- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me fermerët e qarkut të Beratit. Rama u shpreh se takimi i sot&eu...
rama, berisha dhe lacivita TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar fushatat elektorale të dy forcave më të mëdha politike n&...
TIRANË- Ish-deputeti socialist Piro Lutaj i ka dalë në mbrojtje anëtares së PS-së në njësinë 5, Anila Shehut...
TIRANË- Një mesazh SMS është shpërndarë ditët e fundit në grupin e brendshëm të Partisë Socia...
erion veliaj TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet ditën e sotme seanca për kryebashkiakun e Tiranës, E...
SHKODËR- Kreu i PSD-së, Tom Doshi gjatë takimit të tij të fundit elektoral ka sulmuar kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci...
aktori ne spot dhe edona bilali SHKODËR- Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali ka hequr...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku kërkon ndjesë për përdorimin e fjalës "aut...