Nga protesta kombëtare para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot kjo parti është më e fortë se kurrë dhe se tashmë opozita është në kilometrin e fundit të fitores.
"Ishin vitet e një përballje të egër me regjimin e Ramaduros, biri i një xhelati. Ai bëri gjithçka, përdori burgjet, manipulimet, lobimet e korruptuara dhe ja jemi më të fort se kurrë sot. Në udhëtimin tonë i dëshmuam shqiptarëve se projekti i Shqipërisë pa opozitë ishte turpi i tyre. Ne të gatshëm për çdo çmim kurrë nuk do ta pranonim. U dëshmuam shpresa e vetme e sigurt e shqiptarëve. Sot në kilometrin e fundit jemi më të fortë se kurrë. Sot jemi mbledhur në këtë protestë madhështore", tha Berisha midis të tjerash.
Pjesë nga fjala:
Të dashur shqiptare dhe shqiptarë kudo që ndodheni sonte.
Përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur dhe guximtarë të kombit shqiptar, të pranishëm sonte në këtë shesh beteje dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Të nderuar drejtues të PD, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë.
Vëllezër dhe motra.
Do ta nis këtë fjalë me një mesazh që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë.
Mesazhi im është ky, sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë.
Sot ne jemi para triumfit të madh, shumëkujt triumfi mund t’i duket ende larg kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria.
Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë pa dyshim maratonë jo e lehtë.
Thuaj një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime oruelliane ndaj nesh, por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne.
Ishin vitet e një përballje të egër me regjimin e narko-diktatorit Ramaduro, biri i një xhelati që firmoste varjen e kundërshtarëve politikë dhe që përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë.
Ai bëri gjithçka, përdori burgjet, manipulimet, lobimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë.
Në udhëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne u dëshmuan shqiptarëve dhe botës, se projekti i Shqipërisë pa opozitë apo kallp opozitë, ishte turpi i tyre, ishte turpi i historisë, që ne kurrë nuk do ta pranonim kurrë, të gatshëm për çdo çmim.
Në këtë udhëtim ne u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe nga izolimi më i thellë arritëm në kilometrin e fundit si forca politike më e mbështetur nga shqiptarët dhe partitë simotra në mbarë botën.
Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shpresa e vetme e shqiptarëve.
Zoti u bekoftë!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Janar18:17
FOTO-LAJM/ Protestuesi i veçantë në protestën kombëtare para Kryeministrisë
Një formë e pazakontë proteste ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e sotme në një nga rrugët kryesore të qytetit, k...
POLITIKE
24 Janar18:12
Mësuesja nga protesta e opozitës: Regjimit t'i japim shuplakën e merituar. I ktheu shpinën qytetarit të ndershëm, i hapi rrugën padrejtësisë
Në protestën e opozitës para kryeministrisë mbajti një fjalë edhe arsimtarja Eva Metaj, e cila theksoi se ishte në protest&eu...
POLITIKE
24 Janar18:10
“Ku të telefonojmë kur na merr peng policia?”- Disa nga pankartat më pikante në protestën e opozitës
Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë në protestën kombëtarë të PD.
Me pankarta në duar me...
POLITIKE
24 Janar18:06
“Rama lag fytin me verë 33 mijë euro”, Blushi: Qytetarët nuk i ndal dot më regjimi kalbësirë i Ramaduros
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha nga protesta para Kryeministrisë se regjimit të Edi Ramës ...
POLITIKE
24 Janar17:50
VIDEO/ Dega e CNN me 10 mln ndjekës transmeton live protestën kombëtare të opozitës në Shqipëri
Protesta kombëtare e opozitës në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare.
Disa prej medieve më t&eu...
POLITIKE
24 Janar17:47
“Në këtë godinë nuk është qeveria, por hajnia”, Boçi: Këtu vjedhja ka emër dhe fillon me inceneratorët. Rama grabiti 14 miliardë euro
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ishte i pari që hapi fjalimet në protestën e PD, në sheshin para kryeministrisë.
N&...
POLITIKE
24 Janar17:39
FOTO-LAJM/ Qytetarët i përgjigjen thirrjes së opozitës, pjesëmarrja masive në shesh
Qindra mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për protestën kombëtare që po mbahet para kryemi...
POLITIKE
24 Janar17:34
Berisha zbret në sheshin para kryeministrisë, nis zyrtarisht protesta e PD
Ka nisur protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë. Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia e PD i ndje...
POLITIKE
24 Janar17:23
Pankartat në anglisht, të rinjtë thirrje për ndërkombëtarët: Shqipëria, parti shtet!
Teksa presin liderin e opozitës dhe udhëheqësin e PD, Sali Berisha të zbarkojë në sheshin para kryeministrisë në protest...
POLITIKE
24 Janar17:18
'Vjedhja, korrupsioni, keqqeverisja dhe tallja', Saraçi: Ja pse qytetarët duhet të protestojnë
“Lekët e qytetarëve shqiptarë sot janë në xhepin e Edi Ramës, të kabinetit të tij qeveritar dhe të bash...