Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
TIRANË- Pak ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen e ndërtimit për rezidencën Sima Tower në rrugën Bedri Karapici. Kompanitë përfituese të lejes janë Sima Com Alb dhe Alb Vizion Construction.
Kompania Alb Vizion Construction zotërohet nga dy bashkëshortë. Ata janë Ardita Prendi dhe Bardhok Lleshi. Zoti Lleshi ka qenë prokuror në rrethin e Lezhës. Në janar të vitit 2021, ai u shkarkua nga të gjitha shkallët e vettingut për probleme me pasurinë.
Madje, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kishte kallëzuar më parë zotin Lleshi për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë dhe mungesën e burimeve të ligjshme financiare për të justifikuar pasurinë e deklaruar.
Prokurori u shkarkua, por ashtu si të gjithë të tjerët nuk u mor në procedim penal. Tashmë kompania e tij ndërton kulla.
Ajo për Alb Vizion ishte vetëm njëra nga lejet e miratuar në dy mbledhjet e fundit të KKTU. Por qeveria ka menduar që në tortën e ndërtimit të kenë përfaqësi të gjitha kategoritë e veprave penale.
Në Vlorë, KKTU miratoi muajin e fundit, mes të tjerash, dy leje për ndërtime masive. E para është leja e ndërtimit për objektin Flatiron of Vlora, një kompleks me kulla 20 dhe 21 kate në rrugën Dhimitër Konomi. Ndërsa leja e dytë ishte një godinë banimi dhe shërbimesh me 12 dhe 13 kate. Të dy lejet janë marrë nga bashkimi i tre kompanive. Ato janë Kumi Konstruksion, Semajo dhe Eve Construction.
Kompania Eve Construction është themeluar në shtator të vitit 2022. Aksionet e saj zotërohen nga Viron Robaj. Për kronikën e lajmeve, zoti Robaj nuk është një emër i pannjohur. Ai ishte skafisti i tragjedisë së 9 janarit, ku u mbytën 28 shqiptarë në tentativë për të emigruar drejt Italisë.
I dënuar fillimisht nga Gjykata e Vlorës me 25 vite burg në mungesë, zoti Robaj u arrestua në vitin 2014 në Perugia të Italisë dhe u ekstradua në Shqipëri. Pas mbërritjes në Atdhe ai nisi betejën ligjore për të lehtësuar pozitat e tij dhe 25 vitet e dënimit u bënë shumë më pak. Tani zoti Robaj ndërton kulla me lejen e qeverisë.
Por sindikata e atyre që po ndërtojnë Shqipërinë e 2030-ës, sipas vizionit të kryeministrit, është e madhe dhe e larmishme.
Sërish në Vlorë, KKTU miratoi lejen e ndërtimi për objektin: “Salterra”, Zhvillimi i një kompleksi ndërtimesh të përbërë nga 2 objekte hoteleri, shërbime dhe rezidencial 13 dhe 24 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë.” Kompania ndërtuese e këtyre kullave është Turi M.Z.B. Kjo kompani zotërohet nga biznesmeni Artur Haxhi.
Nëse hap lajmet e kronikës emri i zotit Haxhi të shfaqet jo pak. Së pari ai ishte ndërtuesi i pllatit 15 katësh në qendër të Vlorës që çoi në pranga ish kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Vetë zoti Haxhi u arrestua dhe u dënua me 3 vite burg për këtë çështje, të cilat iu konvertuan në shërbim prove. Ndërkohë dy vite më parë, ai u shpall sërish në kërkim për një ndërtim pa leje në zonën e Ujit të Ftohtë, çështje e cila edhe kjo u mbyll.
Delegatët e fundit të sindikatës vijnë nga rrethi i fundit i Dantes. Këta janë biznesmenët me background problematik mashtrimesh. Oberon Tower, leja e ndërtimit të së cilës u miratua tre ditë më parë do të ndërtohet në Tiranë. Ndërtuesja e saj është kompania Ober me pronar Orges dhe Marigo Kushi.
Më parë këta kanë qenë pronarët e kompanisë Orbes. Para disa vitesh emri i tyre u bë i njohur teksa lanë rrugëve disa familje, që kishin porositur banesa në një pallat në zonën e Yzberishit.
Sunrise Tower, një tjetër kullë e lartë në Tiranë do të ndërtohet nga Braka Construction. Kjo kompani zotërohet nga Amarildo Braka, që gjithashtu nuk është emër i padëgjuar. Para disa viteve zoti Braka ndërtoi një pallat në shkelje të lejes në zonën e plazhit në Durrësit. Pallati u vu nën sekuestro nga prokuroria dhe banorët u sorrollatën më vite të tëra rrugëve për të hyrë në shtëpitë e tyre.
I fundit në listën e atyre që morën leje ndërtimi në dy mbledhjet e fundit të KKTU-së është projekti Dukagjini Resort. I shpallur me statusin investitor strategjik, resorti do të ndërtohet tek Rana e Hedhun mbi tokë të falur shtetërore. Kompania ndërtuese e resortit është Dukagjini Group, që zotërohet nga biznesmeni kosovar Ekrem Lluka.
I përfolur nga mediat kosovare si i vendosur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Lluka ka aktualisht një problem jo të vogël me drejtësinë në Kosovë. Ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësore për pastrim parash. Prokuroria e Kosovës e akuzon zotin Lluka se përmes disa transaksioneve me spitalin Amerikan të Kosovës dhe një kompani të familje së ish gjyqtarit shqitar Alaudin Malaj kanë bërë pastrim parash.
Sindikata e ndërtimit është shumë e madhe. Ajo ka përfaqësi nga të gjitha kategoritë e veprave penale. Nga të dyshuarit për pastrim parash, deri të dënuarit për korrupsion dhe trafik. Këta janë kuzhinierët që po gatuajnë mënunë e asaj që kryeministri e quan me krenari Shqipëria 2030./Kapitali.al
Skandalet që përfshijnë sektorët e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në vendin tonë nuk kanë të sosur. P...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp këtë të hënë ka ndarë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Paketën e dhembshurisë u paraqit nga PD dhe para 15 muajsh, por u refuzua ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur këtë të hënë gjatë konferencës me gaze...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se me ardhjen në pushtet të forc&e...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e forcës së tij politike. Sipas tij ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të hënë në një deklaratë për shtyp se...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se për atë që e quan "banda e...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-së, ka komentuar ed...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali berisha gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-së, u shpreh se korporat...