Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar sërish nga qelia e burgut në lidhje me dialogun e publikuar këtë të hënë mes tij dhe prokurorit Olsi Dado, ku pretendon se ky i fundit e ka quajtur "ndyrësirë" gjatë seancës gjyqësore në GJKKO.
GJKKO dhe SPAK hodhën poshtë pretendimin e Veliajt, duke publikuar dialogun e plotë mes Veliajt dhe Dados, teksa thonë se prokurori nuk ka përdorur fjalën "ndyrësirë" në asnjë moment gjatë seancës. Por Veliaj vijon ti qëndrojë bindjes së tij se prokurori ka përdorur këtë fjalor jo të hijshëm.
Në një reagim në rrjete sociale kryebashkiaku thotë se në atë sallë gjyqi është fyer, sulmuar e kërcënuar nga prokurori Dado. Veliaj vijon sulmet, teksa thotë se "ajo seancë ishte një kasaphanë e përgatitur për të më “vrarë” politikisht dhe kam dëgjuar lloj-lloj epitetesh, që nga “gënjeshtar”, “je patologjik” e deri te fjalia “e di se ku shkon, ky merret me mua ky …ndyrësirë”.
Më tej kryebashkiaku shkruan se fton gjykatën të publikojë audion e asaj seance sipas tij të shëmtuar dhe pastaj qytetarët ta vendosin vetë se kush ka të drejtë.
Reagimi i Veliajt:
Siç e dini, prej dy javësh unë ndodhem i mbyllur në qeli pa gjyq dhe i dënuar që në faqen e parë të një dosjeje, të cilën po e faktoj çdo ditë se është një montim i shëmtuar dhe farsë e rrezikshme.
Por, gjithashtu, ndodhem në kushte të pabarabarta për të thënë të vërtetën time, atë të vërtetë të cilën do ta mbroj deri në fund dhe do të vazhdoj ta them së paku këtu, në rrjetet e mia sociale, si e vetmja mënyrë për të komunikuar me qytetarët e Tiranës dhe gjithë publikun.
Po! E them dhe e përsëris, në atë sallë gjyqi unë jam fyer, sulmuar e kërcënuar nga prokurori im, Olsi Dado, me fjalë të cilat janë të regjistruara dhe padyshim mund të bëhen transparente për publikun. Ajo seancë ishte një kasaphanë e përgatitur për të më “vrarë” politikisht dhe kam dëgjuar lloj-lloj epitetesh, që nga “gënjeshtar”, “je patologjik” e deri te fjalia “e di se ku shkon, ky merret me mua ky …ndyrësirë”.
Për të qenë të vërtetë deri në fund, ftoj gjykatën të publikojë audion e asaj seance të shëmtuar dhe pastaj qytetarët ta vendosin vetë se kush ka të drejtë. Ama, unë do të vijoj të çmontoj atë dosje të stisur kundër meje çdo ditë, pak nga pak, siç kam bërë deri më sot.
Dialogu mes Veliajt dhe Dados në seancën gjyqësore është publikuar nga vetë kryebashkiaku këtë të hënë, përmes së cilit pretendonte se prokurori e kishte quajtur "ndyrësirë". Por gjykata e Posaçme në reagimin zyrtar hodhi poshtë pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për gjuhën që sipas tij është përdorur në seancë gjyqësore. GJKKO tha se varianti i bisedës së publikuar nga Veliaj sot në Facebook nuk është i vërtetë, pasi verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të kryebashkiakut Veliaj, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.
Pas Gjykatës së Posaçme, edhe SPAK hodhi poshtë pretendimet e kryebashkiakut për gjuhën që sipas tij është përdorur në seancë gjyqësore. Prokuroria e Posaçme publikoi faqen 292 të procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së, ku shihet se fjala "Ndyrësirë" nuk është përdorur nga prokurori Ols Dado, ashtu siç pretendoi Veliaj.
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të hënë për takimet që ka mbajtur...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur edhe për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila u paraqit sot në SPAK. Lala e ftuar në e...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për kërcënimet dhe fyerjet e Erion Veliajt ndaj prokurorit që po e heton, Ols Dado.&nb...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të hënë për takimet që ka mbajtur...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme rikthimin e tij në PD pasi hoqi dor&eu...
Veliaj, Dado TIRANË - Është publikuar audio e dialogut Veliaj-Dado gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Gjykat&eum...
Dado, Veliaj TIRANË - Gazetari Bledian Koka, ka komentuar akuzat e kryebashkiakut Veliaj kundrejt prokurorit Olsi Dado, i cili përmes një do...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tymin e zi që po dilte nga tarraca e godin&e...
Tedi Blushi TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar këtë të hën&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka dhënë së fundmi në intervistë për median greke "Tovima", ku ka folur për...