Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË - Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme e dërgoi për gjykim nën akuzën “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, lidhur me shkarkimin dhe emërimin e administratorit të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Në një reagim në rrjete sociale, Spahia shkruan se çështja e SPAK ndaj tij është qesharake, teksa liston edhe disa fakte që sipas tij rrëzojnë akuzat e ngritura nga prokuroria. Spahia thotë se, SPAK e akuzon se nuk ka mbajtur në detyrë ca muaj një administrator të shkarkuar për të cilin gjykata ka vendosur që është shkarkuar në mënyrë të ligjshme.
Ai thotë se Prokuroria kundër korrupsionit e akuzon se nuk kam mbajtur në punë një njeri i cili sipas KLSH duhej të largohej nga detyra. Më tej Spahia ngre akuza, se padia ndaj tij është nisur politikisht për të dëmtuar PD-në në Shkodër.
Reagimi i Bardh Spahisë:
Çështja e SPAK-ut ndaj meje është qesharake: më akuzon se nuk kam kthyer në punë një administrator për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon “Largim nga Detyra”.
Faktet pas kësaj akuze, pa asnjë koment janë këto:
Më 16 Maj 2022, si Kryetar i Bashkisë së Shkodrës mora vendim për shkarkimin nga detyra të administratorit të Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër—shoqëri tregtare në pronësi të Bashkisë Shkodër. Shkarkimi u bë pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe një raporti të Kontrollit të Shtetit që gjente shkelje dhe abuzime në ujësjellës-kanalizime dhe rekomandonte largimin e drejtorit.
Administratori bëri ankesë në gjykatë dhe gjyqtari nxorri urdhër për pezullimin e vendimit të shkarkimit deri në shqyrtimin e çështjes.
Unë respektova vendimin e gjykatës dhe prita derisa Gjykata e Apelit dha vendim, e cila prishi vendimin gjykatës së rrethit dhe rrëzoi masën e pezullimit të shkarkimit. Pastaj, unë mora vendim për shkarkimin e administratorit.
Në muajin shtator 2023, Gjykata e Shkodrës e pushoi çështjen dhe ish-administratori as nuk e ankimoi çështjen në Gjykatën e Apelit. Kështu çështja u mbyll.
Tre vjet më pas, dhe dy vjet pasi kisha lënë detyrën e kryebashkiakut, në korrik 2024, ish-administratori “kujtohet” të më denoncojë në Prokurorinë Shkodër për moszbatim të vendimit të gjykatës. Justifikimi ishte se pasi gjyqtari nxorri urdhërin e pezullimit të vendimit të shkarkimit, unë duhet ta kisha anulluar vendimin dhe ta kthejë në zyrë administratorin deri sa të vendoste gjykata.
Prokuroria e Shkodrës shpalli mungesë kompetence meqë “krimi” i supozuar ishte bërë nga një kryetar bashkie dhe e dërgoi padinë në SPAK.
SPAKU u mor menjëherë me këtë padi, duke i dhënë asaj përparësi të madhe. Unë jam thirrur katër herë për t’u marrë në pyetje për këtë “krim”. Nuk mendova kurrë se kjo çështje do arrinte në gjykatë, por sot SPAK e ka çuar për gjykim.
Që ta përsëris me fjalë të thjeshta: SPAK më akuzon se nuk kam mbajtur në detyrë ca muaj një administrator të shkarkuar për të cilin gjykata ka vendosur që është shkarkuar në mënyrë të ligjshme!
Kjo është qesharake: Prokuroria kundër korrupsionit më akuzon se nuk kam mbajtur në punë një njeri i cili sipas KLSH duhej të largohej nga detyra.
Padia ndaj meje është nisur politikisht për të dëmtuar PD-në në Shkodër. Unë do ta fitoj betejën para drejtësisë. Bashkë me qytetarët e Shkodrës do fitojmë më 11 maj edhe betejën politike kundër krimit e korrupsionit që ka pushtuar Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.
Kongresi SHBA - Gazetari investigativ i "The Daily Signal", Tyler O’Neil, ka bërë një deklaratë të fortë kët&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me të Përndjekurit Politikë, tha se shum&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me të Përndjekurit Politikë, u shpreh se në...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të mërkure një takim me asambletë socialiste të...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrel&...
TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste ka vijuar me sulmet...
TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste ka vijuar me sulmet...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrel&...
Foto ilustruese UASHINGTON – Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë sh&eu...
Foto ilustruese KOSOVË - Mbi dy javë pas mbajtjes së zgjedhjes parlamentare në Kosovë, sot ka filluar numërimi i një pje...