Sekuestroi 4 milionë euro pasuri/ Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani kallëzohet penalisht në Itali
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Prej 65 ditësh qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa shp...
Një protestues, nga Sheshi Skënderbej, paralajmëroi se këto protesta, të cilat kanë shpërthyer edhe në qytete të tj...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë&rdq...
Banorët e një lagjeje shumë afër qendrës së Fierit kanë denoncojnë gjendjen e amortizuar në lagjen ku jetojnë....
Mezi 18 vjeç, por tashmë profesor universiteti. Në SHBA, Nathan Thomas ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, duke u bërë ...
Miratimi i marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarë për modernizimin e Forcave të Armatosua me Shtetet e Bashkuara...
Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën nj&...
Banorët e fshatit Rrodokal, në njësinë administrative Mokër të Bashkisë së Pogradecit, kanë marrë kazmat dhe l...
Demokratët Europianë kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, d...
Propozimi i Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, po shndërrohet në një nga debatet më të ashpra brenda vetë mazhorancës.
Ajo që nisi si kundërshtim i banorëve në disa qytete, tashmë është kthyer në një valë reagimesh publike nga kryebashkiakë dhe deputetë të Partisë Socialiste, të cilët kundërshtojnë hapur draftin e propozuar.
Në ditët e fundit, protestat janë zhvilluar në disa nga bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas hartës së re.
Banorët kanë dalë në sheshe duke kundërshtuar bashkimin e njësive të tyre me bashki më të mëdha, me argumentin se reforma do t'i largojë shërbimet publike dhe do të dëmtojë përfaqësimin lokal.
Shenja e parë e përplasjes brenda Partisë Socialiste u shfaq në Poliçan, ku kryetari i PS-së në Poliçan dha dorëheqjen nga funksioni, duke deklaruar se nuk mund të mbështeste një projekt që, dëmton interesat e qytetit.
Paralelisht, një grup anëtarësh dhe mbështetësish socialistë dogjën publikisht teserat e Partisë Socialiste në shenjë proteste ndaj planit për shkrirjen e bashkisë.
Në Maliq, qytetarët dolën kundër planit që bashkia e tyre të bashkohet me Korçën.
"Maliqi nuk është trajtuar si duhet, është bërë kurban i politikës", u shpreh një banor. Një tjetër paralajmëroi se bashkimi me Korçën do të krijojë vështirësi të mëdha për qytetarët.
"Qytetarët do të kishin krizë direkt, distanca është shumë larg. I kemi këtu shërbimet, të ikim në Korçë?"
Protesta dhe kundërshtime janë shfaqur edhe në bashki të tjera.
Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë të Patosit kanë protestuar paraditen e sotme kundër ‘Territoriales' dhe shkrirjes së kësaj bashkie me Fierin. Me thirrjet “ Larg duart nga Patosi” ata kanë pohuar njëzëri se ky vendim cenon identitetin e qytetit të naftëtarëve.
Libohova, që sipas draftit të mazhorancës pritet t’i bashkohet Gjirokastrës, është e para që ka mbledhur Këshillin Bashkiak, ku si rrallë herë të majtë e të djathë janë bërë bashkë: kundër shkrirjes së bashkisë Libohovë. Këtë qëndrim unanim të të gjithë këshilltarëve bashkiak pritet t’ia çojnë qeverisë me shpresën se vendimi i tyre do të merret parasysh.
Ndërsa në Rrogozhinë, e cila pritet të bashkohet me Kavajën janë punonjësit e bashkisë ata të cilët e kanë kundërshtuar bashkimin duke pezulluar për pak çaste punën mëngjesin e kësaj të hëne, në shenjë demonstrative kundër propozimit të socialistëve.
Edhe bashkia Klos, e cila pritet t’i bashkohet Matit do të mbajë qëndrimin e saj zyrtar. Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar një mbledhje urgjente, ku pritet të diskutohet qëndrimi institucional i këshillit ndaj projektit të reformës administrativo-territoriale.
Kryebashkiakët e PS kundër draftit
Një nga reagimet më të forta erdhi nga kryebashkiaku socialist i Patosit, Fation Duro, i cili kundërshtoi bashkimin e Patosit me Fierin.
Duro solli në vëmendje vetë raportin e Komisionit për Reformën Territoriale.
"Patosi nuk është bashki me performancë të dobët. Përkundrazi, në treguesit më të rëndësishëm renditet ndër bashkitë më të mira të Shqipërisë", deklaroi ai.
Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj ka dalë hapur kundër propozimit të Partisë Socialiste për reformën territoriale. Memaj kundërshton bashkimin e bashkisë që ajo drejton me Bashkinë Berat, ndërsa theksoi se kanë kaluar vetëm katër vite që kur njësia vendore mori emrin Bashkia Dimal.
“Në vitin 2021, në fund të prillit, mori emrin Bashkia Dimal. Shumë keq që dimaliotët të mos e gëzonin shtëpinë e tyre të re”, deklaroi ajo.
Po ashtu, kryebashkiakja socialiste akuzoi se vendimi është marrë në mungesë transparence, pasi, sipas saj, treguesit e bashkisë që ajo drejton janë pozitivë.
Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, ka dalë hapur kundër propozimit të Partisë Socialiste . Gjatë një proteste të zhvilluar së bashku me qytetarët, kryebashkiaku socialist u shpreh se lajmi për përfshirjen e Divjakës në listën e bashkive që do të shkrihen i ka ardhur si një “bombë”, duke theksuar se është ndjerë i tradhtuar nga mënyra se si është bërë publik ky propozim.
Deputetët socialistë dalin hapur kundër
Pak ditë më vonë, kundër draftit doli edhe deputeti i PS-së për Vlorën, Vullnet Sinaj, i cili kundërshtoi shkrirjen e Bashkisë Selenicë.
"Mendimi im është që duhet dëgjuar zëri i ekspertëve, por mbi të gjitha zëri dhe interesi i qytetarëve", shkroi ai.
Sinaj argumentoi se problemi nuk është numri i bashkive, por mungesa e financimit të pushtetit vendor.
"Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit, nuk do të kishim nevojë të zvogëlonim numrin e bashkive, por të rrisnim financimin e tyre", u shpreh deputeti.
Rama: Kundërshtimet janë normale
Përballë valës së reagimeve, kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikiëve përmes një postimi në rrjetet sociale, duke minimizuar zërat kundërshtues.
Ai tha se konsultimi publik është pikërisht faza ku secili ka të drejtë të shprehë mendimin.
"Gjithçka tjetër është jo vetëm normale, por edhe e mirëseardhur", shkroi Rama.
Sipas tij, kryetarët e bashkive kanë detyrim ligjor të paraqesin qëndrimet e tyre dhe askush nuk do të pengohet të shprehë opinionin.
Opozita: Konsultim formal për një vendim të marrë
Deklaratat e Ramës sollën reagimin e menjëhershëm të opozitës.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se konsultimi është vetëm formal dhe se vendimi është marrë prej kohësh.
"Edi Rama nuk po zhvillon një konsultim për hartën administrativo-territoriale. Po zhvillon një konsultim formal për një vendim të paracaktuar", u shpreh Bardhi.
Ai shtoi se socialistët po protestojnë sepse "refuzojnë të bëhen sërish kavje për vendimet e çmendura të kryeministrit të tyre".
Ndërsa konsultimi publik 60-ditor vijon, lista e zyrtarëve socialistë që kërkojnë ndryshimin e hartës territoriale duket se po zgjerohet, duke e kthyer reformën në një nga debatet më të mëdha politike për mazhorancën në këtë mandat/ Politiko.al
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku edhe këtë të hënë po zhvillohet protesta e rad...
Banorët e Dimalit kanë zhvilluar sërish protestë kundër reformës territoriale që parashikon bashkimin e kësaj zone me Ba...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas arrestimit në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga...
Miratimi i marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarë për modernizimin e Forcave të Armatosua me Shtetet e Bashkuara...
Demokratët Europianë kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, d...
Analisti Fatos Lubonja, ka bërë një analizë të situatës politike në vend dhe valës së protestave masive kundë...
Pas kryebashkiakëve socialistë, kundër reformës territoriale del edhe deputeti i parë i mazhorancës. Deputeti i Vlorës, Vul...
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar këtë të hënë punën në shenjë proteste ndaj draft-p...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe Olsi Ramës, duke publikuar një vide...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ndarja e re...