Sekuestroi 4 milionë euro pasuri/ Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani kallëzohet penalisht në Itali
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Prej 65 ditësh qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa shp...
Një protestues, nga Sheshi Skënderbej, paralajmëroi se këto protesta, të cilat kanë shpërthyer edhe në qytete të tj...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë&rdq...
Banorët e një lagjeje shumë afër qendrës së Fierit kanë denoncojnë gjendjen e amortizuar në lagjen ku jetojnë....
Mezi 18 vjeç, por tashmë profesor universiteti. Në SHBA, Nathan Thomas ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, duke u bërë ...
Miratimi i marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarë për modernizimin e Forcave të Armatosua me Shtetet e Bashkuara...
Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën nj&...
Banorët e fshatit Rrodokal, në njësinë administrative Mokër të Bashkisë së Pogradecit, kanë marrë kazmat dhe l...
Demokratët Europianë kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, d...
Miratimi i marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarë për modernizimin e Forcave të Armatosua me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veç debatit procedurial që përfundoi në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, ndezi edhe diskutimet mbi detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s.
Javën e kaluar, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përsëriti disa herë se qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka përmbushur për vite me radhë angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s.
Verifikimi i Faktoje tregon se pretendimi është i saktë sa i përket mosarritjes së angazhimit kryesor financiar të NATO-s, atë të shpenzimit të të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.
Shqipëria nuk arriti objektivin 2% të NATO-s
Faktoje analizoi buxhetin e mbrojtjes që prej 2009, vitit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për të sjellë një pasqyrë të plotë të shpenzimeve që nga qeverisja e demokratëve e deri këtë vit.
Siç mund të shihet edhe nga grafiku, që prej anëtarësimit në NATO 17 vite më parë, Shqipëria ka pasur vështirësi për të arritur pragun e shpenzimeve të mbrojtjes të kërkuar nga Aleanca.

Gjatë qeverisjes demokrate (viteve 2009–2013) viti me shpenzimet e mbrojtjes më të larta ka qënë viti i anëtarësmit, me 21 miliardë lekë. Më pas shpenzimet janë ulur në 20 miliardë lekë dhe në 2013 kur demokratët humbën pushtetin në 19 miliardë lekë. Pas vitit 2013, buxheti i mbrojtjes sërish nuk ishte prioritet. Referuar llogaritjeve, tre vitet e para të qeverisjes socialiste me LSI-në buxheti për ministrinë e mbrojtjes ka qënë më i ulët se koha e demokratëve.
Rritja graduale nis në 2017 por mbështetja e buxhetit ndaj mbrojtjes nis të bëhet domethënëse pas viti 2021.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, rritja e presionit ndërkombëtar u shtua kur NATO u kërkoi vendeve anëtare të rrisnin investimet në mbrojtje. Sipas vlerësimit të NATO-s, objektivi minimal ishte që shpenzimet për mbrojtjen të ishin të paktën 2% e prodhimit kombëtar.
Të dhënat ndërvite tregojnë se as gjatë qeverisjes së Sali Berishës dhe as gjatë pjesës më të madhe të qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria nuk e arriti pragun prej 2% të PBB-së për mbrojtjen.
Madje, në qershor të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Shqipëria ishte mes vendeve që nuk kishin përmbushur pragun e kërkuar gjatë vitit të kaluar.
Rritja e buxhetit pas presionit të Aleancës
Deklarata e Rutte vinte pak ditë përpara samitit të NATO-s në Ankara dhe pasonte raportimin e Reuters që më herët kishte vënë në pikëpyetje organizimin e samitit të 2027 të NATO-s në Shqipëri për shkak të nivelit të shpenzimeve ushtarake.
Në një përgjigje për Faktoje, një zëdhënës i Aleancës konfirmoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte, sipas së cilës Shqipëria, Çekia dhe Sllovenia nuk e kishin arritur objektivin 2% gjatë vitit 2025, edhe pse diferenca konsiderohej relativisht e vogël në raport me buxhetin total të Aleancës.
Kështu, më 30 qershor 2026, qeveria shqiptare miratoi një akt normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit. Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2026 u rrit nga:
-58.9 miliardë lekë, sipas planit fillestar
-në 69.2 miliardë lekë pas ndryshimit buxhetor.
Shtesa ishte mbi 10.2 miliardë lekë, ose rreth 17.5% më shumë se parashikimi fillestar. Qeveria pranoi se shkak për ndryshimin ishte Aleanca. Kryeministri Edi Rama e lidhi këtë rritje me angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s dhe nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse. Në përfundim të samitit në Ankara, Mark Rutte konfirmoi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa data mbetet ende për t’u përcaktuar.
“Për vite me radhë qeveria e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës nuk përmbushi angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s” – Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Me këtë shtesë të buxhetit objektivi prej 2% të PBB-së u tejkalua.
Deklarata e kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi, se qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka përmbushur për vite me radhë angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s është e vërtetë, duke iu referuar objektivit kryesor financiar të Aleancës për shpenzimet e mbrojtjes.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria nuk ka arritur pragun prej 2% të PBB-së për mbrojtjen gjatë pjesës më të madhe të periudhës së qeverisjes Rama dhe vetëm në vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm financimin për këtë sektor.
Por ekzistojnë dallime në mënyrën e përllogaritjes së shpenzimeve. Llogaritjet bazuar vetëm në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe PBB-në shqiptare tregojnë se 2025 e ka arritur objektivin 2%. Ndërkohë, NATO përdor një metodologji më të gjerë, e cila përfshin edhe kategori të tjera të shpenzimeve të mbrojtjes, si pensionet ushtarake dhe kontributet në operacione ndërkombëtare. Pikërisht sipas kësaj metodologjie, Shqipëria mbeti nën objektivin 2% edhe vitin e shkuar.
/Faktoje/
Demokratët Europianë kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, d...
Analisti Fatos Lubonja, ka bërë një analizë të situatës politike në vend dhe valës së protestave masive kundë...
Pas kryebashkiakëve socialistë, kundër reformës territoriale del edhe deputeti i parë i mazhorancës. Deputeti i Vlorës, Vul...
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar këtë të hënë punën në shenjë proteste ndaj draft-p...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe Olsi Ramës, duke publikuar një vide...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ndarja e re...
Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në procesin për zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm. Ky ven...
Kreu i opozitës deklaroi pas paraqitjes në SPAK se, “vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, por Edi Rama e konsideron atë nj&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për mediat nga jashtë ambienteve të SPAK-ut, u pyet lidhje me arresti...
Banorët e Patosit kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë ‘hartën e re’ të reformës territo...