POLITIKE

“Protesta e 10 shkurtit do të jetë masive”, Berisha: Do të largojmë Ramën

Nga Xhuljan Ferzaj Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 13:57

“Protesta e 10 shkurtit do të jetë masive”, Berisha: Do

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se protesta e 10 shkurtit do të jetë masive dhe do të kërkojnë rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen deri sa kërkesat e qytetarëve të plotësohen, largimin e kryeministrit nga detyra përmes protestave.

“Gjithnjë e më i madh është numri i qytetarëve që kërkojnë që protestat të mos ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Unë i siguroj qytetarët se kërkesat e tyre i konsideroj të drejta, në rastin më të parë të mundshëm do të zbatohet. Pra, ata janë qytetar të përgjegjshëm që duan të përballen me këtë shtet të degraduar, të degjeneruar në shkallë ekstreme.

Po si mundet një Gjykatë Kushtetuese, të mos ndiejë përgjegjësi ligjore, mos të ndiejë përgjegjësi para qytetarëve por të bëhet strofulla e fundit e hajdutëve të tij, vetëm fjala qytetar ka ngelur këtu dhe unë kam bindjen se këtë betejë qytetarët do ta fitojnë. Ju e patë një javë më parë sesi qeveria shkelmoi mbi dokumente zyrtare edhe të institucionit të tij, edhe të vendit fqinj, mbi ligjet dhe kushtetutën në një akt pafytyrësie ekstreme.

Po pse kështu? Sepse kështu është kryeministri i vendit! Ata janë me shkollë, me nder gjykatës, turp gjykatës një pjesë e tyre, ata kanë përfunduar fakultetin juridik ose fakultete të tjera, nuk janë njerëz të palexuar. Por janë njerëz të zhveshur nga çdo moral ligjor dhe zyrtar. Janë njerëz që shkelmojnë mbi interesat e qytetarëve, i them të gjitha këto vetëm për një qëllim sepse ju jeni shpresa e fundit e këtij vendi.

Të vazhdojmë me vendosmërinë më absolute gjer në triumfin e të drejtës. Nuk janë të pakët ata që shkelmojnë mbi dinjitetin e tyre, ata që si shushunja po u thithin gjakun çdo ditë, por guximi i qytetarëve, ndershmëria dhe morali qytetar është qindra herë më i fuqishëm se ata. Tani ne kemi një objektiv, largimin e Edi Ramës”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së, deklaroi se mijëra qytetarë do të mblidhen para kryeministrisë në 10 shkurt, për ti treguar Edi Ramës se nuk mund të vazhdojë të jetë kryeministri i Shqiptarëve, por duhet të përgjigjet para ligjit për të gjitha vjedhjet që ka bërë./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 3 Shkurt19:42

Per b*then e Pirro Vengut e Mirela Kumbaros!

Bledian Koka Mediat jane mbushur sot me te dhenat e nje "megaoperacioni" te Prokurorise se Durresit qe paska bere namin per skandalin e mbetjeve toksite qe i g...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?