Skandal për kartonin e kuq të Balogun përfshin edhe Trump dhe Infantino, hidhet poshtë ankimi i Belgjikës
Skandal ka shpërthyer gjatë 24 orëve të fundit pas vendimit të FIFA për të pezulluar zbatimin e dënimit me një nd...
Skandal ka shpërthyer gjatë 24 orëve të fundit pas vendimit të FIFA për të pezulluar zbatimin e dënimit me një nd...
Protesta masive përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar ditën e saj të 37-të me mesazhe të forta që lidhe...
Një 35-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë një ditë pas lindjes së foshnjës së saj në Greqi. Viktima ës...
Rudi Garcia, trajneri i kombëtares së Belgjikës, ka reaguar ndaj vendimit të FIFA për lirimin e lojtarit të SHBA, Folarin Balogu...
FIFA është përfshirë në kaos që nga dita e djeshme. Madje sot raportime jozyrtare tregojnë se disa anëtarë të...
Karina Blanco po bëhej gati të fillonte orën e saj të spinningut kur toka filloi të dridhej. Në fillim, ajo mendoi se dridhjet d...
Benjamin Netanyahu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vazhdojnë me shitjen e sistemeve të përparuara të arm&e...
Nga Maxime Dhuin, HUFFINGTON POST “Shqipëria nuk është në shitje”. Lëvizja e protestës kundër një projek...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ia shton vetes në zyrë, ndërkohë që n&e...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj grupit kriminal të goditur disa javë...

Teksa protesta para zyrës së tij hyri në ditën e saj të 35-të, Edi Rama zgjodhi t’i kushtojë vëmendje promovimit të paketës së re sociale të qeverisë, duke e paraqitur atë si fryt të rritjes së ekonomisë, pa adresuar drejtpërdrejt kërkesat që kanë nxjerrë qytetarët në rrugë.
Në vijim të propagandës së tij qeveritare, në podkastin “Flasim”, Rama deklaroi se Akti Normativ i buxhetit 2026 parashikon bonus për pensionistët, fonde shtesë për medikamentet e pacientëve me kancer, rritje pagash për mjekët e urgjencës, si dhe dyfishim të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar dhe fëmijët me nevoja të veçanta.
Këto deklarata tëë Ramës vijnë në një moment kur përballë godinës së qeverisë vijon prej më shumë se një muaji një protestë e përditshme, ku protestuesit e akuzojnë qeverinë për mungesë dialogu dhe shpërfillje të shqetësimeve të qytetarëve.
“Kryeshënimi i javës ishte, pa diskutim, akti normativ i qershorit, ku edhe një herë tjetër ekonomia, e cila po rritet përtej parashikimeve, duke sjellë të ardhura përtej parashikimeve, na dha mundësinë që të dalim me një sërë masash në shërbim të drejtpërdrejtë të njerëzve dhe në respekt të të gjithë atyre që kërkojnë, me shumë të drejtë, akoma më shumë nga qeveria dhe nga shoqëria, përmes qeverisë.
Aprovuam një bonus për pensionistët. Një kujtesë këtu, sepse duhet kujtuar herë pas here ndonjë gjë, edhe pse kujtesa bëhet gjithmonë e më e shkurtër dhe gjithmonë e më shumë janë ata që nuk duan t’ia dinë se nga po vijnë. Por e thotë bukur Çurçilli që “kush harron se nga po vjen, nuk ka idenë se ku po shkon”.
Kujtesa është që vjet u tha se bonusi i pranverës për pensionistët, i cili kishte të njëjtën logjikë, pra rritjen e ekonomisë dhe parimin që, në momentin kur ekonomia rritet dhe ne arrijmë t’i plotësojmë ato që kemi parashikuar e na mbetet diçka, ajo që mbetet duhet të ndahet me ata që kanë më shumë nevojë dhe pensionistët janë në radhë të parë ata. “E bënin për fushatë”, thanë. Jo. Ne nuk kemi asnjë fushatë. Fushatën tjetër e kemi në 2029-ën. Kështu që pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit.
Pra, ne nuk futëm në buxhet asnjë qindarkë që erdhi më shumë nga taksat mbi naftën, por ua dhamë ato pensionistëve. Po kështu, ne vendosëm në dispozicion të të sëmurëve me kancer 15 milionë euro të tjera për medikamentet e tyre dhe vendosëm po ashtu rritjen e pagave të mjekëve të urgjencës. Heronj të vërtetë!
Vendosëm rritjen e garancisë sovrane për programin kombëtar që fillon së shpejti, të dyfishimit të ndërmarrjeve.
Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar.
Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta. Kujtoj se vjet, falë edhe një gafe që unë bëra, për të cilën kërkova ndjesë, u bë problem çështja e fëmijëve autikë. Unë u zotova në atë fushatë se do ta dyfishonim mbështetjen për ta dhe e bëmë. Ashtu sikundër u dhamë edhe kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuar apo të fëmijëve me aftësi të veçanta një mbështetje që ata e kërkonin prej kohësh, pa llogaritur këtu pastaj edhe pjesët e tjera që shkuan në drejtim të zhvillimit rural dhe të zhvillimit urban.
Ky është një kryeshënim që nuk zuri shumë vend, sepse dihet se me çfarë po merret i gjithë sistemi i komunikimit dhe informacionit në Shqipëri. Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri.”, u shpreh Rama.
Agjencia prestigjioze e lajmeve Associated Press ka raportuar mbi kulmimin e protestave në Tiranë për të 35 ditë rradhazi. AP shkrua...
Në protestën e 35-të kombëtare, shqiptarë nga qytetet e ndryshme të vendit dhe diaspora kërkuan largimin e kryeministr...
Eurodeputetja e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Cristina Guarda, ka njoftuar përmes një video-mesazhi në Face...
Aktori Robert Dragot Aliaj ka dhënë një mesazh në faqen e tij në Facebook. Me një video-mesazh ironik dhe të drejtpërdre...
11 organizata shqiptare në Britani letër të hapur qeverisë: Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve. Njëmb&e...
Meta: Përshëndes nisëm e kongresmenit Wilson për hetimin e Narkoqeverisë. Protesta ishte dhe mbetet paqësore përballë nj...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, reagon në Facebook pas deklaratës së avokatit të protestuesit të ndaluar nga policia, i cili &eu...
NGA AURON TARE “Ruset dhe Ariu” Profesor Sergej Hrushov më priste përpara hyrjes së Universitetit të Rhode Island. Kisha b&eum...
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PPE mbështet plotësisht protestën rinore qytetare, për shkak të kauzës të saj të ...
Happy Birthday Edi Rama! Të uroj edhe 100 vite pa pushtet, pa pasuri, pa prona, me 700 mijë lek qira, 170 mijë lek pension dhe 50 mijë lek&e...