'Rama sillet si pashai i këtij vendi', Këlliçi: Fyen gratë, fyen të rinjtë, fyen qytetarët, bullizon, është arrogant
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë kritikat se lufta me Iranin zbuloi kufijtë e aftësisë së tij për të ush...
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. Të dhënat jan...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti...
Protestat qytetare që prej 15 ditësh po zhvillohen në Tiranë kundër projekteve të investimeve strategjike, ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura dhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, kanë tërhequr vëmendjen edhe të institucioneve europiane.
Lidhur me këto zhvillime ka folur eurodeputeti bullgar, Andrey Kovatchev, i cili ndodhet në Shqipëri së bashku me një delegacion nga Parlamenti Bullgar.
Kovatchev deklaroi se Parlamenti Europian po ndjek me vëmendje situatën në Shqipëri, ndërsa theksoi se vendi ka bërë progres në rrugën drejt integrimit europian.
I pyetur nëse protestat masive që po zhvillohen në vend mund të ndikojnë në procesin e integrimit, eurodeputeti tha se zgjidhja e situatës i takon politikës shqiptare, por nënvizoi rëndësinë e respektimit të standardeve europiane.
“Ne po monitorojmë shumë nga afër çdo zhvillim. Kjo sigurisht i takon klasës politike në Shqipëri që ta zgjidhë dhe të ndjekë të gjitha standardet, veçanërisht ato ekologjike, me të gjitha investimet që duhen bërë. Ne nuk po ndërhyjmë në këtë pjesë, por sigurisht që do të ketë një tekst në raport-progresin që lidhet me përmbushjen e të gjitha ligjeve dhe standardeve që kanë të bëjnë me ekologjinë, por edhe me zhvillimin rajonal dhe turizmin”, tha Kovatchev.
Duke komentuar protestat, të cilat kanë hyrë tashmë në ditën e 15-të, ai u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen, për sa kohë protestat mbeten paqësore.
“Dua të thëm se është mirë të dëgjohet zëri i popullit, nëse gjithçka është e qetë dhe paqësore. Dhe kjo është gjithashtu thirrja jonë për të gjitha partitë në pushtet dhe ato të opozitës: të jenë të qeta, të dëgjojnë njëra-tjetrën dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët.
Për qytetarët e Shqipërisë, më e mira është që të hyjnë sa më shpejt të jetë e mundur në Bashkimin Evropian dhe të gëzojnë së bashku familjen tonë evropiane, në këtë kohë shumë sfiduese për botën. Kemi shumë probleme gjeopolitike rreth nesh dhe Shqipëria është një aleate shumë e mirë në NATO, dhe tani, shumë shpejt, edhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi eurodeputeti bullgar.
Ndërsa u pyet se çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare përballë këtyre protestave, Kovatchev dha një mesazh të qartë: “Qeveria duhet të dëgjojë njerëzit dhe të ndjekë të gjithë legjislacionin dhe të gjitha standardet mjedisore, gjë që jam i sigurt se do të jetë edhe në tekstin e Parlamentit Evropian. Por, ne në Parlamentin Evropian nuk do të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë dhe bëjmë thirrje për një bashkëpunim të mirë mes partisë në pushtet dhe partive opozitare. Faleminderit”.
Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestat e zhvilluara në Shqipëri, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiran...
Shqiptarë të diasporës u mblodhën këtë të diel në Berlin në një protestë kundër Edi Ramës, du...
Edhe në Vjenë janë më qindra shqiptarët që janë bashkuar në një protestë kundër qeverisë së R...
Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook, duke iu përgjigjur deklaratat e kryeministrit Edi Rama i ...
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me debatin e krijuar rreth protestave të opozitës, duke theksuar se ato janë një e d...
Edi Rama ka zgjedhur që sërish të fyejë dhe të sulmojë verbalisht protestuesit, që prej dy javësh dalin çdo dit...
Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen” mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në protestën e 15 resht, duke k...
Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi, ka reaguar lidhur me protestat masive në Tiranë që për dy javë më radhe kërkojnë ...
Gazetari Andi Bushati ka reaguar pas protestës së qytetarëve në Tiranë, duke publikuar pamje nga tubimi dhe duke i drejtuar një me...
Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, ndërsa kryefjala e qytetarëve mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit...