AKTUALITET

Si do të llogaritet taksa për banesën e parë; Kush do të paguajë më shumë nga formula e re

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Qershor 2026, 08:07

Si do të llogaritet taksa për banesën e parë; Kush do

Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes me 50% të vlerës së shtëpisë si të patatueshme, më tepër pritet të rrisë detyrimin për pronat e shtrenjta.

Edhe me formulën e re të propozuar, detyrimi për taksën e shtëpive do të llogaritet mbi vlerën e pronës, por shkallë e taksës propozohet nga 0.1 deri në 0.2% të vlerë nga 0.05% që është në fuqi. Shkalla e taksës së propozuar për kategorinë e ndërtesave të banimit rritet nga 2 deri në 3 fish nga sa aplikohet.

Për taksimin e banesës së parë, formula e re përcakton zbritje 50% të vlerës së shtëpisë si të patatueshme. Por për zbritjen e 50% të vlerës si të patatueshme, te banesa e parë, për rrjedhojë që të paguhet gjysma e taksës, përcakton se do të përfitohet nëse vlera e shtëpisë (mbi të cilën do të llogaritet taksa) nuk kalon dyfishin e vlerës së pragut maksimal si të patatueshëm. Në të kundërt nëse vlera e shtëpisë tejkalon dyfishin e vlerës së pragut të patatueshëm (kjo vlerë është e ndarë në 7 kategori sipas bashkive), zbritje të patatueshme përfiton vetëm pragun e përcaktuar në draft.

Pra e thënë më thjeshtë nëse vlera e shtëpisë do të jetë më e ulët sesa dyfishi i pragut të zbritjes, taksa do të llogaritet për 50% të vlerës. Nëse vlera e shtëpisë është mbi dyfishin e pragut të zbritjes, si vlerë të patatueshme qytetari do të përfitojë vetëm pragun e zbritjes. Pra në këtë rast nuk përfiton 50% të vlerës së shtëpisë, si të patatueshme.

“Zbritja për banesën e parë përjashton nga taksimi një pjesë të vlerës së banesës së parë. Për banesat me vlerë deri në dyfishin e pragut të zbritjes, taksa llogaritet vetëm mbi 50% të vlerës së banesës. Si rrjedhojë, individi është i detyruar të paguajë vetëm gjysmën (1/2) e taksës që do të paguante nëse prona nuk do të ishte banesa e tij e parë. Për banesat e para me vlerë më të lartë, përjashtohet nga taksimi vetëm pjesa e vlerës që korrespondon me pragun e zbritjes dhe taksa llogaritet mbi pjesën e vlerës që tejkalon këtë prag”, shpjegohet në relacion e draftit.

Pragu maksimal i zbritjes është propozuar të ndahet në 7  kategori bashkish. Në kategorinë e parë është vendosur bashkia e Tiranës me një prag të patatueshmë maksimal deri në 8.4 mln lekë. Në kategorinë e dytë përfshihet bashkia e Durrësit, Himarë, Vlorë, Sarandë me një prag të patatueshëm maksimal prej 4,750,000 lekë.

P.sh, nëse një qytetar disponon në Tiranë, një pronë, si banesë të parë banimi me vlerë 10 mln lekë, taksa do t’i llogaritet mbi gjysmën e vlerës së shtëpisë. Pasi vlera e shtëpisë (10 mln lekë) është nën dyfishin e pragut të patatueshëm (8.4 mln lekë x2 = 16.8 mln lekë).

Në këtë rast nëse e llogarisim detyrimin me një nga shkallët e propozuara të taksës 0.1%, do të jetë 5,000 lekë në vit (5 mln lekë që është gjysma e vlerës së shtëpisë, pasi qytetari përfiton zbritje të patatueshme 50% të vlerës x 0.1% = 5,000 lekë në vit.

Nëse qytetari përfiton zbritje 50% të vlerës të shtëpisë së patatueshme, detyrimi për takën e ndërtesës nuk do t’i ndryshojë nga sa paguan aktualisht.

Formula në fuqi detyrimin për taksën e ndërtesës, e llogarit sa 0,05% e vlerës së shtëpisë. Vlera e shtëpisë llogaritet mbi çmimet e referencës. Për Tiranën në 2023 u miratuan çmimet e reja fiskale për 32 zona kadastrale.

Sipas llogaritje të Monitor detyrimi për taksën e ndërtesës në Tiranë e llogaritur mbi çmimet e reja të referencës varion nga 3,600 lekë deri në 10,200 lekë në vit, sipas zonave kadastrale. Llogaritja është bërë për një apartament me sipërfaqe 90 m2.

Ndërsa me formulën e re nësë për një apartament me vlerë 20 mln lekë, mbi dyfishin e pragut të zbritshëm (8.4 mln lekë x2  =16.8 mln lekë), qytetari nuk përfiton zbritje të patatueshme sa 50% të vlerës së shtëpisë, por vetëm pragun e lejuar.

20 mln lekë (vlera e shtëpisë) – 8,4 mln lekë (pragu i zbritjes për Bashkinë Tiranë) = 11.6 mln lekë (është vlera e shtëpisë mbi të cilën llogaritet taksa) x 0.1% (niveli i propozuar i taksës) = 11,600 lekë në vit detyrimi i ri për t’u paguar.) Monitor 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?