Lagjja e mbuluar nga ujërat e zeza, qytetarët ngrenë alarmin në Elbasan
Banorët e lagjes Partizani në Elbasan kanë ngritur alarmin për një problem që sipas tyre po zgjat prej kohësh dhe po kthehe...
Banorët e lagjes Partizani në Elbasan kanë ngritur alarmin për një problem që sipas tyre po zgjat prej kohësh dhe po kthehe...
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas ...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...

Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër sjelljen e qeverisë, si në sallën e parlamentit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Aksioni i opozitës me pankarta të ngjitura në xhamat e Kuvendit, ku kërkohej dorëheqja e qeverisë, shkaktoi një moment tensioni dhe ironie. Sipas deputetit Belind Këlliçit që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto në Syri tv, përpjekja e dështuar e numrit dy të Partisë Socialiste për të grisur një nga pankartat është tregues i qartë i panikut që ka mbërthyer mazhorancën. Ky episod u përshkrua si një moment ku "dridheshin duart" e atyre që sot përpiqen të injorojnë realitetin e një krize të thellë besimi.
Në seancat parlamentare, përfaqësues të qeverisë raportohet se sillen sikur gjithçka është normale, duke zgjedhur të kalojnë ligje dytësore dhe duke bllokuar qëllimisht fjalën e opozitës lidhur me skandalet e ndërtimeve në zonat e mbrojtura. Ekzekutivi akuzohet rëndë se ka falur rreth 5.8 milionë metra katrorë tokë publike në bregdet për interesa klienteliste.
Rama është etiketuar nga opozita si "bullizuesi më i madh në politikën evropiane", një individ që është mësuar vetëm me pyetje të lehta nga media të kontrolluara dhe që shfaq arrogancë kur përballet me pyetje të vërteta dhe llogaridhënie.
Këlliçi hodhi akzua ndaj Ramës se po e trajton shtetin shqiptar si pronën e tij private, duke shpenzuar shuma jashtë çdo logjike për luksin personal. Gjatë bisedës ne studio me moderatoren Greta Togani ai përmendi udhëtime të shpeshta me avion privat, bileta basketbolli me vlerë 22 mijë dollarë, si dhe ekspozita personale arti të padeklaruara në qytete të ndryshme të botës si Romë, Tokio dhe Shangai.
Greta Togani: Ditën e djeshme në fakt ju keni vendosur që të hyni në një mënyrë goxha simbolike në kuvend, me pankarta nëpër duar, me slogane që tashmë janë bërë shumë të famshme. “Rama jep dorëheqjen”. Keni kërkuar gjithashtu që të bëhet kjo pjesë e rendit të ditës. Më ka bërë përshtypje në fakt një moment shumë simbolik që do të doja komentin tuaj. Ishte zoti Blendi Klosi i cili u përpoq që të të griste një pankartë të vendosur në xham.
Belind Këlliçi: Të vendosur në xham, a thua se ajo do e shpëtojë qoftë Ballukun nga fati i saj, qoftë Ramën nga fati i tij.
Greta Togani: E vërtetë. Nuk e di nëse mund ta ndjekim në fakt, t'i ndjekim këto pamje të përpjekjes së zotit Klosi për të hequr këtë pankartë ku shkruhej "Rama në burg, Belinda në burg". Dhe ndërkohë, pak për humor, ishte ngjitësi shumë i fortë apo është një farë oguri simbolik që...
Belind Këlliçi: Janë duart e Klosit që dridhen, që me sa duket nuk ia del dot, nuk ia del dot edhe nga kaq detyrë që i kanë ngarkuar ta bëjë deri në fund. Po është krejt qesharake, e ke parasysh edhe kjo tentativë e Klosit, duke llogaritur që është edhe numri dy aktualisht i Partisë Socialiste në letra, se aty dysh nuk ka. Por është krejt qesharake dhe tregon se sa jashtë janë, në raport me sa jashtë realitetit janë. Në raport me atë që po ndodh, me situatat, me mllefin që njerëzit kanë, me ngarkesën që qytetarët kanë dhe me atë që ndodh edhe në sallën e parlamentit. Tani ditën e djeshme ka qenë seanca e katërt që nga dita që kanë nisur protestat. Pra, janë 19 ditë që protestohet në mes të Tiranës, janë me qindra e qindra e mijëra qytetarë që kanë dalë në protesta dhe në parlament të vjen Niko Peleshi dhe sillet sikur gjithçka është normale.
Greta Togani: Është në rregull.
Belind Këlliçi: Diskutojmë kemi një ndryshim të vogël te Kodi Rrugor, kemi këtë ligjin për këto nënproduktet shtazore, kemi diçka tjetër të veçantë. Flisni ju një minutë për këtë punën e protestës, po kalojmë, nuk merremi me gjëra të vogla. Kur ndërkohë e gjithë Shqipëria zien nga protesta e të rinjve dhe e qytetarëve para kryeministrisë dhe që nuk ka sot më lidhje vetëm me projektin në Zvërnec. Pra e ka tejkaluar historinë e zonave të mbrojtura dhe faktit që PD-ja prej vitesh kërkon në rezonancë të plotë edhe me këto katër kërkesa që kanë protestuesit që të mos ndërtohet më në zonat e mbrojtura. Mos harroni që është Edi Rama që vetëm në dy vitet e fundit ka dhënë rreth 5.8 milionë metër katrorë truall në bregdet publik për ndërtim, është Edi Rama që ka dhënë me qindra miliona metra katrorë tokë publike për ndërtim dhe ia ka grabitur këtë pasuri publike qytetarëve shqiptarë. Por është PD-ja nga ana tjetër dhe opozita në parlament që bën detyrën e saj dhe do të bëjë real politik. Çfarë do të thotë? Prej 19 ditësh skena politike ka ndryshuar tashmë. Ka një realitet që nuk e mohon dot askush.
Belind Këlliçi: Seanca e parë parlamentare ka qenë në datë 1 qershor, kur ka qenë dita e dytë e protestës. Ne kemi kërkuar, unë personalisht kam nxjerrë dokumenta në lidhje me Zvërnecin, me Palasën, me Karaburunin, kam ngritur disa pyetje drejtuar kryeministrit dhe ministrave, por nuk merr asnjëherë përgjigje. Në datë 4 qershor ka qenë seanca e dytë parlamentare, ku të gjithë deputetët kemi kërkuar të flasim për këtë çështje dhe na është pamundësuar. Sigurisht kemi përdorur në maksimum hapësirat tona. Në datë 11 ka qenë seanca tjetër dhe dje në datë 18 ka qenë seanca e katërt që ne pengohemi për të ngritur zërin për atë çfarë çdo qytetar shqiptar, dhe jo vetëm, këtu të jemi shumë të vërtetë, kjo është një protestë që është unike edhe nga raporti i shqiptarëve nëpër botë që kanë dalë në protestë. Pra ti ke gjithë kryeqendrat evropiane dhe botërore, ke Romën, ke Berlinin, ke Frankfurtin, ke Parisin, por ndërkohë ke Uashingtonin, ke Nju Jorkun, ke Toronton, ke qendrat më të mëdha, metropolet e botës kudo ku ka shqiptarë. I ke dhe në Norvegji, që s'i kisha parë kurrë, në Suedi, në Zvicër e kudo që çohen, protestojnë dhe në një koherencë të plotë me gjithë qytetarët që dalin këtu në shesh, kërkojnë largimin e qeverisë, dorëheqjen e Edi Ramës. Kështu që kjo që po ndodh është diçka e paprecedentë në 36 vite pluralizëm dhe të fundit të tranzicionit që ka ardhur në Shqipëri, por nga ana tjetër të sillesh në parlament sikur gjithçka është normale, këtë vetëm një mendje e sëmurë si e Edi Ramës dhe e mashave të tij mundet ta bëjë.
Greta Togani: Shtoje këtu dhe me sjelljen që ka patur dje me CNN-in.
Belind Këlliçi: Tregon sinqerisht gjendjen në të cilën ai është. Domethënë atij i duket gazetari e mirë kur ka përballë Kol Ballën apo Karlo Bolinon. Në këtë nivel e ka. Këto janë media serioze, këto janë media të mëdha. Nuk është CNN-i, nuk mund të jetë një media e madhe amerikane sepse i bëjnë në fakt jo duartrokitje kryeministrit, po i bëjnë pyetje të vështira. Dhe i përmendet origjina, bullizohen. Ky mund të jetë bullizuesi më i madh që ka parë politika shqiptare, ballkanike, evropiane. Ju ftoj të gjithë ata që mbase nuk e duan PD-në, mbase kanë kritika për opozitën e të gjitha, të hyjnë dhe të gjejnë një politikan, një kryeministër si Edi Rama. Një njeri që fyen gratë, që fyen të rinjtë, që fyen qytetarët e tij, bullizon, është seksist, ka një gjuhë tejet, tejet përjashtuese, arrogante. Dhe vijon të sillet sikur ky është pashai i këtij vendi, a thua se ky është pronari i këtij vendi. Dhe harron që në fakt ky është një njeri që me të vërtetë ia ka vjedhur votat qytetarëve shqiptarë, por që ky është aty për t'i shërbyer qytetarëve shqiptarë, në atë karrige që ka. Jo për ta përdorur si një pronë private. Që në fakt me të gjithë rekordin e tij e ka treguar, qoftë me udhëtimet personale me avion privat, qoftë kur ikën për të parë shfaqjet më të shtrenjta në botë, qoftë kur ikën për të parë ndeshje basketbolli që bën 22 mijë dollarë një biletë për t'u ulur, qoftë kur hap galeri personale të padeklaruara në Romë, në Tokio, në Shangai e kudo në botë. Ky individ shtetin shqiptar e përdor për interesa personale dhe e ka grabitur si asetet e një politikani në historinë e këtij vendi.
Greta Togani: Një kuriozitet të vogël në fakt meqë jemi këtu. Pse nuk ka ndodhur që të realizojë një ekspozitë në Shqipëri për shembull zoti Rama?
Belind Këlliçi: Po sepse e njohin të gjithë kush është, e dinë të gjithë kush është Edi Rama dhe e kanë të qartë që ky është një piktor i dështuar. Një njeri që derisa u bë kryeministër vetëm për piktor nuk e ka llogaritur njeri në Shqipëri. Një njeri që ka dështuar edhe si sportist sepse pretendon që ka qenë dhe basketbollist, dhe një njeri i cili ka qenë tërësisht i dështuar në aspektin e tij profesional apo në jetën e tij personale e të tjera e të tjera….
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Ish-zv.ministri në qeverinë Rama Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij...
Ish-ambasadori Agim Nesho akuzoi ashpër qeverisjen aktuale dhe institucionet e drejtësisë, duke deklaruar se në Shqipëri po funksionon ...
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë. Nën thirrjet “Rama jepe dorëhe...
Analisti Andi Bushati, deklaroi se protesta popullore ka delegjitimuar Parlamentin, që para saj duket si një vjetërsirë. Bushati ...
Gazetari Enton Qyno i ftuar në ‘Çim Peka Live’, ka bërë publike detaje të tjera, lidhur me qarkullimin e parasë s&eu...
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka ndodhur një debat i tensionuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë “Mundësia&r...
Kanë përfunduar fjalimet para kryeministrisë. Fill pas kësaj qytetarët ashtu sikurse 18 ditët e mëparshme kanë nisur mar...
Bulevardi mbushet plot me ‘flamingo’, shpendët simbol të rezistencës së protestës qytetare që nisi nga projekti pë...