“Të ndalim deputetët të hyjnë në Kuvend”, thirrja e qytetarit në revoltën anti-Rama
“Të ndalojmë deputetët të hyjnë në Kuvend”. Kjo është thirrja që një qytetar bëri nga podiumi...
“Të ndalojmë deputetët të hyjnë në Kuvend”. Kjo është thirrja që një qytetar bëri nga podiumi...
Mbahet sot protesta e 32-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministri...
Ka nisur këtë të mërkurë protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët...
Një rezidencë luksoze buzë ujit në Miami Beach, në rrugën ekskluzive Flamingo Drive, duket si vendi më pak i mundshëm p&...
Delegacioni i deputetëve të grupit të Gjelbërt/Aleanca e Lirë Evropiane (Green/EFA) në Parlamentin Europian përfundoi të...
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se raporti i miratuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë e pë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, deklaroi se pr...
Amerikanët do ta ndajnë ndeshjen në katër pjesë nga 25 minuta, vetëm që të fusin reklama, kishte deklaruar legjenda e ...
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në vitin 2026. Instituti i Vjenës ka ulur parashikimin për rritjen e Shqipërisë n...

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mund të përballet me një bllokim të papritur, dhe shkaku kryesor nuk është politika e jashtme, por betonizimi i natyrës.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, eurodeputetja gjermane, Jutta Paulus ngre alarmin mbi pasojat e rënda që mund të sjellin projektet e qeverisë shqiptare në zonat e mbrojtura.
Eurodeputetja Paulus thekson se këto vendime, përfshirë planet e ndërtimit në zonën e Vjosë-Nartës dhe aeroportin e Vlorës, bien në kundërshtim të plotë me legjislacionin evropian, konkretisht direktivën e Florës, Faunës dhe Habitatit.
Kjo zonë, e cila është një kandidate për rrjetin e mbrojtur "Natura 2000", konsiderohet një ekosistem i rrallë që po rrezikohet seriozisht.
Nëse qeveria vazhdon me këto plane transformimi dhe shkatërrimi, theksoi europarlamentarja gjermane, Evropa mund të detyrohet të ndërpresë menjëherë procesin e anëtarësimit.
Përtej mjedisit, kritika të ashpra janë adresuar edhe ndaj proceseve demokratike dhe mungesës së përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje.
Lidhur me protestat dhe pakënaqësitë popullore, zyrtarja evropiane hodhi poshtë hapur propagandën politike se rruga e Shqipërisë drejt BE-së varet nga një individ i vetëm apo nga kryeministri aktual.
Procesi i zgjerimit është i lidhur me shtetin dhe standardet e tij demokratike, çka nënkupton se ndryshimi i qeverive është thelbi i demokracisë dhe nuk cenon kurrsesi rrugëtimin e një vendi kandidat, mjafton që zgjedhjet të jenë të lira dhe standardet të respektohen, theksin ndër të tjera Paulus.
Mesazhi nga Brukseli është i qartë: nëse ligjet mjedisore shkelen dhe autokracia zëvendëson transparencën, dyert e Bashkimit Evropian do të mbyllen, paralajmëroi zyrtarja evropiane.
Fjala e plotë:
Kur një vend dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, ai duhet të përmbushë disa standarde. Fatkeqësisht, vitet e fundit zhvillimet kanë shkuar, le të themi, në një drejtim jo aq të mirë. Për shembull, mungon pjesëmarrja e qytetarëve. Gjithashtu, legjislacioni mjedisor nuk është në nivelin që duhet të jetë për një vend kandidat që synon të anëtarësohet.
Po, si politikane që merrem kryesisht me çështjet e mjedisit, natyrisht e shoh situatën nga këndvështrimi mjedisor. Legjislacioni që u miratua, i cili u dha resorteve luksoze me pesë yje përjashtim nga çdo vlerësim i ndikimit në mjedis, do të thotë se ato mund të ndërtohen në mes të një Parku Kombëtar, në zonat më të mbrojtura. Kjo është qartësisht në kundërshtim me legjislacionin mjedisor të Bashkimit Evropian.
Kjo më shqetëson shumë, sepse Shqipëria ka një natyrë të mrekullueshme, për të cilën duhet të them se pjesa tjetër e Bashkimit Evropian ju ka zili. Ne kemi miratuar një ligj për restaurimin e natyrës, sepse kemi shkatërruar një pjesë të madhe të saj dhe tani po përpiqemi ta rikthejmë. Ju ende e keni këtë pasuri natyrore. Prandaj, ju lutem, ruajeni atë. Por ky legjislacion po shkon qartësisht në drejtimin e gabuar.
Shqipëria ndodhet në fazën e fundit të procesit të anëtarësimit. Me fjalë të tjera, Shqipëria është në pragun e Bashkimit Evropian. Edhe pse procesi drejtohet kryesisht nga Komisioni Evropian – ne kemi një Komisionere për Zgjerimin, Márta Kos, detyra e së cilës është të punojë me vendet kandidate për ta bërë të mundur anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian – procesi varet gjithashtu edhe nga shtetet anëtare, pasi ato duhet të votojnë nëse një vend mund të bëhet anëtar.
Megjithatë, edhe ne në Parlamentin Evropian i ndjekim zhvillimet dhe vlerësojmë nëse gjithçka po zhvillohet në përputhje me vlerat evropiane. Fakti që Shqipëria ndodhet në pragun e anëtarësimit do të thotë se ekziston një nivel më i lartë shqyrtimi dhe vëmendjeje. Gjithashtu, kemi parë pamjet që sapo shfaqët, ku qytetarët protestojnë dhe thonë se duan të dëgjohen, se duan mundësi të barabarta dhe që korrupsioni të luftohet më mirë. Ata janë në rrugë, janë pro-evropianë, por mendojnë se nuk po trajtohen në mënyrë të drejtë. Edhe kjo është pjesë e procesit të anëtarësimit: të vlerësohet nëse qytetarët kanë mundësi të marrin pjesë në mënyrë të drejtë në jetën demokratike.
Në fakt, unë nuk shoh ndonjë dilemë këtu, sepse procesi i anëtarësimit nuk lidhet me një person të vetëm. Ai lidhet me një shtet. Natyrisht, nëse do të kishte një qeveri tjetër, të zgjedhur në mënyrë të drejtë dhe sipas standardeve demokratike, ajo mund ta vazhdonte procesin pikërisht aty ku e kishte lënë qeveria e mëparshme. Kjo ka ndodhur edhe më parë me vende të tjera kandidate. Prandaj, procesi nuk është i lidhur me një individ. Kjo do të ishte krejtësisht jodemokratike. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si zhvillohet vendi.
Po, por pse Shqipëria duhet të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian vetëm nëse ka një person të caktuar si Kryeministër? Kjo do të binte ndesh me vetë idenë e demokracisë. Natyrisht, një vend kandidat mund ta ndryshojë qeverinë e tij dhe prapë të vazhdojë përpara me procesin e anëtarësimit.
Unë personalisht nuk kam pasur komunikim me qeverinë shqiptare, sepse procesi drejtohet nga Komisioni Evropian. Gjithashtu, nuk jam pjesë e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë. Prandaj informacioni që kam është, le të themi, i tërthortë.
Por kur bëhet fjalë për Vjosë–Nartën, ku isha dje, ajo është një zonë e mbrojtur. Ajo do të ishte pjesë e rrjetit Natura 2000, sepse është një ekosistem shumë i veçantë, i klasifikuar si prioritar në legjislacionin evropian. Ne kemi një direktivë që quhet Direktiva për Florën, Faunën dhe Habitatet, e cila synon mbrojtjen e specieve të rralla dhe të ekosistemeve të rralla. Ky është një ekosistem jashtëzakonisht i rrallë dhe i veçantë, që duhet të jetë ndër përparësitë kryesore për mbrojtje dhe të garantohet që të mos degradojë, në përputhje me legjislacionin evropian.
Prandaj, nëse zoti Rama thotë se dëshiron të transformojë të gjithë vijën bregdetare, përfshirë edhe këtë ekosistem kaq të veçantë, kjo do të përbënte një shkelje të qartë të legjislacionit evropian. Dhe do të ishte një arsye e qartë për të thënë: "Ndal! Ne nuk mund të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit nëse këto janë planet tuaja për vendin."
Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë protesta e 32-të e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar dorëheqje...
Ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve u kërkua nga deputetët e Partisë Socialiste. Kapitali publikon bisedat e deputetë...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin rrugëve të Tiranës ditën e 31-të të revoltës q...
Ndërsa liderët e NATO-s përgatiten për samitin në Turqi javën e ardhshme, planet për një samit të aleancës n&e...
Pas mbi 3 orësh në shesin para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, itinerar ky që ndi...
Deputeti i PS Pirro Vengu deklaroi se janë zbuluar sponsorizuesit e protestës dhe përfituesit e saj. Vengu tha se sposorizuesit janë ata q&...
“Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri u nxeh të martën me përleshje midis protestuesve dhe policisë, vetëm nj&eu...
Shkëlzen Bushi, një prej protestuesve të shoqëruar nga policia gjatë incidenteve të ndodhura para Kuvendit, ka marrë fjal&eum...
Thirrje për të ruajtur karakterin paqësor të protestës u bënë edhe gjatë tubimit të 31-të qytetar, ku një...
Protestuesit e mbledhur në ditën e 31-të të protestës qytetare kanë paralajmëruar një tjetër aksion për më...