Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Në Shqipëri, ku shumica e qytetarëve luftojnë për të paguar qiranë dhe faturat, bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, e kalonte kohën duke mbushur garderobën e saj me luks të shfrenuar. Sipas hetimeve të SPAK, ajo ka shpenzuar plot 860 mijë euro për rroba, këpucë, çanta dhe bizhuteri të shtrenjta, një shifër aq absurde sa edhe Kim Kardashian do të skuqej.
Por ajo që e bën këtë histori të denjë për një komedi të zezë, është fakti që kryeministri Edi Rama kërkon prova! Siç duket, qindra kontrata të dyshimta me Bashkinë e Tiranës, miliona euro që kalojnë te miqtë e Veliajt dhe një nivel jete që as një biznesmen nuk mund ta përballojë, nuk janë ende të mjaftueshme për të.
Nga “gjyshja që qepte” te 860 mijë euro në Net-a-Porter
Kjo, nuk është hera e parë që Xoxa ekspozohet për shpenzimet marramendëse të modës. Por Rama e ka harruar. Ndaj, le të bëjmë një udhëtim nëpër koleksionin “luksi i paturpshëm” të Ajola Xoxës:
1. Fustani i parë viral: Dolce & Gabbana, 7,000€ – Në 2016, Xoxa postoi një foto me një fustan luksoz D&G, por, me një justifikim që bëri histori, pretendoi se “e kishte qepur gjyshja”. Gjyshja në fjalë duhet të ketë qenë një stiliste më e zonja se vetë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana.
2. Oscar de la Renta, 2,800€ – Një tjetër dalje publike, një tjetër kryevepër mode. Asnjë shpjegim, asnjë deklaratë për pasurinë – thjesht një tjetër copë arti e mbuluar me heshtje.
3. Fustani Valentino, 2,280$ – Kësaj here nuk u dha asnjë alibi – as “gjyshja”, as “dhuratë miqsh”. Thjesht luks që fliste vetë.
4. Gjerdani 14,800$ – Kjo nuk është më një aksesor, por një e treta e një apartamenti të mirëfilltë në periferi të Tiranës, i varur rreth qafës. Një simbol i qartë se në këtë vend, disa jetojnë në një realitet paralel.
5. Oscar de la Renta, 6,000$ – Një tjetër fustan, një tjetër shifër marramendëse.
6. Christopher Esber, 1,500$ – Një markë më pak e njohur për publikun shqiptar, por një tjetër element në dosjen e SPAK-ut.
7. Fund “tringjyrësh” nga Net-a-Porter, 600$ – Dhe këtu fillon lidhja me skandalin e 860 mijë eurove. Po, Net-a-Porter, një nga platformat ku janë bërë shpenzime të dyshimta masive, është po ajo ku Ajola Xoxa ka bërë blerjet e saj të preferuara.
8. Xhaketë Emporio Armani, 600$ (me zbritje!) – Një detaj interesant: përse të blinte me zbritje kur, sipas llogarisë bankare të çiftit, paratë nuk ishin kurrë problem?
Nëse këto nuk janë prova, atëherë SPAK-u duhet të shpikë një fjalë të re për “korrupsion”, sepse ky rast nuk është më vetëm vjedhje – është tallje me një popull të tërë.
Net-a-Porter: Dyqani i luksit apo vendi i krimit?
Sipas SPAK, 860 mijë euro janë shpenzuar nga Xoxa në platformën e modës “Net-a-Porter” dhe dyqane të tjera luksoze. Dhe ironia e madhe është se ajo vetë e ka dokumentuar këtë në Instagram! Çdo postim, çdo dalje publike, çdo detaj i jetës së saj është një dëshmi vizuale e shfrenimit financiar të një familjeje që zyrtarisht jeton vetëm nga pagat publike.
Edi Rama kërkon prova? Po le të hapë Instagramin e Xoxës, e ka gjithë dosjen gati!
Veliaj, Xoxa dhe fundi i “Rilindjes” luksoze
Por kjo nuk është vetëm një histori për një grua të pushtetit që shpenzon shifra të frikshme për veshje. Kjo është dëshmia e një sistemi të tërë të ngritur mbi korrupsionin, ku paratë publike, kontratat e dyshimta dhe oligarkët shërbejnë si financues të luksit të liderëve politikë.
SPAK ka zbuluar një skemë të mirëorganizuar ku fondet e kontratave publike kanalizoheshin përmes biznesmenëve të preferuar të Veliajt drejt llogarive dhe shoqatave të kontrolluara nga Ajola Xoxa. Dhe jo, nuk po flasim për dhurata miqsh apo trashëgimi familjare, por për përvetësim masiv të fondeve publike.
Rama kërkon prova? Po çfarë do më shumë?!/Dosja.al
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar për arrestimin dhe hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Duke folur për Dosja.al, deleg...
Gazmend Bardhi TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratëve të for...
Erion Veliaj TIRANË - Janë zbardhur detaje nga seanca me dyer të mbyllura, për vlerësimin e masës së sigurisë ...
Erion Veliaj TIRANË - Po mbahet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe për 6 biznesme...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për gjyqta...
KOSOVA- Prokuroritë e rajoneve të ndryshme të Kosovës kanë nisur hetime në disa pista për shkelje penale gjatë zgjedhj...
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO ku u zhvillua seanca për dosjen Gërdeci, tha se pretendohet se ai, gjat&eu...
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka bërë një deklaratë për mediat ku kërkoi dorëheqjen...
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë nj&...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranë Erion Veliajt duke sqaruar sërsh q&eu...