Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranë Erion Veliajt duke sqaruar sërsh qëndrimin e Partisë Socialiste. Rama shkruan në një postim në platformën "X" se PS ka kaluar nga 5 vjet heshtje në një fazë të re, ku, sipas tij, do t’i japin vetes të drejtën të bëjnë komente konstruktive për standartet dhe shkeljet në procese. Ai thotë se nuk kanë ndryshuar thelbin e qëndrimit se PS nuk është zyrë avokatie e askujt që është proces, përfshirë edhe Erjon Veliajt.
Rama thotë se fakti që burgosja pa gjyq e kryetarit të bashkisë duke ndërprerë arbitrarisht, sipas tij, kontratën e tij me zgjedhësit, kur gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë, ka të bëjë me standartet jo me fajësinë a pafajësinë e Erjonit, të cilën duhet ta ndajë drejtësia jo debatuesit e PS.
Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti shton se nuk ka asnjë shans që ata të bëheni pjesë sharje-shpifjeve për çështje të drejtësisë. Sipas tij, askush nuk ka për t'i tërhequr dot në debate politike për SPAK-un e për GJKKO-në, sepse mes socialistëve, thotë Rama, dhe kënetës është kufiri mes dy botëve; asaj të drejtësisë së re europiane dhe drejtësisë së vjetër.
POSTIMI:
Kanalet kërkuaka debate PS - PD për rastin e Erionit, pra nuk paskan kuptuar akoma se ne kemi kaluar nga pesë vjet heshtje në një fazë të re, kur do t’i japim vetes të drejtën të bëjmë komentet tona konstruktive për standartet dhe shkeljet në procese, por nuk kemi ndryshuar thelbin e qëndrimit tonë se PS nuk është zyrë avokatie e askujt që është proces, përfshirë edhe Erjonin. E para, fakti që burgosja pa gjyq e kryetarit të bashkisë, për një problematikë që s’ka asnjë lidhje me kushtet kur jepet kjo masë, duke ndërprerë arbitrarisht kontratën e tij me zgjedhësit, kur gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë, ka të bëjë me standartet jo me fajësinë a pafajësinë e Erjonit, të cilën duhet ta ndajë drejtësia jo debatuesit e PS.
E dyta, nuk ka asnjë shans që ne të bëhemi pjesë sharjeshpifjeve nokturne për çështje të drejtësisë, kur kanalet bëhen si gjykatat e pazareve të mesjetës, ku gjuhet me gurë nga të katër anët dhe ku kuakuakuatë e kënetës politiko-mediatike arrijnë klimaksin e tyre. Dhe e fundit, askush nuk ka për të na tërhequr dot në debate politike për SPAKUN e për GJKKO, sepse mes nesh dhe kënetës është kufiri mes dy botëve; asaj të drejtësisë së re europiane që duam ne, me pavarësi të plotë nga pushteti politik e me standarte demokratike, dhe asaj të drejtësisë së vjetër vulgare që do bufi me kënetën e tij, me kontroll të plotë politik e me pazare si ato që e bënë këtë vend për 100 vjet mbretërinë e padrejtësisë.
Këtë lloj debati do ta bëjmë në popull, në rrugën drejt 11 majit, në mbështetje të plotë të SPAK e GJKKO kundër korrupsionit dhe patjetër, pa heshtur për shqetësimet që krijohen nga gabimet apo fajet në raport me standartet ose fjala vjen nga fakti që befas, bëhet me urgjencë prerja e kokës së Tiranës kur kemi hyrë në zgjedhje, ndërsa pesë vjet nga krijimi i tij SPAKU s’ka asnjë urgjencë për të dhënë drejtësi për 21 janarin! Ja kështu dhe përveç spektaklit të sharjeshpifjeve e të teorive idiote të konspiracionit në ato kanale, shërbejini pak edhe të vërtetës, duke kërkuar ku janë provat, a mjaftojnë a s’mjaftojnë, a janë a s’janë kushtet për burg pa gjyq e me radhë, por jo me partitë politike e aq më pak me kënetën opozitare.
TIRANA- Seanca në GJKKO për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion VeliajN, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë më gazetarët. Gjatë fjalë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se punonjësit e Bashkisë që protestuan para SPAK ishin të armatosur.&nbs...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama hyri sot në bi...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama po mbulon paza...
TIRANË- Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka mbajtur ditë...
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Kuvend po zhillon sot punimet. Gjatë Komisionit u shpreh se KQZ ka bllokuar ...
TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri një ekspoze të situatës, në konferencën “Nga Fitimet e Paligj...
TIRANA- Partia Demokratike do të zhvillojë primaret më datën 1 mars 2025. Bëhet me dije se vendmi është marrë n&e...
Rama TIRANË- Marrëveshja e emigrantëve me Italinë nuk është e vetmja çështje e cila tërheq vëmendjen e ...