POLITIKE

PS pengoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Blushi: Sot në Kuvend shpërthyen ’82 bomba’ kundër Shqipërisë!

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 15:21

PS pengoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Blushi: Sot në Kuvend

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cilësoi 82 votat e maxhorancës kundër arrestimit të Belinda Ballukut si “82 bomba” kundër Shqipërisë, kundër drejtësisë dhe integrimit evropian të vendit.

Në një reagim pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes ish zëvendës kryeministres së pandehur, Blushi thekson se mbrojtja e korrupsionit me votë parlamentare është akti më i rëndë politik dhe moral që mund t’i bëhet vendit.

Sipas tij, Kuvendi dëshmoi se është kthyer në noter të krimit.

“Sot Kuvendi provoi se është shndërruar në noter të krimit dhe të vjedhjes shtetërore, një mekanizëm që prodhon vota për të garantuar pandëshkueshmërinë e korrupsionit në majat e pushtetit. Këto 82 vota-bomba janë një goditje e rëndë ndaj demokracisë, një precedent i rrezikshëm për shtetin e së drejtës dhe një turp i madh për Shqipërinë.“, shkruan deputeti i Partisë së Lirisë.

Reagimi i plotë

82 vota? Jo. Sot në Parlament shpërthyen 82 bomba kundër Shqipërisë, kundër drejtësisë dhe kundër integrimit europian.

I njëjti Kuvend që nuk ngurron të ashpërsojë ligjet për të ndëshkuar qytetarët e zakonshëm deri edhe për parkim të dyfishtë, ngriti sot 82 kartona për të mbrojtur korrupsionin e Edi Ramës.

Kjo nuk është thjesht një votë parlamentare.

Është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe ndaj parimit themelor se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Të mbrosh korrupsionin me votë në Parlament është akti më i rëndë politik dhe moral që mund t’i bëhet një vendi.

Sepse në atë moment Parlamenti pushon së qeni institucioni i qytetarëve dhe kthehet në mburojë të pushtetit të korruptuar.

Sot Kuvendi provoi se është shndërruar në noter të krimit dhe të vjedhjes shtetërore, një mekanizëm që prodhon vota për të garantuar pandëshkueshmërinë e korrupsionit në majat e pushtetit.

Këto 82 vota-bomba janë një goditje e rëndë ndaj demokracisë, një precedent i rrezikshëm për shtetin e së drejtës dhe një turp i madh për Shqipërinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë