Anticikloni afrikan sjell valë të forta të nxehti në Europë/ Italia ngre alarmin, edhe Shqipëria përfshihet nga temperaturat e larta
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Prej afro 7 orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete janë bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Trageti mbërriti ...
Vetëm përpara pak ditësh, Zlatko Dalic u largua nga pankina e Kroacisë pas 9 vitesh. Por Federata Kroate e Futbollit nuk humbi shumë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se k&eu...
Përshkallëzohet ndjeshëm konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Teherani pretendon se ka ndërmarrë sulme nd...
Administrata Doganore e Portit të Durrësit ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara g...
Këngëtarja Enca ka “trazuar” rrjetin ditën e djeshme me një postim të bërë në rrjetet sociale, kur në...
Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të ...
Ilir Selmanaj, një nga personat e akuzuar për përfshirje në çështjen e bujshme të vrasjes së ish-oficerit të Po...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas...
Për disa orë, mungesa e Shqipërisë në deklaratën përfundimtare të Samitit të NATO-s në Ankara krijoi pikëpyetje nëse Aleanca kishte ndryshuar planet për samitin e ardhshëm të liderëve.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e konfirmoi qartë se samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Shqipëri, duke sqaruar se e vetmja çështje që mbetet e hapur është koha e zhvillimit të tij.
“Samiti i ardhshëm do të jetë në Shqipëri. Ky ishte vendimi i marrë në Hagë… Natyrisht, ende duhet të vendosim kohën e saktë”, deklaroi Rutte në konferencën për shtyp në përfundim të samitit.
Të njëjtën përgjigje dha edhe Zyra për Shtyp e NATO-s në një komunikim me Albanian Post, duke përcjellë të plotë deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe duke sqaruar se, për momentin, nuk ka asnjë informacion shtesë për t’u bërë publik.
Edhe kryeministri Edi Rama, në një intervistë për CNN Türk, tha se mungesa e Shqipërisë në deklaratën përfundimtare nuk lidhet me ndryshim të vendimit.
“Sekretari i Përgjithshëm e tha edhe në konferencën për shtyp se samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri. Arsyeja e vetme pse kjo nuk u përfshi në deklaratë është se ende po zhvillohen diskutimet për kalendarin”, u shpreh Rama.
Në pamje të parë, mungesa e një date mund të duket e pazakontë.
Ndryshe nga sa perceptohet shpesh, samitet e NATO-s nuk kanë qenë gjithmonë një ngjarje vjetore.
Deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë, Aleanca zhvilloi vetëm dhjetë samite të liderëve, ndërsa pas viteve ‘90 frekuenca e tyre u rrit ndjeshëm, pa u kthyer domosdoshmërish në një takim të përvitshëm.
Këtë herë, pasiguria lidhet edhe me përmbajtjen e vetë samitit.
Në Hagë, aleatët ranë dakord për objektivin që deri në vitin 2035 shpenzimet për mbrojtjen të arrijnë në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në Ankara, sipas autoriteteve shqiptare, liderët raportuan për hapat e parë të ndërmarrë në zbatimin e këtij angazhimi.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se samiti në Tiranë pritet të ketë një karakter më operacional, duke u përqendruar te zbatimi konkret i investimeve, prokurimeve ushtarake dhe modernizimit të kapaciteteve të Aleancës.
Sipas tij, këto procese kërkojnë kohë dhe mund të duhen 12, 18 apo edhe 24 muaj, çka e bën të arsyeshme që data të mos jetë përcaktuar ende.
Në të njëjtën kohë, klima ndërkombëtare mbetet jashtëzakonisht e paqëndrueshme.
Samiti në Ankara u zhvillua nën hijen e përshkallëzimit të konfliktit me Iranin, ndërsa marrëdhëniet mes administratës amerikane dhe disa aleatëve evropianë mbeten komplekse.
Analistë të cituar nga media ndërkombëtare kanë ngritur edhe mundësinë që NATO të mos zhvillojë domosdoshmërish një samit liderësh vitin e ardhshëm, duke iu rikthyer modelit të mëparshëm, ku këto takime organizoheshin vetëm kur kishte nevojë për vendimmarrje strategjike.
Për rrjedhojë, debati nuk është më nëse samiti do të mbahet në Shqipëri, por kur Aleanca do të vlerësojë se kushtet politike dhe strategjike janë të përshtatshme për ta zhvilluar atë.
Aktivisti Andi Tepelena theksoi se protestat kundër qeverisë kanë sjellë ndryshime në klimën politike dhe se në shtator pri...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaron se kryeministri Edi Rama nuk arrin më të fshehë, sipas tij, aferat korru...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me të rinjtë në Jalë, iu përgjigj pyetjeve të të rinjve për p...
Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek protestat masive që po zhvillohen në vend, përmes së cilave është kërkuar dor&eu...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar pas vizitës së saj në Shqipëri ku mori pjesë në protestën antiqeveritare q&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se të hënën do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorin&eu...
Aktivisti Erjon Murataj në një intervistë për News 24 deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka humbur betejën në PE, pasi aty iu tha...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, u bëri thirrje shqiptar&e...
IntelliNews i ka kushtuar një artikull valës së protestave në Shqipëri, të njohura si “Revolucioni Flamingo”, duke a...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, kritikoi kryeministrin Edi Rama për përfaqësimin në Samitin e NATO-s, duke e cilësuar “të...