Sherr i dhunshëm në Shëngjin/ Klientët përleshen me rojet në koncertin e Ledri Vulës dhe Era Istrefit
Një rast dhune është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në klubin e njohur "Ara Club" n&eum...
Një rast dhune është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në klubin e njohur "Ara Club" n&eum...
Një individ që deri dje drejtonte kompaninë që kishte fituar koncesionin e sterilizimit në shëndetësi, e cila prodhoi nj...
Një banor i fshatit "Shelegar" në Sarandë ka denoncuar për Piranjat news shqetësimin për një problem të rëndë...
Është dorëzuar në policinë e Shkodrës autori i dyshuar i plagosjes së Vladimir Bruçit. Shtetasin Pjerin Bitani, sipas...
Gjykata penale e Anversës ka dënuar dy vëllezër shqiptarë me nga katër vjet burg për trafik droge. Vëllezërit kishi...
Pas një viti e gjysmë zvarritje dhe përplasjesh, tenderi 8 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit ka m&eu...
Këtë mëngjes, në spitalin e Tiranës, u krye autopsia mbi trupin e Sara Brugnatelli, 26-vjeçarja nga Zocco, një zonë e ...
Është lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçari shqiptar, i akuzuar se hodhi qëllimisht makinën e tij në ujërat e portit të ...
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, j...
Situata e krijuar nga përhapja e një zjarri masiv në territorin e fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, ka dety...
Në protestën e 21-të kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë, një qytetare akuzoi qeverinë për presione dhe intimidime ndaj banorëve që kundërshtojnë reformën territoriale.
Ajo tha se pushteti i Edi Ramës është ngritur mbi “frikën, terrorin dhe presionin”, ndërsa e cilësoi planin për shkrirjen e bashkisë si një vendim me qëllime politike.
Qytetarja u shpreh se heqja e Bashkisë Divjakë do të thotë më pak shërbime dhe më shumë sorollatje për qytetarët, ndërsa rrezikohet edhe identiteti i qytetit.
Ajo u bëri thirrje banorëve të mos tërhiqen për shkak të presioneve dhe tha se do të qëndrojë në shesh deri në fund të protestës.
“E hiqni frikën, e hiqni atë ndrojtjen, intimidimin dhe presionet që mund t'ju kenë bërë”, u shpreh ajo, duke paralajmëruar se qëndresa do të vijojë deri në mbrojtjen e Bashkisë Divjakë.
Fjala e saj:
Mbrëma, Divjaka!
Shiko, në qoftë se ne, në fillim të kësaj proteste, do të mendonim që nuk do të kishte presione, nuk do të kishte intimidime, nuk do të kishte tentativa për ta shuar, do të ishim naivë.
Dhe përpara se të merrja mikrofonin në ditën e parë, kur u hap protesta, që kishte dhe masivitet, edhe më shumë organizim, veçanërisht nga pjesa e bashkisë, në fakt nga ata që duhet të jenë çdo ditë këtu për të protestuar së paku për vendin e punës së tyre, dhe pastaj për pjesën për të cilën jemi ne këtu, për Divjakën... Bëra vetëm një pyetje kur më ftuan që të marr mikrofonin: nëse pala që e inicioi këtë protestë e kishte seriozisht. E kishte seriozisht, apo thjesht bënte të frikësonte, në thonjëza, Edi Ramën, apo t'i lutej sërish, në thonjëza, Edi Ramës?
Dhe më thanë që e kemi realisht seriozisht, dhe ne jemi këtu dhe do vazhdojmë të mbrojmë Divjakën dhe interesin e qytetarëve të Divjakës.
Kjo ishte arsyeja e vetme, në fakt, që pranova të marr mikrofonin dhe të flas së bashku, në të njëjtin shesh, podium, me pushtetin me të cilin nuk më ka lidhur asgjë në të gjithë këto vite.
Në të gjithë këto vite të arsimimit tim, të paktën nga universiteti e këtej, nuk e kam parë ndonjëherë institucionin e Bashkisë Divjakë, as nuk kam trokitur ndonjëherë për ndonjë gjë. Por pranova sepse në të unë ndjej një detyrim ndaj secilit prej jush në shesh dhe ndaj shumë prej tyre që nuk janë në këtë shesh.
Pra, si detyrim ndaj jush dhe si qytetare njëkohësisht e kësaj bashkie, e këtij qyteti, ndjeva se ishte e nevojshme t'i bashkohesha patjetër asaj që ishte qëndrimi dhe revolta e Divjakës, e shumicës së Divjakës dhe e gjithë Divjakës, do të thosha.
Ajo që pritej që në ditën e parë. Patjetër që dikë do ta telefononin, dikë do ta merrnin në telefon, dikujt do t'i çonin lajm përmes dikujt tjetër. Sepse kjo është e pritshme, nuk mund të presësh një reagim ndryshe nga një regjim, nga një njeri që e ka instaluar pushtetin e vet mbi frikën, mbi terrorin, mbi presionin. Mbi këtë e ka instaluar, mbi këtë vazhdon të mbahet.
Mirëpo, ne këtu nuk jemi për një kauzë që lidhet me interesin e njërit apo tjetrit, po lidhet me shtëpinë tonë.
Tani, nëse ne nuk mbrojmë shtëpinë tonë, nuk di pastaj për çfarë duhet të dalim në rrugë. Se për ujë, për drita s'kemi dalë; për rrugë s'kemi dalë; për rroga, për paga, për pensione nuk kemi dalë.
Por kur duan të na zhbëjnë dhe shtëpinë tonë, atë për të cilën jemi të lidhur, që po rrezikon tashmë qyteti në të gjithë identitetin, në të gjithë historinë e secilit prej nesh, atëherë për çfarë do dalim?
Megjithatë, unë sot e mora mikrofonin për të falënderuar secilin prej jush.
Numrat e një dite më parë apo të ditës së sotme dhe të ditëve që do të vazhdojnë të vijnë... sepse unë do të jem në shesh deri në fund të kësaj proteste, derisa ne të arrijmë qëllimin tonë.
Por këto numra nuk na intimidojnë, as nuk na stepin, as nuk na dekurajojnë që pushteti fitoi mbi ne. Në fakt, këto tregojnë që pushteti, terrori, dhuna dhe presioni nuk kanë fituar mbi secilin prej jush, të cilët vazhdoni të tregoni dinjitet, vazhdoni të tregoni rezistencë, vazhdoni të tregoni qytetari, duke qenë sërish në këtë shesh.
Zemra e kësaj proteste nuk janë numrat, nuk kanë qenë numrat që në ditën e parë. Por ka qenë secili prej jush, ka qenë qëndresa, ka qenë dinjiteti i secilit prej jush.
Kjo është zemra e protestës sonë.
Prandaj dhe ne do të vazhdojmë të jemi në këtë shesh, do të vazhdojmë të ngremë zërin tonë, të themi qëndrimin tonë këtu. Nuk ka gjë që e ndal, nuk ka se si zëri ynë të mos dëgjohet.
Megjithatë, një peshë dhe një barrë ndërgjegjeje, nëse e kanë, për secilin prej atyre që do të duhej të ishin të parët në këtë shesh, dhe e kam fjalën për administratën, do të jetë dhe do të mbetet.
Nuk e di çfarë do të mbetet për ta, por për secilin prej jush që jeni këtu do të mbetet krenaria, dinjiteti dhe ajo që nesër do ta tregoni me burrni, që ne ishim dhe qëndruam deri në fund.
Në fakt, eksperienca e këtyre viteve, edhe në politikë, më ka treguar që rezistenca dhe qëndresa do të jetë ajo që do të na bëjë të dalim fitimtarë dhe ta mbrojmë deri në fund kauzën.
Kështu që, edhe një thirrje: ka kohë akoma edhe për të reflektuar, edhe për ata që sot nuk janë në shesh.
E hiqni frikën, e hiqni atë ndrojtjen, intimidimin dhe presionet që mund t'ju kenë bërë, se fundja, nëse rrini të fshehur, mbroni vetëm disa muaj rrogë.
Nuk është asgjë kjo në raport me shtëpinë tonë që rrezikojmë, në raport me Divjakën që na rrezikohet, në raport me largimin e shërbimeve për vendin dhe për qytetin tonë, dhe me të gjithë kalvarin e sorollatjeve që do të na presin secilin prej nesh, nëse do të realizohet ky plan haptazi dhe për qëllime tërësisht politike të kësaj maxhorance.
Për herë të dytë radhazi, gjatë zhvillimit të Festivalit Folklorik Maqedonas në Bashkinë e Pustecit, është shk...
Pusteci është bërë sot qendra e Festivalit Folklorik Maqedonas, një aktivitet ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Maqedonis&e...
Profesori Lush Susaj në protestën e 82 kundër qeverisë, bëri thirrjet që shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të...
Një analizë e thellë e sistemit të ri të drejtësisë, e mbështetur në fakte dhe dokumente konkrete, ngre pikëpy...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se banorët e Maliqit nuk duhet të dorëzohen përballë një rio...
Në një seancë publike të zhvilluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është shqyrtuar kërkesa e një gr...
Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 27 gusht, në orën 18:00, në selinë e saj qendrore. Sipas nj...
Plani i ri për Reformën Administrativo-Territoriale po ngjall reagime të forta dhe tensione të hapura politike, veçanërisht n&...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Deputeti i PD, Saimir Korreshi, denoncon situatën alarmante të mbetjeve në Lushnje, duke treguar pirgje plehrash, goma dhe mbetje pranë is...