Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama vizitoi sot mjediset e Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut në Kamëz së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 km e para, të cilat mbulojnë autostradat kryesore Tiranë-Durrës, Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier, Fier-Vlorë, e ku synimi final është mbulimi i 3650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
“Tashmë ne jemi gati për të gjithë fillimin operimeve. Sot le të themi që është dita e parë e testimit në terren, gjithashtu edhe nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit midis gjitha skuadra ve, të cilat do të jenë operative brenda në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Ky është inovacioni më i madh që ne sjellim për strukturën rrugore, por sigurisht ashtu sic e kemi thënë duhet përmendur që do jetë një kontribut i rëndësishëm, edhe për sigurinë kombëtare. Dhe çka është më e rëndësishme, këtu bashkërendohen një sërë projektesh, bashkërendohen një sërë skuadrash dhe ju e keni përsëritur disa herë që gjithçka që kemi sot këtu do të ndërlidhet edhe me Smart City, pra me programin e madh që ne jemi duke implementuar dhe do të bëjë një lidhje të rrjetit rrugor shqiptar me gjithë pjesën tjetër të monitorimit brenda qyteteve. Kemi të vendosur brenda kësaj ndërtese 74 nga 122 punonjësit. 74 janë të vendosur këtu brenda, që janë operatorët e monitorimit dhe 55 i kemi të vendosur nëpër qendrat e autostradave, aty ku do të fillojë edhe lëvizja me pagesë. Ndërkohë që këtu kemi edhe 26 operatorë të policisë së shtetit.” – shpjegoi Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila informoi se “Janë lidhur me kamera 200 kilometrat e para, të cilat janë pjesë e fazës së parë të monitorimit. 200 kilometrat e para kanë mbuluar autostradat kryesore të vendit, pra Tiranë -Durrës, Durrës -Rrogozhinë, Rrogozhinë - Fier, Fier- Vlorë dhe të gjitha akset e tjera, të cilat janë akset kryesore, për të vazhduar pastaj me fazën e dytë, dhe synimi ynë është që ne të mbulojmë në fazën finale 3650 kilometra, të cilat janë aset i autoritetit rrugor shqiptar të inventarit,” u shpreh ajo.
Balluku shpjegoi ndër të tjera se “Ekzistenca e Qendrës do të bëjë që të ketë gjithmonë e më pak nevojë për prezencë fizike në terren të monitorimit të autostradave dhe ndërhyrja do të bëhet për shkak të bashkërendimit që ndodh brenda kësaj salle. Pra, njësitë e policisë rrugore do të njoftohen nga salla për të ndërhyrë në raste kur kemi automjete me shpejtësi të lartë, ndërkohë që gjithçka menaxhohet nga këtu ku jemi. Katër njësitë e vendosura këtu është Autoriteti Rrugor Shqiptar, Policia Rrugore, Emergjenca Civile, edhe Urgjenca Kombëtare.”
Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se me ngritjen e kësaj Qendre nis një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe të asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet.
“Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit, edhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet. Në nivelin e sigurisë rrugore, në nivelin e urgjencës mjekësore, në nivelin e emergjencave civile dhe është një detyrim i madh që do ta shoqërojmë me një reformë, ku të gjitha urgjencat dhe të gjitha thirrjet dhe të gjithë këto drejtime të janë të unifikuara. Kjo është ajo që na duhet, ndërkohë që gjithë kjo qendër moderne e monitorimit do të mbështetet nga sistemi i qyteteve të zgjuar ose Smart City me rrjetin e kamerave inteligjente dhe inteligjencën artificiale që do të bëjnë të mundur që në kohë reale të mblidhet i gjithë informacioni në çdo metër, jo në çdo kilometër, për të gjitha natyrat e programatikeve dhe më në fund të largohet edhe policia nga pritat në rrugë. Por ama të jetë e gatshme në çdo moment që me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihet në lëvizje,” tha ai.
Më 11 maj 2025, shqiptarët do të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur një parlament të ri. Nëse ...
KAVAJË- Një sherr mes socialistëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Kavajës. Mësohet se përplasja verbale dhe...
TIRANA- Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Xoxa është pa...
foto ilustruese TIRANË- Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar p...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tj nga Berati është shprehur se më 11 maji është ...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Berati u shpreh se pas ardhjes në pushtet do të pastroj&...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjlës së tij nga Berati u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet do të puno...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të tij me banorët e Beratit u shpreh se kanë bërë premti...
PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Peshkopi. Gjatë fjalës s&eum...
TIRANË- Kandidatja e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në listë të hapur për ...