Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht SPAK lidhur me provat e reja të bëra publike nga drejtësia amerikane lidhur me çështjen McGonigal.
Ai i ka vënë në dospozicion SPAK raportin përmbledhës të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, si dhe informacionin mbi financimin e ekspozitës private të pikturës së Edi Ramës në Kinë nga kompania kineze CEFC Energy Company Limited. Lidhur me këtë të fundit Gazment Bardhi shprehet se është një përfitim/financim i padeklaruar dhe i fshehur nga ana e Kryeministrit Edi Rama në deklaratën e pasurisë për vitin 2015.
Në cilësinë e kallëzuesit Gazment Bardhi ka kërkuar të informohet lidhur me ecurinë e kallëzimit penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera nga data e marrjes së informacionit nr. 12449/1 Prot., datë 02.10.2023 e deri më tani, si dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, një reagim në rrjetet sociale shkruan se: “Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të hesht edhe shumë gjatë! Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal. Hetimi amerikan është i plotë, përgjegjësia penale e Edi Ramës e provuar dhe SPAK duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos e mbrojë Kryeministrin më të korruptuar në Europë.”
Letra e plotë e dërguar në SPAK:
Në 16 Shkurt 2023, Gjykata Federale e Ëashington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në shpalljen e vendimit, gjyqtarja e cështjes Colleen Kollar-Kotelly tha se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze” dhe se mesa duket në fund të karrierës së tij, McGonigal kishte humbur “kompasin moral”. “Kjo përbën në thelb korrupsion dhe minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, citohet shprehimisht në aktet e drejtësisë amerikane.
Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me kallëzimin penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, në mbështetje të nenit 110, të Kodit të Procedurës Penale, ju lutem gjeni në vijim disa informacione shtesë, të cilat kemi mundur t’i sigurojmë nga burime publike dhe që vlerësojmë se i shërbejnë hetimit të çështjes.
Konkretisht, më datë 05.09.2025, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë publike një përmbledhje të hetimeve në lidhje më çështjen McGonigal nga ku rezultojnë edhe të dhëna shtesë për veprimtarinë e dyshuar kriminale të shtetasit Edi Rama, me funksion Kryeministër i Repubikës së Shqipërisë. (Prova 1 bashkëlidhur – Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA).
Gjithashtu, kompania kineze CEFC Energy Company Limited e cila rezulton nga aktet e drejtësisë amerikane të ketë patur interesa biznesi edhe në Shqipëri, rezulton që nga datat 26 Tetor – 6 Nëntor 2015 të ketë organizuar dhe financuar një ekspozitë pikture private të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kinë. Financimi i këtij aktiviteti privat të shtetasit Edi Rama rezulton të jetë mbajtur i fshehur dhe të mos jetë deklaruar në Deklaratat e interesave private për vitin 2015. (Prova 2 bashkëlidhur – Raportimi nga vetë kompania e këtij aktiviteti dhe fotot e pjesëmarrjes së Kryeministrit në këtë aktivitet).
Duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 75/a, 280 dhe 281 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ky informacion shtesë, së bashku me dokumentacionin përkatës, të bëhet pjesë e fashikullit hetimor, si dhe në mbështetje të nenit 110 të Kodit të Procedurës Penale të informohemi lidhur me ecurinë e kallëzimit penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera nga data e marrjes së informacionit tuaj nr. 12449/1 Prot., datë 02.10.2023 e deri më tani, si dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.
Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se vetë Rama ka i dhënë dritën jeshile strukturave të krimit, duke i përdorur ato për i...
Skandali McGonigal është rikthyer në skenë më fuqishëm se kurrë më parë. Publikimi i një raporti investigues n...
Skandali Rama-McGonigal po dominon mediat amerikane. Sot gazeta e njohur ‘The Washington Free Beacon’ shkruan se në lojë është e...
Kryeministri Edi Rama tha sot se të gjitha forcat e shërbimit tonë diplomatik duhet të fokusohen tek arritja e objektivit historik të a...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zgjodhi shkollën e tij të vendlindjes në fshatin Gosë për të përcjellë urime...
Kryeministri i vendit, Edi Rama uroi sot 345 mijë nxënësit që ulen sot në bankat e shkollave në nisje të vitit të ri shk...
Kabineti i ri qeveritar pritet të mblidhet më 11 shtator, në orën 10:00. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, në emisionin &ldq...
Erisa Xhixho, deputetja e Partisë së Lirisë, ka denoncuar publikisht rastin e specave të eksportuar nga Shqipëria drejt Sllovenisë...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se deklaratat e Departamentit Amerikan të...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga eklipsi i Hënës në Shqipëri. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ...