Rama ofendon protestuesit nga Elbasani: Injorantë dhe delirantë
Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer nga protestuesve, duke i cilësuar si delirantë. “Ca delirantë e sharlatanë q&eum...
Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer nga protestuesve, duke i cilësuar si delirantë. “Ca delirantë e sharlatanë q&eum...
Komisioni Evropian ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë në rrugën e saj të an&eu...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në organizimin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Elbasan. Menjëherë në nisje t&...
Dokumentet zyrtare tregojnë se pronarët e panjohur fundorë të kompanisë “Zvërneci Development Holding”, shoqëri...
Nuk ka të ndalur vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ...
“Rama në burg”, “Shqipëria është e jona”, janë këto thirrjet e shqiptarëve të cilat kanë ...
Prokuroria e Korçës ka ngritur katër akuza ndaj Violand Braçellarit dhe ka kërkuar lënien në fuqi të masës s&...
Rafael Leao rrezikon të humbasë ndeshje në Botëror, pas kartonit të kuq që mori në miqësoren e FIFA-s mes Portugalis&e...
Një individ me një të kaluar shumë të dyshimtë, i cili nga njëra anë fuste lugën, në tjetrën garuzhden,...
Dy ndeshjet e fundit miqësore të Kombëtares shqiptare, ajo ndaj Izraelit dhe kjo e fundit kundër Luksemburgut, të dyja të zhvillua...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, deklaroi në Syri TV se çmimi i lartë i naftës po rëndon ekonominë dhe po varfëron qytetarët.
Sipas tij, qeveria e trajton naftën si produkt luksi, duke nxitur blerjet jashtë vendit dhe duke krijuar pabarazi në treg. Ai paralajmëroi rënie të konsumit dhe rrezik për krizë ekonomike, duke theksuar se rritja e çmimeve do të prekë drejtpërdrejt jetesën.
Deputeti i opozitës kritikoi mënyrën e funksionimit të institucioneve, duke deklaruar se Shqipëria është shndërruar në një “republikë kryeministrore” që nga viti 2017. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Partia Socialiste për kontroll të plotë mbi parlamentin dhe për vendimmarrje të centralizuar.
Sipas tij, deputetët e opozitës janë të kufizuar në ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe e vetmja formë reagimi mbetet përballja politike dhe mobilizimi qytetar.
Xhaferri bëri thirrje për rritje të reagimit qytetar dhe protestave, duke theksuar se “fuqia e sovranit” mbetet mekanizmi i vetëm që mund të sjellë ndryshim në situatën aktuale.
Xhaferri:
Patjetër që për qeverinë gjërat janë nën kontroll sepse të ardhurat për qeverinë janë në rritje. Pra, sa herë ka një krizë, buxheti fryhet dhe nuk ka asnjë lloj pastaj rikthimi për të subvencionuar gjendjen ekonomike në vend. Tani nafta në Shqipëri është kthyer në një produkt luksi, sipas qeverisë, e cila thotë që kush ndot duhet të paguajë. Ndërkohë është kthyer dhe në një produkt që shitet gati gjysëm për gjysëm në sasi në territorin shqiptar. Pra, duke pasur 1 milion mjete motorrike të deklaruara në Shqipëri, ne kemi konsumin gati të përafërt me Kosovën që ka 450.000 mjete motorrike.
Diçka nuk shkon dhe patjetër që kuptohet që nuk është vetëm tani që nafta ka shkuar shumë lart, por kuptohet që të gjithë zonat kufitare në Shqipëri furnizohen tek vendet fqinje, të cilat kanë politika normale ndaj taksimit të të naftës. Nuk e trajtojnë naftën një produkt luksi, po e trajtojnë naftën një produkt të domosdoshëm. Dhe ironia e fatit është që ajo naftë përsëri digjet në Shqipëri, pra përsëri ndotet Shqipëria dhe kjo ndotje është e pataksuar, pra taksohet vetëm gjysmën e ndotësve, zonat që nuk janë kufitare. Le të mos përmendim pastaj dhe ndonjë mundësi e kontrabandë që mund të futet në territorin shqiptar, si shumë kontrabanda të tjera që vijnë qenka droga, rroba të jo firmato, pra rroba të fallco, sheqeri, duhani e të tjera e të tjera. Dhe ne përfundojmë si gjithmonë, si një rezidencë ku gjysma e banorëve paguajnë mirëmbajtjen e rezidencës dhe gjysma nuk e paguajnë dhe ne që paguajmë, paguajmë dhe për ata që s'paguajnë.
Pra qeveria jonë nuk e kupton që po po uli dhe të bëhet konkuruese me rajonin dhe në fakt ne duhet të jemi çmimi më i ulët në rajon, duhet të jemi gati 7 cent më të ulët se të gjithë vendet e rajonit sepse nuk ka kosto transporti për çdo litër naftë për të shkuar në destinacion, se këtu zhdoganohet në portin e Durrësit, edhe për disa kohë sa ekziston porti i Durrësit. Pse është tjetër çështje pastaj. Kjo është një çështje tjetër. Qeveria normalisht nuk e kupton që e ka shumë kollaj. Tani, nëse ne ekzistojmë në krizë, nafta nuk është më produkt luksi, por është një produkt i zinxhirit ekonomik. Duke u shtrenjtuar nafta, do shtrenjtohet dhe produktet e shportës bazë. Do shtrenjtohet transporti, do shtrenjtohet jetesa dhe njerëzit përsëri do jenë më të varfër në xhepat e tyre në fund të muajit, në mos minus. Dhe normalisht një qeveri e majtë, siç është Partia Socialiste, duhet të ishte qeveria më e shqetësuar për këtë gjë, por ka kaluar në një qeveri ultra të djathtë, nonsens, ku monopoli kryesor që ekziston që është shteti me monopolin e vendimeve që merr, ka krijuar normalisht dhe klimën që këtu sot do ketë një krizë të madhe konsumi. Dhe duke pasur një krizë të madhe konsumi do fillojë dhe kriza ekonomike me ndonjë recesion të mundshëm në muajt e ardhshëm, sepse Shqipëria është gati 80% një ekonomi konsumatore dhe jo një ekonomi prodhuese.
Sepse kryesisht sot të ardhurat buxhetore në në qeveri janë TVSH-ja, të cilën patjetër mund të preket nga konsumi në të ardhmen, por duke e mbajtur në nivele 20% për të gjitha produktet njëtrajtshme, pra përveç se disa produkteve që mund të jetë turizmi i pesë yjeve, por te shporta, pra ushqimi, e kupton që njerëzit do ulin shpenzimet e tjera apo kursimet apo investimet dhe do vazhdojnë të konsumojnë ato që quhen produktet bazë, pra që është shporta. Por mbi të gjitha e ka e ka varur të gjithë vizionin e saj tek sektori i ndërtimit, i cili e furnizon buxhetin e qeverisë me taksat që paguan dhe pastaj me të gjithë konsumin zinxhir që bën, sepse është një sektor që nuk i intereson se sa mund të shtrenjtohet dhe të ketë sens ekonomik investimi apo jo, sepse është një sektor që bazohet mbi pastrimin e parave. Pra është një qeveri që e ka vendosur të gjithë vizionin e saj tek pastrimi i parave dhe jo tek ndërtimi i ekonomisë reale. Nga votat? Dhe këtu dhe këtu fillon vështirësia, pra dhe fillon rreziku pse nuk duhen pastruar paratë, sepse pastaj dhe qeveritë bëhen nonsens dhe nuk duan t'ia dinë për ekonominë të pastër, reale që duhet të prodhojnë një vend për të garuar në atë habitatin dhe ekosistemin ekonomik rajonal por edhe global.
Këtë e kanë gjetur anën duke shpenzuar atë pasuri të përbashkët që ne kemi, që është buxheti dhe taksat tona, të cilën e përdor për të punësuar patronazhistët dhe pastaj për t'i patur ata kamikaz vote, ku duket patjetër që kanë ndezur motorët e konsumit të ardhshëm të krimit elektoral.
Sepse për fat të keq, Shqipëri prej 2017-ës ne jetojmë në një republikë kryeministrore dhe jo në një republikë parlamentare. Pra, ai parlament dhe ata deputetë që janë aty sot, të shumtët të Partisë Socialiste, patjetër të prodhuar me votat e krimit, me paratë e krimit apo dhe me shkeljet e kodit elektoral, duke përdorur administratën publike apo shpenzimet buxhetore, siç ishte falja e gjobave dhe investimet që bëhen në kohë fushate, e kuptojnë që pushteti i tyre nuk, pushteti i tyre vjen nga kryeministri. Ndërkohë që në fakt duhet të ishte që pushteti i kryeministrit vjen nga deputetët. Dhe duke e pasur këtë mentalitet në mendje të ngulitur, ata patjetër janë të nënshtruar ndaj vullnetit personal dhe individual të Edi Ramës. Aty bëhet çdo gjë që kërkon Edi Rama, që dirigjon Edi Rama dhe që i kërkon egoja e Edi Ramës. Pra, në një parlament mund të ndodhi që dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë më të fuqishme, mund të bëjë një lapsus, mund të bëjë një gabim, mund të bëjë një skandal dhe është në dinjitetin e atij parlamenti që pikërisht atë që është më i fortë ta ndëshkojë. Dhe pastaj patjetër kushdo që ka reaguar ndaj këtyre gabimeve dhe ka bërë gabim dhe ata, mund të ndëshkohen. Por vetëm në parlamentin shqiptar ekziston që ndëshkohen reaguesit dhe nuk ndëshkohet shkaktari. Dhe tashmë është hera e dytë që me rastin e ofendimit ndaj zonjës Vokshi, duke ardhur tani tek rasti i kërcënimit ndaj zonjës Hoti, kemi që reaguesit ndëshkohen. Dhe mbi të gjitha kësaj radhe është ndëshkuar dhe vetë viktima që është zonja Elda Hoti. Pra, është një nonsens sepse buron nga dëshira e vetë një individi dhe nuk buron më nga logjika e një grupi që duhet të ishte aty për të përfaqësuar gjithë shoqërinë shqiptare dhe për të vendosur standarte për shoqërinë shqiptare.
Është shumë e vështirë sepse të kanë zhveshur nga detyra jote kushtetuese. Dhe detyra kushtetuese e një deputeti është të marri fjalën në parlament, është të kërkojë interpelancë, të kërkojë mocion debati, të kërkojë nisje të një komisioni hetimor, të kërkojë një nismë ligjore, pra ta çojë në parlament me shpresën se i ndodh mirë komunitetit të kalojë. Dhe të gjitha këto nuk ndodhin dhe patjetër deputetët janë zhveshur nga kjo gjë. Dhe e vetmja gjë që i ngel sot një deputeti të opozitës është të luftojë, të debatojë, ndonjëherë edhe të konfrontohet fizikisht në atë parlament për fat të keq. Por mbi të gjitha të fokusohet me terrenin, për të ngritur sa më shumë frymën e protestës në mënyrë që kjo mega pushtet të dridhet vetëm para asaj që mund të dridhet, që është fuqia e sovranit.
Gazeta e njohur austriake ‘Der Standard’ publikoi një analizë të gazetares së njohur Adelheid Woelfl në lidhje me situat&...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu foli për nivelin e lartë të çmimit t&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se ia &lsquo...
Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ka vjedhur paratë e shqiptarëve. Gjithashtu ai nënvizon se...
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të diskutuar ndryshimet e rregullores së Kuvendit, ku Gazmend Bardhi, kreu i Grup...
Është njoftuar publikisht se qeveria po bëhet gati të vendosë traun, në tunelin e Llogarasë, mu aty ku me një të ...
Monika Kryemadhi ishte paraditen e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje. &nb...
Në një deklaratë për mediat, deputeti Eno Bozdo ka akuzuar qeverinë për krijimin e një “parajse fiskale” pë...
Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Elda Hoti, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme të martën n...
Në një postim në rrjetet e tij sociale, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se politikat aktuale në buj...