Bulevardi i mbushur plot/ Protestuesit me pankarta në duar: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka deklaraur ditën e sotme se është shumë e rëndësishme që një nga efektet e Reformës në Drejtësi të jetë edhe lehtësimi i jetës së qytetarëve. Kjo në mënyrë që të mos presin pafundësisht, për çështje krejt të cilat i cilësoj minore dhe të enden në dyert e gjykatave për vite të tëra.
Lamallari shprehet se do të shfrytëzohet çdo mekanizëm, për adresimin e kësaj çështje. Ai tha se së shpejti do të prezantohet një platformë, e cila do të ulë stokun e dosjeve në gjykata. Ministri i Drejtësisë tha se zgjidhja e martesës kur nuk ka elementë financiare apo kur nuk ka trashëgimtarë, kjo zgjidhet edhe përmes noterit.
Sipas tij, nuk ka arsye që një qytetar për të depozituar një dokument të thjeshtë të bëjë disa kilometra rrugë për në gjykatë osë prokurori, ndërkohë që ky mund të depozitohet edhe online.
“Sot në Shqipëri një çift i cili vendos që fatet e tyre nuk janë më bashkë duke kërkuar të zgjidhin martesën, sipas kuadrit ligjor në fuqi, sipas proceseve standarde tradicionale prej kaq vitesh që nuk janë sfiduar, duhet të shkojë në gjykatë. Nuk ka arsye sepse të zvarriten disa çështje, kur ndërkohë në vende të tjera, zgjidhja e martesës kur nuk ka elementë financiare, kur nuk ka trashëgimtarë, kjo zgjidhet edhe përmes noterit. Pra, është shprehje e vullnetit përpara përfaqësuesit ligjor. Kjo ishte sa për ilustrim, por ka shumë hapësira të tjera ligjore që duhen riparë në mënyrë që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve.
Për ne është shumë e rëndësishme që një nga efektet e Reformës në Drejtësi të jetë edhe lehtësimi i jetës së qytetarëve, që të mos presin pafundësisht edhe për çështje krejt minore që të enden në dyert e gjykatave për vite të tëra. Ky është prioritet madhor i yni. Ne do të shfrytëzojmë çdo mekanizëm të mundshëm për adresimin e kësaj çështje, duke përfshirë mbështetjen që ne kemi dhënë për institucionet e reja të drejtësisë, të cilat në raport me llogaridhënien karshi qytetarëve duhet të japin shumë më tepër nga sa ata kanë dhënë deri më tani.
Është bërë një punë e mirë megjithatë nuk do të jemi kurrsesi të kënaqur derisa të shohim që çështjet nuk zgjasin me vite të tëra në gjykatë, qofshin këto të natyrës civile apo penale apo administrative. Ne këtu do të përdorim mekanizma të ndryshëm ligjore si me mbështetjen e vazhdueshme që ne kemi dhënë në drejtim të kapaciteteve të institucioneve të ndryshme të drejtësisë, qoftë edhe me numrin e ndihmësave ligjorë, po nga ana tjetër është shumë e rëndësishmë për ne që kjo nuk duhet të shikohet vetëm si çështje e rritjes së pagave apo rritjes së numrit të ndihmësave. Kjo është çështje përkushtimi ndaj punës së përditshme, e të qenit efektiv në trajtimin e ankesave apo padive të qyetarëve.
Ne do të prezantojmë një platformë e cila do të kërkojë jo vetëm miratim të strategjisë kombëtare në nivel politik, por edhe rishikimin përmes kësaj i nevojave për ndërhyrje ligjore aty ku është vendi, duke parë edhe praktikat e vendeve më të mira të Bashkimit Evropian, për adresimin e çështjeve, e konfliktit mes palëve përmes mekanizmave alternative si ndërmjetësimi, arbitrazhi, pajtimi, zgjidhja e mosmarrëveshjeve përmes formave hibride duke përdorur edhe teknologjinë.
Nuk ka arsye që një qytetar për të depozituar një dokument të thjeshtë të bëjë disa kilometra rrugë për në gjykatë osë prokurori ndërkohë që ky mund të depozitohet edhe online. Ky është vetëm një aspekt, por sigurisht deri në pjesën e shqyrtimit të çështjeve mundësisht pa shkuar fare në gjykatë. Apo edhe për të shqyrtuar mundësinë e përdorimit të teknologjisë, përfshi edhe Inteligjencën Artificiale, pa i hyrë fare proceseve gjyqësore”, deklaroi ministri Lamallari.
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin “TASK FORCE” në SYRI TV, gjatë diskutimit në studio përmendi edhe projektin ...
Një maturant mbajti sot një fjalim në foltoren e opozitës, duke lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë dhe kry...
Nga Foltorja para Kryeministrisë, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ftoi qytetarët që të bëhen bashkë më 24 ja...
Duke folur në ‘Foltoren’ përpara kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se, ky &e...
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Van Horn, ka ndarë një mesazh këtë ...
Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një imazh afrimi me Shtetet e Bashk...
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në një intervistë në Syri TV me moderator Edvin Parruca, ka kritikuar ashpër qeverinë dhe kryemin...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mblodhi këshillin e mandateve p&...
Pas kallëzimit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kreu i Kuvendit Niko Peleshi vijon të shfaqë publikisht bindjen politike ndaj kr...
Situata në Daullas, NJ.V. Qendër, Bashkia Fier, është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e daljes nga shtrati të lumi...