POLITIKE

"Qeveria sponsorizon me 1.5 milionë euro fondacionin ku ishte i ftuar Rama", Bahaj: Duhet të hetohet rasti! Shkelje e Kodit Zgjedhor për përdorimin e fondeve publike katër muaj para zgjedhjeve

n.f Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 10:04
"Qeveria sponsorizon me 1.5 milionë euro fondacionin ku ishte i ftuar
Rama në Spanjë

TIRANË- Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se një fondacion i huaj dhe një event kanë përfituar 1.5 milion Euro me VKM të Qeverisë Shqiptare në periudhe zgjedhore.  Brahaj shton se ato nuk duhet të sponsorizohen nga shteti. Gjithashtu më tej thekson se pagesa është ekzekutuar më datë 6 shkurt.

Ajo më tej shkruan se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë promovuese në Spanjë me ftesën e fondacionit përfitues. Brahaj shkruan se kjo shtese buxheti dhe pagesë në thesar shënon një shkelje të Kodit Zgjedhor për përdorimin e fondeve publike 4 muaj para zgjedhjeve. Drejtoresha e Open Data Albania shton se ky rast duhet të hetohet penalisht.

"Një Fondacion i huaj dhe një event që nuk duhet të sponsorozohet nga Shtetet, ka përfituar 1.5 milion Euro me VKM te Qeverisë Shqiptare në periudhë zgjedhore. Pagesa është ekzekutuar data 6 Shkurt. KM Rama ka realizuar një vizitë promovuese në Spanjë pikerisht me ftesë të Fondacionit përfitues.

Kjo shtese Buxheti dhe Pagëse në Thesar shënon një shkelje të Kodit Zgjedhor neni per Përdorimin e Fondeve Publike katër muaj para deri në daten e votimit. Nëse Strategjia Kundër Krimeve Zgjedhore vepron ky rast do duhej të hetohej penalisht," shkruan Brahaj.

Barahaj në reagimin e saj ka rishpërndare edhe postimin e Open Data Albania ku shkruhet se vizita e Ramës në Spanjë ka shënuar koston fillestare për Taksapaguesit Shqiptar. Më tej në postim theksohet se më 6 shkurt vendi ynë ka ekzekutuar përmes Transaksione Thesari një Pagesë në vlerën 1.5 milion Euro. Përfituesi për këtë transaksion nuk evidentohet pasi Thesari zbardh vetëm informacion mbi bankën e nivelit të dytë përmes të cilës është kryer ky veprim. 

Postimi i plotë i Open Data Albania:

Shpenzime Buxhetore dhe Promovime Qeveritare në Periudha Zgjedhore. Qëllimi i Vizitës së KM Rama këtë javë në Spanjë, “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” dhe nënshkrimi i marrëveshjes për Organizim që do të mbahet në Shqipëri pas dy vitesh, ka shënuar koston fillestare për Taksapaguesit Shqiptar.


Në datën 6 Shkurt 2025 Shteti Shqiptar ka ekzekutuar përmes Transaksione Thesari një Pagesë në vlerën 1.5 milion Euro. Përfituesi për këtë transaksion nuk evidentohet pasi Thesari zbardh vetëm informacion mbi bankën e nivelit të dytë përmes të cilës është kryer ky veprim.  Kategoria e Shpenzimit e Aktivizuar është “Organizatat Ndërkombëtare te tjera”, ndërsa përshkrimi është “Kryerje pagesë Kontr. Fin. Për Organizim Kongres Botëror Drejtësisë 2026 Tiranë. VKM nr 66. Datë 29.01.2025”.


Nëse shohim Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 66/2025 rezulton vendimmarrje për një Shtesë Fondi në Buxhetin e Shtetit 2025 për organizim të Kongresit Botëror të Drejtësisë 2027. Shtesa është 150 milion lekë (1.5 mil Euro) dhe përballohet nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit. Në Vendim nuk Zbardhet emri i përfituesit final. Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, miratuar për Ministrinë e Drejtësisë, për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027, në Tiranë 


Kongresi Botëror i Drejtësisë është një event i mbajtur më herët në 2019, 2021 dhe 2023 nga ëarld Laë Foundation. Në asnjë organizim të mëhershëm të kongresit nuk është aktivizuar si sponsor një Shtet apo një Qeveri e caktuar sponsor Kongresesh ne kete link https://ëlc-nyc.com/
Nga ky fondacion janë Nderuar me çmim jo pak drejtues të lartë shtetesh. Po njësoj asnjë shtet nuk është anëtar me kuotë kontribuuese në këtë Fondacion. Qeveria Shqiptare do të duhet të shpjegojë këtë shtesë në Buxhetin e vitit 2025 duke qartësuar vendimmarrjen për bashkëfinancim apo sponsorizim të një eventi që organizohet nga një Fondacion.


Vendimi i KM për “Shtesë në Buxhet” për këtë event, është bërë në periudhë zgjedhore (katër muaj para votimit), dhe favorizon qëllimin e një vizite promovues me nënshkrim marrëveshje për Organizim event botëror të Kryeministrit njëkohësisht drejtues i një partie garuese në zgjedhje.
VKM nr. 66/2025 si një Akt qe krijon Buxhet për një promovim në datë zgjedhore ka element potencialisht në shkelje të Kodit Zgjedhor për Përdorimin e Financave Publike në Periudhë Zgjedhore.

Qeveria Shqiptare ka edhe dy VKM të tjera ku parashikohen konsulenca dhe angazhime me Organizma Ndërkombëtar për çështje që lidhen me sektorin Drejtësi, këto përmes kontraktimit të drejtpërdrejtë me kundër shpërblim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan