Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVA- Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Tani, gati dy vjet më vonë, ato më në fund po largohen dalëngadalë - me shumë paqartësi. Por, dëmi i shkaktuar deri më tani arrin qindra miliona euro.
Një raport i publikuar sot, nga Instituti për Studime të Avancuara - GAP, thotë se masat i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyera në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara.
“Këto vonesa në fillimin e zbatimit të projekteve nënkuptojnë shtyrje ose humbje të mundësive për rritje, zhvillim dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, si dhe ndikojnë negativisht perspektivën për integrim evropian”, thuhet në komunikatën e Institutit GAP.
BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit - zonë e banuar me shumicë serbe. Që atëherë, liderët politikë të Kosovës kanë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e këtyre masave, duke i quajtur ato të padrejta.
Javën e kaluar, gjatë vizitës së saj në Prishtinë, shefja e diplomacisë e BE-së, Kaja Kallas, tha se blloku evropian ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, por me kusht që ajo t’i ulë tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Por, edhe ky lajm ka sjellë paqartësi, pasi që ende nuk dihet se cilat masa saktësisht po hiqen dhe në çfarë afatesh kohore.
Radio Evropa e Lirë mësoi nga burimet e saj në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Ndërkohë, Klisman Kadiu, nga Zyra e zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se “BE-ja do të fillojë së shpejti me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të MSA-së me Kosovën”.
Masat, sipas raportit të Institutit GAP, prekën rreth 395 milionë euro mjete në kuadër të WBIF-së - që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor - dhe rreth 218 milionë euro në kuadër të programit IPA - program që u ofron asistencë financiare dhe teknike vendeve që synojnë BE-në.
Këto mjete ishin planifikuar të shpenzoheshin për realizim të projekteve, të cilat do të financoheshin përmes granteve dhe kredive. Edhe pse marrëveshja për IPA të vitit 2024 nuk ishte lidhur dhe nënshkruar, projektet që ishin planifikuar në kuadër të saj arrinin vlerën prej gjithsej 56.4 milionë eurosh. Por, më shumë se nga fondet e programit IPA, Kosova ka humbur në vlerë monetare nga masat që kanë prekur projektet në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
“Aplikimet e Kosovës në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) të dorëzuara gjatë viteve 2023 dhe 2024, nuk kanë kaluar më tej për miratim. Si pasojë, disa projekte kyçe, të cilat ishin të bashkëfinancuara nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), Banka Gjermane për Zhvillim (KFW) dhe institucione të tjera ndërkombëtare, nuk janë duke u realizuar”, thuhet në raportin e Institutit GAP.
Projektet e pezulluara në vlerë prej 395.5 milionë eurosh përfshinë, ndër tjerash: shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Prishtinë, impiantin për trajtimin e ujërave në Ferizaj, linjën ndërlidhëse energjetike Kosovë–Shqipëri, ndërtimin e infrastrukturës kundër përmbytjeve dhë për ujitje.
“Pezullimi i investimeve të tilla ka sjellë pasoja të menjëhershme dhe afatgjata, si vonesa në ndërtimin e infrastrukturës, humbje të mundësive për punësim, përkeqësim të kushteve të jetesës dhe pengesë në përmbushjen e objektivave mjedisore e integruese”, thuhet në raportin e Institutit GAP./ REL
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komentoi akuzat e kan...
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se është...
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se farsat nuk fit...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Berish...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se kandidat...
TIRANA- Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit sot në gjyqin në GJKKO, i marrë i pandehur për pen...
KOSOVA- Media britanike "The Times" shkruan se Mbretëria e Bashkuar do t’i kërkojë Kosovës të pranojë emigrantët...
TIRANË- Gazetari i njohur i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens shprehu skepticizëm të thellë ndaj mundë...
TIRANË- Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke ...
TIRANË- Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka deklaruar se procesi zgjedhor ...