Mure të çara e me lagështirë/ Gjendja skandaloze e Rajonit nr.1 në Berat
Një qytetar ka dërguar në redaksinë Piranjat news një denoncim, ku pretendon se në Rajonin 1 të Bashkisë Berat, pran&e...
Një qytetar ka dërguar në redaksinë Piranjat news një denoncim, ku pretendon se në Rajonin 1 të Bashkisë Berat, pran&e...
Një denoncues ka dërguar në redaksinë e Pirannat news pamje shqetësuese nga Gjiri i Dafinës në Karaburun, ku shihen mbeturi...
Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në pranga ësh...
Burime të sigurta për Piranjat News bëjnë me dije se dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencis&...
Nëna e 24 vjeçares të Bleona Çelaj e cila u dogj bashkë me dy fëmijët ka deklaruar për policinë vendore të...
Partia Socialiste ka dorëzuar nismën ligjore për reformën e re territoriale, e cila parashikon një riorganizim të thellë t&eu...
Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe Alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk ka...
HIMARË- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Forc...
Kryeministri Rama ka bërë një lëvizje strategjike që mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabiliteti...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka deklaruar se hetimi ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastruktur&eu...
Sekretari për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Franc Nuri, i ftuar në edicionin’Ora 19’ në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, komentoi arrestimin e Ermal Beqirit në Francë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si autoritetet shqiptare kanë trajtuar rastin e tij.
Nuri tha se ngjarja u bë fillimisht publike nga mediat dhe autoritetet franceze si një incident ajror, pa u ditur identiteti i personit të ndaluar. Sipas Nurit, shpallja në kërkim ndërkombëtar ishte minimumi që institucionet shqiptare kishin bërë.
Duke folur për aktivitetin e Beqirit jashtë Shqipërisë, Nuri tha se, sipas informacioneve publike, ai kishte arritur të zhvillonte aktivitet biznesi edhe jashtë vendit. Nuri ndaloi edhe te vendi ku ndodhi incidenti ajror në Francë, duke theksuar rëndësinë strategjike të zonës.
'Unë kam bërë dhe disa reagime në rrjetet sociale për këtë çështje. Fillimisht erdhi si një lajm, po themi, sensacional nga autoritetet franceze dhe nga mediat franceze, të cilat nuk e njihnin në fillim se kush ishte personazhi.
Madje dhe autoritetet franceze, xhandarmëria, sipas të dhënave që kemi, e ka përcjellë në fillim në banesë dhe e ka gjobitur për shkeljen e rregullave të fluturimeve ajrore po themi. Por më pas, menjëherë sapo kanë bërë verifikimet e kanë parë që personi ishte në Interpol dhe kërkohet prej autoriteteve shqiptare, se të paktën kaq gjë e ka bërë SPAK-u dhe prokuroria që e kanë hedhur Red Notice.
Pra në Interpol e kanë shënuar me të kuqe që ky person, po u ndalua, duhet arrestuar. Vetëm kaq. Këtë e kanë bërë të paktën, është minimumi i mundshëm. Edhe pastaj shkuan dhe zbatuan vendimin.
Kërkim ndërkombëtar, po, kjo është. Kërkimi ndërkombëtar, pra është në Interpol me sinjalizim të kuq, Red Notice quhet, që në momentin që një person del në kufi, ndalohet, kontrollohet, çfarëdo lloj autoriteti i huaj, po themi ndërkombëtar, ka të drejtë dhe detyrimin që të zbatojë... Ky ndërkohë kishte hapur kompani në Slloveni.
E pra, domethënë, shikoni se në çfarë përmasash jemi, që jo vetëm autoritetet shqiptare nuk kanë vepruar për ta kapur, për ta arrestuar, për gjithë këto akuza dhe jo pak, një mal me akuza nga më të rëndat në Shqipëri, deri tek rrëmbim personi akuzohet, edhe grup kriminal e të tjerë e të tjerë.
Po pa hyrë kësaj teme, del jashtë, në arrati, menaxhon avionët e tij privatë, del xhiro për qejf ndoshta, apo për punë, kjo do parë. Për arsye sepse tani këtu është ajo çështja që duhet investiguar pse. Unë e njoh mirë Francën dhe nga background-i im dhe nga jetesa që kam pasur atje e mjaft, relativisht e gjatë, ajo zonë është në kufi me Anglinë dhe është zona e Kanalit të La Manshit.
Është zona dhe prefektura që konsiderohet zonë e kuqe, në kuptimin e kalimeve ilegale. Përdoret shpesh për trafikim të qenieve njerëzore e të tjerë e të tjerë, që kalojnë në Britaninë e Madhe, ose nga Britania e Madhe drejt Francës me kamiona, me trena, me anije.
Çuditërisht zotëria ishte me avion privat dhe, siç e përmendët dhe ju, kishte dhe këto AirTags që janë mjete gjeolokalizimi në kohë reale.
Prandaj dhe shpresoj që autoritetet franceze, të cilat kanë një eksperiencë mjaft të gjerë dhe një kompetencë të jashtëzakonshme në këto çështje, ta hetojnë. Dhe jo vetëm autoritetet ligjzbatuese franceze, por edhe ato që merren me shërbimet inteligjente, DGSE-ja në Francë dhe drejtoria e jashtme dhe drejtoria e inteligjencës së brendshme, ta hetojë këtë rast se ndoshta nuk është kaq e lehtë.
Tani, ajo që është ndjeshmëria më e madhe në Francë, duhet ta kuptojmë, ka të bëjë me centralin bërthamor. Pse?
Dhe autoritetet franceze këtu e kanë merakun më shumë. Ajo është një zonë shumë sensitive, aty po bëhen testime për reaktorët nuklearë me teknologjinë më të avancuar në botë sot. Dhe kanë ndoshta dhe merakun e spiunazhit teknologjik dhe jo vetëm, dhe sigurisë së tyre. Dhe aty, ai sipas informacioneve është ndaluar dhe shoqëruar nga avionët francezë pikërisht sepse ka zbritur nën kuotën e lejuar.
Meqenëse ishte një zonë sensitive, duhet të mbante një kuotë të caktuar. Dhe rastësia, mund ta them unë, fakti që bëri, që ai të evidentohet, e kapi radari francez, ndërkohë radari këtu i SPAK-ut apo radari i policisë sonë nuk e kishte kapur.’, u shpreh ndër të tjera, Franc Nuri në SYRI TV.
Aktori Mehdi Malkaj, duke folur në ditën e 60-të të protestës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dëmton vendin për interesa...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke iu referuar si sorra, korba dhe dështakzemërakë. Me anë të një...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e 60-të të protestë...
Kryedemokrati, Sali Berisha ka reaguar pas intervistës së Edi Ramës për televizionin britanik Channel 4, duke e akuzuar se u vu ...
Presidenti Bajram Begaj është shprehur thellësisht i pikëlluar për tragjedinë e ndodhur në Domë të Shkodrës, k...
Arrestimi në Francë i biznesmenit Ermal Beqiri ka rikthyer në qendër të vëmendjes dosjen e AKSHI-t dhe akuzat për abuzime m...
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) më datë 31 korrik, për t’i...
Kreu i Grupit i Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka mbajtur një konferencë për mediat, ku foli për procedurat e marrëveshjes me ...
“Çfarë pashë atëherë?” ishte pyetja që gazetarja britanike e Channel 4, Lindsey Hilsum iu desh ta përsër...
Ndalimi i biznesmenit Ermal Beqirajt mund të konsiderohet si një nga arrestimet aksidentale nga policia franceze, e cila fillimisht e shoqëroi si...