Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Në Athinë, SHBA dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje historike që e kthen Greqinë në qendër energjetike të rajonit.
Exxon Mobil do të nisë kërkimet për gaz në ujërat greke, në prani të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Sekretarit amerikan të Energjisë, Chris Wright. Në të njëjtën ceremoni ndodhej edhe zëvendëskryeministrja shqiptare Belinda Balluku — numri 2 i qeverisë Rama, e akuzuar për korrupsion dhe e pandehur nga SPAK për aferat me tenderat publikë.
Ironikisht, ajo përfaqësonte një qeveri që prej vitesh ka humbur çdo projekt strategjik energjetik me SHBA-në, pikërisht për shkak të korrupsionit dhe mungesës së besueshmërisë.
Në vitin 2021, Balluku firmoste me Exxon Mobil dhe Excelerate Energy një marrëveshje që Rama e quajti “fillimi i epokës së artë të gazit për Shqipërinë”. Sipas planit, TEC-i i Vlorës do të shndërrohej në një nyjë rajonale për gazin amerikan dhe Vlora do të bëhej “port energjetik i Ballkanit”. Tre vite më vonë, asgjë nuk ka ndodhur: TEC-i nuk punon, terminali nuk ekziston dhe asnjë metër kub gaz nuk ka hyrë në vend. Shqipëria është zhdukur nga harta e projekteve amerikane që sot po udhëhiqen nga Greqia.
Në të njëjtën kohë që Mitsotakis njofton me krenari se “Greqia është porta hyrëse e gazit amerikan në Europë”, Tirana feston në heshtje dështimin e vet. Ndërsa Athina siguron investime, qeveria Rama dërgon në ceremoni një zyrtare të akuzuar për korrupsion, si simbol i një pushteti që ka shkatërruar besimin ndërkombëtar në Shqipëri.
Në mars të vitit 2021, Rama deklaronte përpara drejtuesve të Exxon Mobil:
“Sot për Shqipërinë nis epoka e artë e gazit. Nuk do të ishte e mundur pa ambasadoren Yuri Kim.” Ndërsa Balluku shtonte me pompozitet: “Kjo është një marrëveshje historike që do ta bëjë Vlorën port rajonal të gazit.”
Tre vite më pas, “epoka e artë” është kthyer në epokën e hetimeve. SPAK ka marrë nën hetim disa nga vartësit e saj, dhe vetë Balluku është e pandehur për abuzime me fondet publike në tenderin e tunelit të Llogarasë. Në vend që të përballet me drejtësinë, ajo pozon në Athinë, në një ceremoni ku Greqia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për ato projekte që Shqipëria i humbi — jo për mungesë mundësie, por për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama.
Në fund, tabloja është e qartë: ndërsa Greqia bëhet “hub” energjetik i rajonit, Shqipëria mbetet jashtë loje. Korrupsioni që ka mbërthyer pushtetin shqiptar ka larguar investitorët seriozë dhe ka shkatërruar çdo mundësi për zhvillim strategjik.
Në vend të transparencës, Tirana ofron fasadë; në vend të rezultateve, foto me zyrtarë të huaj.
Por as fotot, as propaganda nuk mund ta fshehin të vërtetën: Shqipëria është përjashtuar nga projektet amerikane të energjisë, sepse ka një qeveri të korruptuar dhe një zëvendëskryeministre të akuzuar që përfaqëson më shumë dështimin se zhvillimin.

Përplasja e fundit politike që përfshiu ish-kryeministrin Sali Berisha dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian ësht...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi sot se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e pandehur aktualisht nga SPAK për tunelin e Lloga...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë gjatë një konferencë për shtyp, duke e cilësuar shtetin si “përshes...
Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë që kur Gjykata Kushtetuese i dha të drejte dhe e riktheu në detyrë.Me anë...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot live në rrjetet sociale, duke komunikuar strategjinë e re për Paqen Fiskale. Kjo lëvizje vjen vet&eum...
Kreu i opozitës Sali Berisha tha sot para mediave se opozita ka marrë vendim që të hapë një platformë parlamentare pa...
Kreu i opozitës Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se së shpejti do të njoftohet protesta e parë komb&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar sot fakte të reja në lidhje me atë që opozita e quan afer&eum...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025. Materialet e ...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish vendimin e Kushtetueses për Erion Veliajn. Në Podkastin e tij “Flasim”, kreu i qev...