POLITIKE

Rama dëshmitar/ Gjokutaj: Strategjia për të goditur politikisht Berishën është kthyer kundër nxitësit kryesor

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 15:52
Rama dëshmitar/ Gjokutaj: Strategjia për të goditur politikisht

Thirrja e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, përbën një zhvillim të rëndësishëm që mund të ndryshojë rrjedhën e çështjes. Avokati Genc Gjokutaj që ishte i ftura në edicionin e mesditës në Syri tv me moderator Arnold Kariqi, tha se ky veprim i gjykatës është në vetvete një dëshmi se hetimi fillestar i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka qenë i njëanshëm dhe jo i plotë.

Në një analizë ligjore të situatës, avokati argumenton se vetë fakti që SPAK nuk e thirri Kryeministrin Rama gjatë fazës hetimore, ndërkohë që ai ishte firmëtari kryesor i kthimit të pronës së ish-kompleksit “Partizani” në truall ndërtimi në kohën kur ishte kryetar bashkie, tregon se ai është “ruajtur” nga procesi. “Vetëm veprimi i thirrjes së tij si dëshmitar është një dëshmi më vete, e cila provon se është shkelur parimi i hetimit të gjithanshëm dhe objektiv të çështjes,” shprehet Gjokutaj.

Pikë së pari, pyetja ime lidhet me thirrjen e zotit Rama. Çfarë ndryshon tashmë dhe çfarë pritet të ndodhë?

Genc Gjokutaj: Po veprimi i thirrjes si dëshmitar është një dëshmi më vete. E cila provon dhe dëshmon që është shkelur një nga parimet më themelore në hetim, ai i hetimit të gjithanshëm dhe objektiv të çështjes. Pra, firmëtari kryesor i gjithë procedurës së klubit Partizani, i kthyer në truall ndërtimi nga zoti Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të bashkisë dhe kryetarit të KRRTRSH-së, dhe mos thirrja e tij, në hetim, tregon qartazi që Rama, SPAK-u e ka ruajtur nga kjo punë, sepse ka një moment shumë ligjor po edhe shumë delikat kjo çështje, zoti Kariqi.

Zoti Rama, unë besoj, si zyrtar serioz, po të kish konstatuar shkelje, paligjshmëri, në këtë procedurë, unë besoj që nuk do ta firmoste. Për më tepër që ai nuk ka dashur që atë pronë ta zhvillojnë pronarët, por klientët e tij. Por sigurisht pronarët qëndruan dhe pronarët kishin të drejtën e parablerjes dhe u detyrua, ka dhënë lejen e ndërtimit, por nuk e ka zbardhur përsëri. Përsëri për t'i mërzitur dhe për t'u tërhequr nga ajo. Dhe ata e kanë marrë me gjyq këtë. E kjo është si dritë dielli. Pra, sipas SPAK-ut, mos pyetja e Ramës e shmangu atë nga qenia dëshmitar, por kjo ka dhe një qëllim taktik. Pra për të dhënë, për të treguar që Berisha me dhëndrin e tij paskan bërë korrupsion nën hundën dhe me firmat e Edi Ramës. Një absurd të tillë nuk mund ta besojë njeri. Dhe unë besoj që dhe ju e kuptoni këtë, sa e thjeshtë që është. Kështu që gjykata nuk kishte rrugë tjetër, flasim për një gjykim, se vijmë tek hetimi i gjithanshëm dhe objektiv, po vijmë tek gjykimi, tek procesi i rregullt ligjor dhe tek gjykimi objektiv i çështjes. Barazia e palëve dhe sigurisht që gjykata ka konstatuar që finalizimi i gjithë odisesë së klubit “Partizani” si një pronë e ligjshme e pronarëve të ligjshëm, kjo histori, ka firmën e zotit Rama, i cili është dëshmitari, duhet të jetë dëshmitari i parë, edhe përpara zotit Balla, duhet të jetë dëshmitari i parë, që të hapë siparin e dëshmitarëve në këtë çështje.

Arnold Kariqi: Po Gjokutaj, por çfarë, vlere ka tashmë thirrja e Ramës në këtë moment?

Genc Gjokutaj: Jo, Rama të vijë dhe të dëshmojë, që kjo procedurë, pronarët janë realë se ka dhënë lejen ai, ka lëshuar lejen e ndërtimit. Pra, ka parë ai shkelje, element, shkelje të ligjit, element korruptiv, e nga këto që thotë, nga këto historira që ngre SPAK-u sot. Se në kallëzim, shikoni, zoti Balla ka ngritur të tjera pretendime, ndërkohë që zoti Rama ka firmosur si një procedurë krejtësisht e ligjshme. E kupton? Se këta vijnë në kontradiktë me njëra-tjetrën.

Pra kallëzimi ka plot shpifje brenda, ndërkohë që procedura ka vazhduar dhe toka ka vajtur te pronarët. Kjo është një mishmash, e kupton? Por sigurisht që kur nisesh politikisht dhe do të vësh në funksion të politikës edhe çështjen e pronarëve, atëherë vjen një moment që përballesh. Vlera e Ramës është, e para njëherë, ka një vlerë historike dhe juridike që zoti Rama të prekë shtetin, të njohë shtetin, të vijë njëherë në gjykatë dhe të japë njëherë në jetën e tij një dëshmi, të futet në një format nën betim, që të mbajë përgjegjësi për çdo fjalë që thotë dhe jo me refrenin e përditshëm, që sipas politikës së ditës, akuzon njërin apo tjetrin, apo jep një version apo tjetrin.

Dhe tjetra është që ai të shpjegojë procedurën e kësaj prone, e pretenduar, e kupton, të shpjegojë që ajo ka qenë e zaptuar, s'ka qenë klub Partizani, nuk është luajtur sport në atë kohë, dakord, e zaptuar, që banorët atje u janë dhënë banesa, që aktet kanë qenë ligjore, që prona ka qenë e ligjshme, se këto janë elementët të cilët e bëjnë pa lëndë penale, pa fakt penal këtë çështje. Dhe zoti Rama, për ironi të fatit dhe për ironi të politikës që ai ndjek, duke qenë nxitësi kryesor i kësaj çështjeje, është çështja e çarkut të tij.

Po ja hape gropën tjetrit, vjen një ditë që do biesh vetë brenda. Dhe nuk ka ironi më të madhe sesa Taulant Balla të kallëzojë për korrupsion në lidhje me klubin Partizani zotin Berisha dhe dhëndrin e tij, ndërkohë që shefi i tij e ka firmosur të ligjshme këtë procedurë.

E kuptoni ju tash se ku ndodhemi ne? Dhe këto duhet të dalin në sallë të gjyqit, në shesh, këto të vërteta, të cilat edhe shumë fakte të tjera, po kufizohemi këtu, e tregojnë qartë dhe saktë që çështja Partizani është një çështje në kokën e zotit Rama, por nuk është një çështje juridike. Është një çështje thellësisht politike, si pjesë e goditjeve që iu dhanë Partisë Demokratike, opozitës dhe liderit të saj, që me pezullimin nga grupi parlamentar, me Lulzim Bashën, që me marrjen e logos edhe të siglës dhe në fund, me goditjen me proces penal dhe lobimin, pse jo, që kanë bërë te Shtetet e Bashkuara për dizenjimin e zotit Berisha.

Kjo është e vërteta në lidhje me këtë çështje dhe zoti Rama nuk mund të jetë më i përkëdhelur përballë proceseve, ku së paku ai ka firmosur dhe e ka menaxhuar atë situatë, sepse siç e thamë, ka pasur persona të tjerë që kanë dashur ta marrin atë pronë, por që sigurisht këmbëngulja e pronarëve dhe jo në një kohë të shkurtër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë